Mendime
Fazli Maloku: Fjala e popullit, fjala e zotit
E hene, 05.04.2021, 09:50 AM
Fjala
e popullit, fjala e zotit
Në
zgjedhjet e marsit 2021, populli shqiptar i Kosovës, me votën e lirë e
demokratike, i dha rrugë institucionale gjeneratës së re prirë nga Albin Kurti
e Vjosa Osmani, dy figurave më ëmblematike të politikës së Kosovës. Ju dhuroi
besimin duke kërkuar llogaridhënje për të gjitha strukturat e shtetit të
Kosovës. Këto dy figura, pra z. Osmani dhe z. Kurti, janë të pastërta si loti,
si pika e vesës, të vendosur të drejtojnë rrugën e Kosovës drejtë Evropës
Demokratike, drejt shtetit të së drejtës, ku funksionon ligji mbi të gjithë dhe
për të gjithë, duke e bërë Kosovën të pranueshme për të gjitha shtetet
demokratike të botës, por edhe duke ia ngritur autoritetin e humbur e të
nëpërkëmbur për më shumë se 20 vite nga shkelësit, hajdutët e kriminelët e të
gjitha ngjyrave, të cilët e sollen Republikën e Kosovës në këtë gjendje amullie
e të stërkequr. Njëherit, sovrani popull, edhe pse me vonesë, në zgjedhjet e
marsit 2021, përfundimisht ua dha shkelmin të gjithëve përnjëherë, atyre që e
sollën këtë katastrofë ekonomike, shoqërore e politike, sociale...etj.
Rruga
që e zgjodhen Vjosa e Albini, nuk është e shtruar me lule dafini, por me ferra
e tela me gjemba, për të mos thënë e minuar, por nëse veprojnë me urtësi,
profesionalizëm, guxim e drejtësi, nuk ka pengesë që mund ti ndalojë. Premtimi
i dhënë nuk guxon të shkilet. Nuk guxon të shkilet gjaku i derdhur i shumë
gjeneratave dyqindvjeçare, i heronjve e dëshmorëve të lirisë.
Urime
z, Osmani, presidente e Republikës së Kosovës!
Urime
z. Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës!
Urime
z. Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovëa!
Urime
Kosovë e Shqipëri!
Urime
gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë!
Fazli Maloku, Prishtinë, 5 prill
2021