E shtune, 27.04.2024, 06:24 AM (GMT+1)

Mendime

Analisti i CIA-s Mejer: Kufijtë e Ballkanit edhe mund të ndryshojnë, fillimisht në Maqedoni

E merkure, 26.11.2008, 01:35 AM


Nga Gazeta 55

 

"Le të votojnë se ku dëshirojnë të jetojnë. Kjo është esenca e demokracisë. Kjo është esenca e parimeve demokratike - e drejta e vetëvendosjes. Nëse shqiptarët e Maqedonisë perëndimore besojnë se lidhjet me shtetit amë - Shqipërinë ende janë të fuqishme dhe nëse dëshirojnë të shfrytëzojnë këtë rast, duhet ta bëjnë këtë", ka thënë eksperti i CIA-s, Stiven Mejer

 

Shqiptarët në Maqedoni vetë duhet të vendosin se ku duan të jetojnë, gjegjësisht të shfrytëzojnë të drejtën e vetëvendosjen. Kështu ka thënë analisti i vjetër i CIA-së amerikane, Stiven Mejer, në një intervistë për Dojçe Vele. Profesori i shkencave politike në Universitetin e Uashingtonit për mbrojtje nacionale thotë se kufijtë e Ballkanit nuk janë të shenjta dhe se ata mund të ndryshohen. "Le të votojnë se ku dëshirojnë të jetojnë. Kjo është esenca e demokracisë. Kjo është esenca e parimeve demokratike - e drejta e vetëvendosjes. Nëse myslimanët (shqiptarët) e Maqedonisë perëndimore besojnë se lidhjet me shtetit amë - Shqipërinë ende janë të fuqishme dhe nëse dëshirojnë të shfrytëzojnë këtë rast, duhet ta bëjnë këtë. Nëse duan të votojnë për pavarësi apo ndonjë formë tjetër të bashkimit me Shqipërinë apo Kosovën, pse mos ta bëjnë këtë? Cili do të ishte dëmi? Kjo do të jepte zgjidhjen e disa pyetjeve", ka thënë Mejer. Në intervistën për Dojçe Vele, ish-analisti i CIA-s, Stiven Mejer potencon se ekziston mundësia që në Ballkan sërish të ketë trazira si dhe mundësia për të bërë diçka dhe të ecet para, por që të ndodhë kjo, patjetër duhet të bëhen ndryshime në politikën e jashtme të Amerikës. "Duhet të pranojmë se kemi bërë gabime, duhet ta pranojmë, për shembull se, kufijtë nuk janë të shenjtë dhe se mund të ndryshohen", ka deklaruar Mejer. Ai vlerëson se Uashingtoni duhet të merë pjese në zgjidhje e problemit me Kosovën.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora