E marte, 02.03.2021, 02:30 AM (GMT)

Mendime

Zenel Çeliku: Kosova, leksion i shkëlqyer për Shqipërinë

E hene, 15.02.2021, 08:32 PM


Kosova, leksion i shkëlqyer për Shqipërinë

Nga Zenel Çeliku

Një dië më parë u bënë zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, pa asnjë problem dhe pa asnjë ngjarje të tipit shqiptar të Shqipërisë. Kosova votoi në mënyrën më qytetare dhe sipas parimeve demokratike europiane, qytetari i qetë hedh votën atje ku ai dëshiron. Ndërsa në Shqipëri kanë filluar që tani ndikimet dhe presionet për zgjedhjet e përgjithshme të 25 Prillit që do të zhvillohen në Shqipërinë tone problematike. Politika në Shqipëri që në 30 vite ka gjeneruar probleme të njëpasnjëshme, ngjarje dhe kaos kur bëhen zgjedhjet, tashmë duhet të ndëshkohet me votën qytetare të vetëdijshëm.Ndërsa KQZ-ja e Shqipërië pse nuk hedh hapa të njëjta me KQZ e vëndeve të Rajonit, e në veçanti, përse nuk ndjek modelin e KQZ së Kosovës? A ka me turp që sot e mbas 30 vitesh që rrezultati I zgjedhjeve në Shqipëri çertifikohet mbas një muaji e më shumë1 ?!!!

Ja pra, zgjedhjet në Kosovë një ditë më parë, vërtetë janë leksioni më I mirë për politikën shqiptare dhe për institucionin qëndror të zgjedhjeve siç është KQZ-ja. Populli I Kosovës votoi I qetë dhe I vetëdijshëm me një mendim shume pozitiv, për një ndryshim historik për partitë dhe për figurat politike dhe publike që do të qeverisin nesër Kosovën. Bukur, shume bukur, kjo është qytetari dhe civilizim, por në Shqipëri kur do të vij kjo qytetari dhe ky civilizim? Përse qytetarët e Shqipërisë ngelen peng I metodave mafioze politike dhe institucionale? Kur do të qeshë buza dhe zemra e qytetarëve të Shqipërisë, që në zgjedhje të ndryshme të dalin rezultatet brënda një kohe rekosrd si në Kosovë? Kjo me sa duket është larg, shumë larg sepse klasa politike e vjetër në Shqipëri, bën presine dhe ndikon drejtpërdrejt ndaj institucioneve përkatëse që merren me përkujdesjen, me ligjshmërinë dhe çertifikimin e zgjedhjeve. Kjo b ën që qytetarët e Shqipërisë çorientohen për rreth dy muaj për t’u informuar për rezultatet e përfundimtare të zgjedhjeve vendore apo të përgjithshme qofshin ato.

Tani më 25 Prill, më shumë se kurrrë, është koha dhe moment që qytetarët e Shqipërisë të kuptojnë dhe të ndërgjegjësohen për të nxjerr jashtë loje politikanët e ndyer me korrupsion, me krim edhe ata që kanë kryer krim elektoral. Tashmë është moment që shqiptarët e Shqipërisë të kthejnë kokën nga qytetarët kosovar, të cilët votuan në mënyrë të qytetëruar dhe hodhën jashtë qeverisjes figurat e vjetra dhe të përfolur si të korruptuar. Pra, në Shqipëri është moment që me votë të lire e pa ndikim, me shpresë dhe besim tashmë ka ardhur koha që politikanët e korruptuar dhe te inkriminuar të largohen nga politika dhe qeverisja. Në Shqiperinë e persekutuar nga korrupsioni dhe krimi në këto 30 vite, tani më shumë se kurrë politikanët 30 vjeçar duhet të largohen me votë qytetare nga politika dhe pushtetit, sepse ata e kanë parë politikën si biznesin më të mirë nga ku kanë buruar të mirat material personale në mënyrat m ë të korruptuara.

Më 25 Prill, le të shpresojmë se leksionet e Kosovës jane një model shumë I mire që dohet të ndjekin qytetarët e Shqipërisë, por në mërë të veçantë, KAZ-ja e Kosovës duhet të jetë një model exelent për KAZ-në e Shqipërisë.

Zenel Çeliku

TIR-FAX News Agency 15 Shkurt 2021



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora