Mendime
Hilmi Saraçi: Vjosa Osmani Presidente (?)
E shtune, 03.04.2021, 09:28 PM
Vjosa
Osmani Presidente (?)
Nga Hilmi Saraçi
Kohë më parë pata shkruar për Vjosën Osmani, për angazhimin
e saj në LDK dhë për autoritin që kishte
në këtë familje të madhe . Prandaj edhe në një shkrim tjetër nga dy të rjera
pata propozuar edhe Vjosa Osnanin për presodente. Por Vjosa sikur morri “Mësysh” dhe papritmas iku nga shtëpia
e vjetët për t’u angazhua dhe për ta ndërtuar një” shtepi tjetër”,Me këtë rast
e pata kritikar veprimin dhe angazhimin e saj
me VV … Ajo si duket më herët kishte planifiguar idenë për një angazhim
tjetër me përkrahjen e ALbin Kurtit.Ky synim tani po duket e qartë, Vjosa Osmani si antare e familjes së
madhe LDK sikur është ngutur duke u
treguar e pa ,matur dhe “Axhami”, mirëpo këto “Marifete” kanë ndodhur dhe do
të ndodhin edhe në të ardhshmem., Mirëpo
LDK-ja si familje e madhe, me
tradita tw njohura politike dhe kombetare duret të jetë tolerante ndaj një antari të saj
të padëgjueshëm,, qëndrimeve të saja edhepse tw gabuara të përpiqet që të afroj
në mësin e tyrej. prandaj pa komentuar më gjerësisht mendoj se duhet tëpërkrahet
dhe të zghedhet Vjosa Osmani president e Republikës së Kosovës, Për zgjedhjen e
saj 80 deputetw duhet të qëndrojnë në sallë . këtë do ta bëjë të mundur LDK-ja e cila
gjatë votimit të qënndrojë dhe të
votojë për Vjosa Osmanin… Kryesia e LDK ka dhënë mëndimin për të qëndruar në
sale dhepër të votuar, mirëpo si duketdisa nga deputetët nuk janë të pajtimit
që ta përkrafin Vjosën për president.
__________
Vjosa Osmani – Sadriu u lind më 17 maj të vitit 1982, në
qytetin e Mitrovicës, Kosovë.[1] Shkollën
fillore dhe atë të mesme, e përfundoi me sukses të shkëlqyeshëm në qytetin e
saj të lindjes. Studimet themelore i përfundoi në Fakultetin Juridik të
Universitetit të Prishtinës, ndërsa studimet master dhe doktoraturën e
përfundoi në Universitetin e Pitsburgut, në SHBA, ku u dallua në mesin e qindra
studentëve ndërkombëtarë. Përgjatë të gjitha fazave të studimit, ajo ishte
bursiste. Si profesoreshë universiteti në Kosovë ajo ligjëron lëndë nga fusha e
së Drejtës Ndërkombëtare, ndërkaq në Amerikë ligjëron lëndën “Shtet-ndërtimi
dhe e Drejta: Përvoja e Kosovës”.
Në përbërjen e Kuvendit të kaluar ka qenë kryetare e
Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike. Më herët ka
shërbyer si Kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane dhe nënkryetare e
Komisionit për Reforma Kushtetuese në Kosovë. Në zgjedhjet e 6 tetorit të viti
2019 u zgjodh deputete e Kuvendit të Kosovës. Aktualisht është kryetare e
Kuvendit të Kosovës.[2]
Krahas ndërtimit të karrierës së suksesshme, Vjosa është
martuar dhe është nënë e dy vajzave binjake.
Angazhimi politik i familjes së Vjosës, ndikoi në formimin
dhe angazhimin e saj politik. Karriera politike e Vjosës filloi qysh në
adoleshencë, kur edhe ishte aktiviste e LDK-së, për t’u ngritur më pas ndër
vite. Më 27 gusht të vitit 2009, Vjosa Osmani – Sadriu u zgjodh shefe e stafit
të Presidentit të atëhershme të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu. Tash e
tri mandate, Osmani është deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së,
me ç’rast në dy mandatet e fundit, ishte deputetja grua më e votuar në Kosovë.
Ndonëse në moshë të re, ajo njihet për kontributin e saj
të dhënë për pavarësimin e Kosovës, saktësisht njihet kontributi i saj në
Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), ku në atë kohë ishte pjesë e palës
kosovare në mbrojtjen e ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, rast të cilin
Kosova e kishte fituar kundrejt Serbisë. Në këtë proces jetik për pavarësimin e
vendit, Vjosa ka shërbyer si përfaqësuese e Kosovës.
Vjosa i përfundoi studimet e nivelit bachelor në Kosovë me
bursë, e cila iu nda nga Ministria e Arsimit, duke u vlerësuar nga e njëjta si
studentja më e mirë e Fakultetit Juridik në Kosovë. Njëherësh, ajo u zgjodh
edhe një ndër pesë studentët më të mirë të vendit nga të gjitha fakultetet. Në
vitin 2004, ajo ishte përfituese e bursës për përfundim të studimeve të nivelit
master në Universitetin e Pitsburg-ut në SHBA. Në vitin 2005 është shpërblyer
dy herë me Çmimin “Excellence For The Future Aëard”, nga Universiteti i
Pitsburgut. Në vitin 2009, falë suksesit të treguar, kishte fituar përsëri
bursë të plotë studimi, për përfundim të studimeve të doktoraturës në të
njëjtin universitet, ku u fokusua përsëri në fushën e Juridikut, konkretisht në
fushën e së Drejtës Ndërkombëtare. Po ashtu, për kontributin e saj në fushën e
të drejtave të njeriut, ajo u vlerësua me Çmimin “Sheth International
Achievement Aëard”, nga Universiteti i Pitsburgut.[3]
Fokusi politik i Vjosës është në luftimin e korrupsionit
dhe krimit të organizuar dhe për sigurimin e një juridiksioni të pavarur. Po
ashtu, ajo është e fokusuar edhe në politikën e jashtme, veçanërisht në
procesin e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe në ruajtjen e marrëdhënieve
me Shtetet e Bashkuara. Përveç gjuhës amtare, flet edhe anglishten, turqishten,
spanjishten dhe serbishten.]
Ka publikuar libra, artikuj, monografi dhe punime nga
fusha e të Drejtës Ndërkombëtare dhe Komerciale, si në gjuhën shqipe, ashtu
edhe në atë angleze.