Mendime
Nikoleta Kovaçi: Unë kam një fat...
E enjte, 25.02.2021, 09:13 PM
Unë kam një fat...
Nga
Nikoleta Kovaçi
Une
kam nje fat qe se kini ju, ose shume kush prej njerzve te ketij vendi: s’ja kam
patur e s’ja kam nevojen njeriut politik ne kete vend; atij qe asht pis e te
ban pis! Madje as njerzve qe ste bajne pis po merren me politike, pasi gjithnje
kam besu e besoj se kur futen aty s’kane ngè me u marre me nje njeri pa asnje
interes politik ne kete vend! Pa asnje interes do te thote: Njeri qe nuk troket
kurre ne asnje dere te sajen! Njerzit politik, te ndershem, te ketij vendi, me
njohin qe kurre s’me hasen ne asnje korridor, ne asnje tavoline luksi darkash e
drekash, ne asnje projekt-qoke qe dalin prej brinjeve te çdo institucioni apo
delegatesh sorosiane!
Une
kam nje fat qe se kini ju, e, prape nuk e shfrytezoj! Sepse me duket si nje
talent a dhunti qe Zoti ma ka dhane vec mu e une s’kam pse me kane kaq egoiste!
N’fakt Zoti gjithnje m’ka dhane gjithçka mu ka dashte me kane larg se keqes! Te
keqes se madhe qe ka kaplu kete vend prej dekadash! Qe shoqeria jone spo e
lufton, s’po don me e luftue per shkak se ia ka shit shpirtin shejtanit per nje grusht monedha hekuri!
Une
kam nje fat qe se kini ju, sepse une mundem me fol, me shkrue e demonstrue
gjithçka qe asht e vertete, me qellimin sublim me shkue kah e drejta! Kete e
baj pa pas nevojen e nje mbeshtetjeje politike, te nenshtrimit per nje vend
pune, per kacidhe meshire e as ruajtje balancash fisi e rrethi!
Une
kam nje fat, qe se kini ju, qe duhet ta kini edhe ju: besoj ne fjalen e te
drejtit, luftoj per hallin e t’pamundunit, jetoj me dhimbjen e tjetrit, i
gzohem gzimit te t’perjashtuemit prej ndereve te te pushtetshmeve! Jetoj lirine
teme jashte telave te burgut te madh qe ka kap qenien e arsyeshme ne kete vend!
Une
kam nje fat qe duhet ta kini edhe ju: nuk njoh intrigen, lojen, vesin e
eleminimit te tjetrit; e pi kafen 60 lekeshe dhe knaqem njesoj si per
kafen kur me del edhe nje monedhe shtese
per kamerierin-banakier dhe njeheresh pronar i nje lokali te marre me qira! Kur
shkembejme ate “miremengjesin” me te qeshura ne kupë te qiellit dhe flasim
masanej edhe per mundesine me pagu edhe qirane e shtepise
kamerier-banakier-pronari!
Une
kam nje fat qe duhet ta kini edhe ju: se munden me fol per qeverine e keqe, per
qeverine me vese, per qeverine anti-njerzore! Per kete qeverine e cmendme qe e
trajton nje popull si te semure psiqik! Mundem me fol e me shkrue kunder te
keqes, mashtrimit, korrupsionit, mafies, madje edhe me emna! Nuk jam trime, as
e forte, as e mrojtun, por mendoj e besoj tek shenjteria e qellimit te mire!
Une
kam nje fat qe uroj ta keni edhe ju:
s’kam
nevoje me kane partizane! Ky vend ka nevoje per Njerez qe s’jane partizane
liderash, sherbetore pushtetesh, lepires mafiozesh! Ka nevoje per Njerez qe
bajne vete fatin e vet te paperzier me politiken e ndyre antishqiptare dhe
antinjerezore! Kena kalue kaq shume vuatje e tmerre sa na duhet qe fatin tone
ta ribajmë qofte edhe nga fillimi...!