Kulturë
Eshref Ymeri: Një nismë me vlera të çmuara e poetes Armela Hysi
E diele, 14.03.2021, 12:52 PM
Një nismë me vlera të çmuara e poetes Armela Hysi
Nga
Prof. Dr. Eshref Ymeri
Poetja, shkrimtarja, përkthyesja e
librave për fëmijë dhe redaktorja, zonja e nderuar Armela Hysi, e cila punon
dhe jeton familjarisht në Athinë, pati përgatiur dhe çuar në shtyp librin mjaft
interesant “Antologji letrare”,me
titull “Merr një varg dhe eja”,të
cilin, para pak kohësh, pra, pas Vitit të Ri, e nxori nga shtypi Shtëpia
Botuese “Koliqi”. Ky është një libër
befasues në llojin e vet. Kjo për arsye se bota e fëmijëve është një pasuri
enciklopedike kuriozitetesh nga më të paimagjinueshme. Duke u marrë me
përkthimin e letërsisë për fëmijë, zonja Armela, si poete dhe shkrimtare e
talentuar, ka zbuluar dhe vazhdon të zbulojë me shumë kërshëri larminë e
formimit psikologjik të fëmijëve. Domosdo, se poetët dhe shkrimtarët, në dallim
nga njerëzit e zakonshëm, falë talentit të tyre, kanë lehtësinë e bekuar hyjnore
për të hyrë në të fshehtat e shpirtit fëminor, çka më sjell në kujtesë
psikologun dhe psikiatrin amerikanErik
Bern (Eric Berne - 1910-1970), i
cili thotë:
“Vetëm një sasi e vogël njerëzish kanë
aftësinë ta ruajnë në kujtesë perceptimin e botës sipas mënyrës së fëmijëve”.
Metë vërtetë. Sepsebotafëminore, njerëzvetë letraveuzbulonnjë Gjithësitë tërë.
Në parathënie të këtij libri, zonja
Armela thekson:
“Libri që kemi në dorë është edhe akoma
më i veçantë dhe i vyer. Është një buqetë e bukur (nga ku ka marrë origjinën
edhe vetë fjala antologji) në gjuhën tonë të lashtë e të shenjtë, e shkruar nga
fëmijë që gjenden larg atdheut tonë. Fëmijët tanë të talentuar, të lindur e
rritur në diasporë, me krenari e ndjeshmëri krijojnë në gjuhën shqipe dhe
secili ka diçka për të rrëfyer me fjalën e gjallë, të thjeshtë e të sinqertë të
shpirtit plot dritë”.
Në këtë antologji janë përfshirë
krijime në poezi dhe në prozë të 53 fëmijëve të moshës nga 7 deri në 15 vjeç.
Është një antologji me të vërtetë emocionuese, në të cilën shpaloset bota
shpirtërore e vogëlushëve të talentuar, mes të cilëve ka edhe fitues çmimesh.
Në nderim të atyre vogëlushëve për krijimet e tyre letrare, emrat po ua rendis
në vijim:
Rebeka Zero, Melisa Galloshi, Asja
Galloshi, Maria Musaraj, Xhoana Delija, Vasil Bilushi, Melina Bilushi, Arianit
Gjoka, Ristotel dhe Natalia Zenelaku, Alesia Hysa, Amelia Maksutaj. Patricia
Bliku, Dejvi Bliku, Klaudio Doko, Mateo Doko, Rafaela Aliu, Vonesa Juniku
(autore e poezisë emocionuese “Shtëpia
jonë”), Elisa Juniku, Ema Berisha, Ronaldo Zhupa, Katerina Malaj,Rezhina
Gjoka (autore e poezisë mallëngjyese “Atdheu
im”), Dionis Jashari, Monika Jashari, Sesila Zëra, Chiara Xoxi, Sidorela
Kristo, Rebeka Zero (shkruan nga Modena e Italisë: “Merr një varg dhe eja, /si një rreze drite, / të këndojmë bashkë /
në gjuhën tonë shqipe!), Marilena Pasho, Meriglena Bushpepa, Elias Syla,
Xhoja Kurti, Aldo Prendi, Erlinda Nebiu, Iliando Simoni (autor i prozës “Shqipëria ime”:“… Është Shqipëria… Do të
doja të jetoja atje. Atje ku gjuha shqipe tingëllon më bukur se në çdo vend
tjetër”, - shkruan nga Athina ky nxënës në moshën 8 vjeç), Sara Fatmir
Bicari,Tergita Asllani (autore e shkrimit “Vizita
ime në Atdhe”: kjo vogëlushe kosovare
shkruan nga Londra me shumë përmallim për Kosovën), Arianit Gjoka, Adela
Kelmendi, Erika Vishkurti, Xhesika Pira (autore e shkrimit “Jam e lumtur që mësoj gjuhën shqipe”:“Jam shumë e lumtur që po mësoj
gjuhën shqipe. Sa dëshirë kam të lexoj e të shkruaj libra për fëmijë në gjuhën
shqipe!” - shkruan nga Greqia kjo vogëlushe 10 vjeçe), Rea Fatmir Mone,
Angjello Alkanjari, Margarita Ilir Braho, Arbër Kelmendi, Janula Lushka,
Veriola Pashaj, Dafina Agim Papaj, Xhina Cenolli, Asqeri Velmishi, Nadia dhe
Agjelo Liço (autorë të përshkrimit “Udhëtimi
në Kosovë dhe në Shqipëri:“Në prill të vitit 2019 Ministria e Diasporës e
Kosovës organizoi një ekskursion për fëmijët e emigrantëve shqiptarë që jetojnë
në Greqi”), Ana Xhaferri,Sabina Maria Kocibelli.
Ajo çka zonja Armela nënvizon në vijim
në parathënien e kësaj antologjie, është me të vërtetë mbresëlënëse dhe
lexuesit i bën të përsiatin thellë. Aty theksohet:
“Ishte një nismë e Shoqatës Kulturore
“Korça” në Athinë, në vazhdën e aktivitetit të vet për përhapjen e kulturës dhe
gjuhës shqipe, dhe kryetares së saj, shkrimtares tashmë të njohur, të
talentuarës dhe aktivistes në diasporë, Elona Gjergo Tanka, që mori tanimë
rrugëtimin e një tradite. Sivjet kjo nismë mori shtytje me mbështetjen e dy
organizmave të tjerë; Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, spikatur kohët e fundit me
aktivitetin e shumëllojtë në diasporë e shtetet tona amë (i cili është dhe
sponsori që bëri të mundur botimin e këtij vëllimi, që u përgatit me përkushtim
vullnetar nga bordi ekzekutiv dhe do t’u dhurohet me dashuri të gjithë
krijuesve të vegjël pjesëmarrës) me presidenten Brikena Qama dhe Swiss Albanian
Event me drejtoreshën Aina Hoti. Është e nevojshme të ndalem te këto tri zonja
të nderuara dhe arsyeja kryesore për të cilën do ta bëja është ndjeshmëria e
tyre për fëmijët dhe për gjuhën shqipe. Si shkrimtare (përfshirë dhe të disa
botimeve të suksesshme për fëmijë) dhe nënë e dy vajzave të lindura e rritura
në Athinë, zonja Elona Gjergo Tanka e kuptoi mjaft mirë presionin me trajtat e
një problemi të asimilimit të gjuhës shqipe në diasporë, për brezin e parë e më
tej të fëmijëve të emigrantëve. Qe, pra, ajo që hodhi idenë e këtij konkursi
dhe organizoi me Shoqatën “Korça” edicionin e parë të tij. Brikena Qama është
poetja e njohur e katër librave artistikë, aktiviste e shquar në tërë kordat e
veprimtarisë në emigracionin shqiptar të Greqisë e në vitet e fundit presidente
e Lobit EuroAtlantik. Ajo ka përvojë të gjatë pedagogjike për fëmijët e moshave
parashkollore dhe është njëkohësisht redaktore e disa titujve të përkthyer në
gjuhën shqipe botimesh për fëmijë. Zonja Aina Hoti është aktiviste dhe
organizatore e një sërë aktivitetesh në komunitetin shqiptar të Zvicrës,
impenjuar gjithmonë për ruajtjen e gjuhës dhe të traditave shqiptare në
emigracion. Si administratore e Swiss Albanian Event veçohen seminaret shumë të
vlefshme, edukative mbi psikologjinë, mbi rritjen dhe edukimin e fëmijëve në
familje e shoqëri. Kështu u përforcua kjo nismë e cila hapi krahët me gjithë
kushtet e vështira e të pashembullta globale të këtij viti. Ky organizim bëri
të mundur bashkimin e shumë shqiptarëve, intelektualë e krijues letrarë të
njohur e me tipare të veçanta nga tërë diaspora, veçanërisht në radhët e
jurisë, të bordit ekzekutiv për përgatitjen e antologjisë, të komunikimit e
përçimit mediatik, si dhe në mbështetjet individuale e dhënien e kurajës.
Anëtarët e jurisë... (Ndue Lazri, Ardita Jatru, Bes Camaj, Eleana Zhako Ornela
Musabelliu) ishin ata që sollën prestigjin profesional e rëndësinë e mëtejshme
për angazhimin e mirëvajtjes përballë fëmijëve krijues. Me fisnikëri mbështetën
thirrjen për pjesëmarrje edhe një numër i përkushtuar mësuesish të Mësimit
Plotësues të Gjuhës Shqipe në emigracion. Është për t’u dalluar e admiruar
vetëprania e këtyre mësuesve, të cilët patën dëshirë të përcjellin tek nxënësit
e tyre ushtrimin e fjalës letrare, zbulimin e aftësive e talentit krijues,
inkurajimin si dhe nxitjen për të marrë pjesë në konkurrim”.
Të 53 nxënësit krijues, zonja Armela i
ka sjellë në këtë antologji nga hapësira e gjerë e diaporës shqiptare në
Evropë, duke filluar që nga Greqia deri në Londër, që nga Italia deri në
Norvegji.
Fisnikërinë e vet intelektuale, zonja
Armela e ka shprehur edhe përmes mirënjohjes dhe vlerësimit të veçantë që ka
bërë për punën e përkushtuar të mësuesve, kujdestarëve e prindërve të fëmijëve
pjesëmarrës. Krijimet e fëmijëve nga shkollat në Redi dhe Aspropirgo, në Greqi, kanë ardhur nën kujdesin e
mësueses Lefteri Metkaj. Krijimet e nxënësve të kursit të gjuhës shqipe pranë
Shtëpia Shqiptare “Porta” në Athinë,
kanë ardhur nën kujdesin e mësueseve Alma Zekollari dhe Eriketa Kollçaku
Qorlazja. Krijimet e fëmijëve nga kursi i gjuhës shqipe në Athinë kanë ardhur
nën kujdesin e mësuesit Pjerin Lleshi. Krijimet e nxënësve nga Dhomoko, Greqi,
kanë ardhur nën kujdesin e mësueses Alma Hani. Krijimet e fëmijëve me banim në
Norvegji kanë ardhur nën kujdesin e zonjës Lumnije Tafolli Salihu, nga Shoqata “Fehmi Agani”. Krijimet e fëmijëve me
banim në Londër kanë ardhur nën kujdesin e zonjës Juliana Shalla - organizatore
e talenteve të reja në Londër.
Kur vjen në fund të kësaj antologjie,
lexuesi i vëmendshëm bie në mendime dhe rri e vret mendjen: po shteti amë,
Republika e Shqipërisë, çfarë ka bërë për fëmijët e diasporës për t’i mbajtur
afër, për t’i ndihmuar në aktivitetet e tyre edhe
materialisht? Nga kjo antologji, e përgatitur për botim nga zonja Armela dhe të
gjithë bashkëpunëtorët e nderuar që u përmendën më lart, rezulton se ministria
e diasporës në qeverinë Rama, në dallim të theksuar nga ministria e diasporës
në Republikën e Kosovës, është një hallkë krejtësisht parazitare, e cila nuk e
ka vën absolutisht ujët në zjarr për fatin e fëmijëve të diasporës shqiptare.
Vetë fakti që në krye të asaj ministrie, Rama ka vënë një shqiptar me
prejardhje bullgare, një mumje-ministër me emrin Pandeli Majko, dëshmon më së
miri se qeveria Rama as që do t’ia dijë fare për fatin e diasporës. Madje gjatë
këtyre 8 vjetëve të qeverisjes antikombëtare, ajo e ka thelluar varfërinë deri
në atë shkallë, me qëllim vënien në zbatim gradualisht të strategjisë së
kahershme së grekosllavizmit, dhe sidomos të grekoserbizmit, për shpopullimin e
trojeve tona etnike.
Los Anxhelos,
Kaliforni
09 mars 2021