Mendime
Fronti i Bashkuar Shqiptaro-Amerikan: Mbi një veprim të kundërligjshëm në formën e korrupsionit, të kryer nga Bashkia e Tiranës, që drejtohet nga zoti Erion Veliaj
E shtune, 20.03.2021, 08:00 AM
Presidentit të Republikës së Shqipërisë
Zotit
Ilir Meta
Kryeministrit
të Republikës së Shqipërisë
Zotit
Edi Rama
Prokurorit
të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë
Zotit
Olsian Çela
Strukturës
së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar(SPAK), të Shqipërisë
Partive
politike Opozitare të Shqipërisë
Ish
Presidentit të Republikës së Shqipërisë
Zotit
Sali Berisha
Për
dijeni:
Ambasadores
së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë
Zonjës
Yuri Kim
Mbi një veprim të
kundërligjshëm në formën e korrupsionit, të kryer nga Bashkia e Tiranës, që
drejtohet nga zoti Erion Veliaj
Shoqata
patriotike “Fronti i Bashkuar Shqiptaro-Amerikan me qendër dhe veprimtari në
qytetin e Nju Jorkut, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka dhënë dhe po jep
vazhdimisht ndihmesën e saj modeste edhe në drejtim të zbulimit dhe parandalimit
të korrupsionit, që po kryhet në Shqipëri.
Në
një serë artikujsh të ndryshëm, kjo shoqatë, e ka dënuar ashpër edhe nivelin e
lart të kësaj veprimtarie kriminale që po zhvillohet nëpër gjykata, prokurori,
avokati, mjekësi, bashki dhe strutura të tjera të shtetit në Shqipëri.
Me
artikujt e saj “Dënim që mban erë korrupsioni” 3 mars 1995, “Dinisaurët e
rrezikshëm të drejtësisë shqiptare” 24 tetor 2007, “Të shkatërrohet piramida
kriminale në avokatitë, gjykatat dhe prokuroritë e Shqipërisë” 25 nëntor 2013 e
tjera, të botuar në gazetat shqiptare, kjo shoqatë e ka denoncuar publikisht
këtë veprimtari të ashpër kriminale dekada më parë.
Megjithëse
shteti shqiptar me strukturat e tij të posaçme dhe e gjithë shoqëria jonë po
bëjnë një punë të madhe për zbulimin, parandalimin dhe dënimin e kësaj
veprimtarie me rrezikshmëri tepër të theksuar shoqërore, ajo vazhdon të
zhvillohet përsëri në Shqipëri. Kjo llojë veprimtarie, me format e saj nga më
të sofistikuarat, është shfaqur edhe në bashkinë e kryeqytetit.
Kohët
e fundit Bashkia e Tiranës, ka marrë një vendim tepër të vonuar dhe të
kundërligjëshëm, për prishjen e disa pallateve banimi, gjoja të dëmtuara nga
tërmeti i 26 nëntorit 2019, pa u kontaktuar dhe konsultuar fare me pronarët e
tyre, që bie erë korrupsioni. Qëllimi i vërtet i këtij veprimi, me nuanca
kriminale është që tu grabitet toka këtyre banorëve në qendër të qytetit të
Tiranës, qoftë edhe me anë të dhunës dhe degdisja e tyre në Bathore, Babru,
Paskuqan e diku tjetër në periferi të saj.
Ka
informacione, se nê vend të këtyre pallateve, nga element të korruptuar dhe
inkriminuar brenda kësaj bashkie në bashkpunim edhe me biznesmen të kësaj
fushe, është parashikuar ndërtimi i kullave e hoteleve të larta që shkojnë deri
në 35 kate .
Një
ndër këta pallate është edhe ai me Nr.1, në Rrugën “Karlo Gega”, njësia Nr.9,
në qendër të Tiranës, tek ish stacioni i trenit, ku banojnë në apartamentet e
tyre edhe shtetas të huaj, shqiptaro-amerikan. Një veprim i till, duket hapur
që është kriminal dhe revoltimi i banorëve mund të çoj në një konfikt të
popullit me policinë, nga ku mund të vijnë edhe pasoja të pa parashikueshme e
të rrezikshme.
Ne
shprehim mendmin tonë, po qe se do të shikohet me vend edhe nga ana juaj, që të
ndërhyhet sa më shpejt që të jetë e mundur, duke ushtruar gjithë autoritetin
tuaj, në parandalimin e këtij veprimi arbitrar dhe të kundërligjshëm, për
mbrojtjen e pronës së këtyre qytetarëve, që po tentohet tu grabitet nga persona
të veshur me pushtet dhe të korruptuar.
Shoqata
jonë ka besim të plot, se beteja që ka filluar dhe po vazhdon kundër
korrupsionit e krimit të organizuar në Shqipëri, do të fitohet shumë shpejt nga
strukturat e fuqishme të shtetit tonë, të mbështetur fort edhe nga populli,
shoqëria dhe tërë aleatët tanë të jashtëm perndimor, me në krye Shtetet e
Bashkuara të Amerikës.
Shoqata Fronti i Bashkuar Shqiptaro-Amerikan
Këshilli Drejtues
Andy Apolloni
Pashko Camaj
New York
Mars 18, 2021