Mendime
Alma Lama: Goditje e lirise se fjales
E enjte, 25.02.2021, 08:16 PM
Ne vitin 2015, u paralajmerova nga ish-shefi i AKI-se se jeta ime dhe e dy personave te tjere ishte ne rrezik nga fondamentalistet islamike, qe ishin persona qe donin te na likundonin, qe ishin blere armet etj etj.
Njeri
prej tyre qe rrezikohej ishte Visar Duriqi, gazetari qe ka ka bere investigime
te thella per kete teme.
Une
isha ne muajin e tete te shtatezanise, kur AKI me njoftoi per rrezikun. Kuptohet se u trondita jashte mase.
Pas
dhjetera mijera kercenimeve qe kisha
marre prej vitit 2013, ky ishte paralajmerimi me serioz dhe i frikshem. Mu desh
pothuaj te izolohem e te leviz vetem e shoqeruar, per nje kohe te gjate.
Pasi
mora paralajmerimin nga AKI, u takova me Visarin per te ndare informacionin dhe
konsultuar mbi kete paralajmerim kaq te rende. Ai si gazetar i guximshem, i hyri edhe nje here punes investigative ndaj
personave qe dyshoheshin se rrezikonin jeten tone. Po keshtu ndoqi rruget
institucionale per te kerkuar hetimin e
personave ne fjale.
Kurre
nuk kemi marre pergjigje rreth kesaj ceshtje.
Ndersa
mbreme Visari eshte sulmuar brutalisht, por per fat te mire nuk eshte vrare.
Autoret
nuk dihen, por kjo ngjarje ka per qellim frikesimin dhe goditjen e lirise se
fjales.