Kulturë
Adem Berisha: Te bashkuar, përjetësisht e gëzofshim 28 Nëntorin
E premte, 28.11.2008, 04:59 PM
TË BASHKUAR, PËRJETËSISHT E GËZOFSHIM 28 NËNTORIN
Nga Adem Berisha
Urimet e mia të mëposhtme së pari dëshiroj të ia drejtoj stafit drejtues të web sit-it zemrashqiptare.net si dhe gjithë atyre qe me shkrimet e tyre këtu, japin kontributin e çmuar gjithënjë në favor të çështjës kombëtare shqiptare e popullit dhe atdheut prandaj po vazhdoj:
Jam i lumtur që kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që më jepet mundësia e urimit dhe përgëzimit me rastin e Festës së Madhe, Ditës së Flamurit kombëtar Shqiptar, 28 Nëntorit.
Është ndjenjë e veçantë kënaqësie të iu drejtohesh gjithë vëllazërve e motrave shqiptare në atdhe dhe në mërgim, anë e mbanë globit për të iu përcjellur urimet më të sinçerta e më të përzemërta.
Njëherit, uroj që Flamuri kombëtar Shqiptar me shqiponjën e lavdishme dykrenare, pa humbur shumë kohë, të jetë edhe flamuri shteror i gjithë shqiptarëve në gadishullin ilirik, padrejtësisht të ndarë dhe vendosur në gjashtë shtete e të cilët në çdo anë kufizohen me njëri tjetrin.
Me besimin e plotë se do të jem vetëm i mirëkuptuar, dëshiroj që këtë festë veçanërisht të iu uroj edhe gjithë femërave, bijave, motrave e nënave shqiptare të cilat në të gjitha kohërat kanë dëshmuar se për popullin e atdheun e tyre, vërtetë janë edhe zana mali kurrë të pamposhtura e në çdo kohë të gatshme për tu flijuar kurdo që këtë e kërkon populli e atdheu.
Shembuj të tillë tek gratë shqiptare ka me bollëk ndaj hëëëëë, po të mos ishte xhelozia, e gjithë bota do të iu kishte lakmi. Konstatoj se në favor të këtij konstatimi janë edhe vargjet e poezisë “Krenohu, ke përse” :
KRENOHU, KE PËRSE
Kush shkëlqeu ndër shekuj,
kush qe edhe në maje të fronit,
kush ish si tempull mbi tempuj
bija e Ilirisë, Teuta e Agronit.
E kush si Elena Gjika,
kush si Nora e Kelmendit,
kush si Shotë Galica
shton krenarinë e vendit.
Kush si Ganimetja
e kush si Marie Shllaku,
kush si Xhevë Ladrovci
për atdhe derdhë gjakun.
Kush edhe në mergim vepron
komb e atdhe për të ndihmuar,
Kozeten e Almën asgjë s’i ndalon
çështjen e shenjtë për të lartësuar.
Kush me këto zana të malit
mund të mos krenohet,
kush sot kozetave e almave
mund të mos iu gëzohet?!.
që iu kishte dhuruar jeta
këto bëjnë punë të artë
shkëlqejnë me veprat e veta.
Ato janë ndër më të shëndoshat, më të dëlirat dhe më të mirat e globit ndaj edhe për këtë flet edhe strofa e poezisë “Mos braktisni vlerat tuaja” :
“. . .
Bukuroshet që ne kemi
sa të shëndosha sa të dëlira,
pa të dashur mos i leni
se të huajat s’janë më të mira”.
Nuk ka se si të mos krenohet një popull që ka lindur dhe rritur sokolesha si ato të potencuarat më lartë por edhe si nënën e madhe, nënën e botës, - Nëna Terezën.
Në mbështetje të këtij urimi, nëse do të më lejohet, për kënaqësinë e gjithë lexuesëve të ZSH, po vendos këtu edhe poezinë e mëposhtme :
NDARJE QË SHËMTON
Atëbotë, Zoti nuk të fali të gjymtuar
por të stolisi si një krijesë hyjnore
që i tëri të jetosh i bashkuar
shpinë për shpine e kapur dorë për dore.
Por, diçka e trishtë shpirtrat trazon e
si ëndërr e keqe, diç të mirë nuk thotë,
forcërisht në gjoks zemrat shtrëngon
e fytyrat engjëllore don të lajë në lotë.
Të kishin larguar nga logu i kuvendit
e për ty, së prapmi pa ty flitej,
të bënë edhe tabu të kohës e vendit
e flamurin të ndaluan të valëvitej.
Të vranë, të dogjën, të sakatuan...
kushdo që zgjohej më i pari,
si bishat pamëshirshëm të copëtuan
vetëm pse kishe mish e gjak shqiptari.
Ndalem, mendoj dhe pyes vetën
mbase , nuk jam duke kuptuar ?!
si të tjerët pse të mos e kesh jetën
vallë, edhe me këtë duhet pajtuar?!
Jo, jo! shëmtimin nuk ke për të duruar
e përbindësha nuk do të ketë këtupari,
si vëllezër e motra keni për të bashkëjetuar
Ti, Ibri, Buna dhe Vjosa e Vardari.
Dhe, ky vend prapë do të bëhet ILIRI
e me ty më kurrë nuk do të abuzohet,
do të jetosh me dinjitet e krenari
në trojet e tuaja ku lirshëm do të frymohet.
Të jetosh i denjë si e gjithë njerëzia
këtu ku me shekuj ke varret e të parëve,
për çka e di kjartë edhe parahistoria
ç’ prej se këtu nuk vinte erë e barbarëve.
Në këtë tokë që Zoti e kishte krijuar
e për Zot të sajë vetëm ty të caktoi,
këtë at-mëmëdhe të shenjtë e të bekuar
që ndër shekuj me ty bashkëjetoi.
Kush misionin e shenjtë nuk ndihmon
që penën e pushkën tok t’i bashkojë
e At-Mëmëdheut veten nuk i kushton
përjetësisht kjo tokë do të mallkojë.
Me falënderimin për kohën e çmuar të gjithë lexuesëve të cilën ia kushtuan këtij shkrimi, edhe një herë nga zemra JU përshëndes të gjithëve.
Adem Berisha, Rahovec – Republika e Kosovës martire, kurrë të gjunjëzuar.