Mendime
Vilhelme Vrana Haxhiraj: Bujar Leskaj, kandidat për në Kuvendin e Shqipërisë
E diele, 14.02.2021, 03:31 PM
"Personalitet i Shquar i Labërisë" Bujar Leskaj
kandidat
për në Kuvendin e Shqipërisë
Bujar
Leskaj, Doktor i Shkencave ekonomike.
Le
të njihemi me Dr. Bujar Leskaj
Nga
Vilhelme Vrana Haxhiraj
Dëshiroj që ky
shkrim le të shërbejë si kujtim i nënës së tij të mrekullueshme, Fatbardha Leskaj, që nuk mundi t'i
shihte arritjet e të birit.
Bujar Farudin Leskaj ka lindur në Vlorë më 3 korrik 1966 në një familje
atdhetare nga Drashovica e Vlorës. Pasi kreu Shkollën tetëvjeçare "Ismail
Qemali" Vlorë e më pas gjimnazin “Ali Demi”, vazhdoi studimet e larta në
Universitetin Shtetëror të Tiranës.
Në përditësinë
shqiptare marrja e një diplome të arsimit universitar është shndërruar në
negativitet për individin, ashtu si dhe aderimi në një forcë politike, vetëm
për interes personal Në shumicën e
shqiptarëve mjafton ai copë kartoni për të zenë vetëm një vend pune dhe pastaj
harrojnë të kërkojnë nga vetvetja dhe nga jeta e cila çdo ditë na paraqet
kërkesa të reja. Ndaj jeta për cilindo duhet të jetë një shkollë, e cila me
përvojat që i ka treguar koha, i çel rrugë të reja çdo individi. Jeta njerëzore në vetvete është një rrugë e
gjatë dhe e vështirë, me të përpjeta dhe të tatëpjeta e që t’i kapërcesh ato duhet dije, kulturë,
profesionalizëm, guxim, kurajo, vullnet dhe punë vetmohuese. Shpesh njeriu që
kërkon të jetë “Dikushi” harron Vetëqenien. Për analogji pyes: A e
mohojnë vetveten anëtarët e P.D për hir të idealit? Për fat të keq Jo... Janë
të rrallë ata që i mbajnë premtimet e bëra gjatë elektoratit, pasi thuajse 90%
të atyre që aderojnë në politikë të çdo ngjyre qoftë, i angazhohen elektoratit
me paramendim. Premtimet u duken fushë me lule, ku kërkojnë copëzën më të bukur
për ta rrëmbyer. Ose elektorati u duket sikur zgjedhësit u kanë vënë përpara
një bakllava apo një mishë të pjekur dhe
të zilepsur, duke u jargavitur, lakmojnë pjesën më të madhe apo më të majme të
mishit. Le të më kundërshtojnë po deshën të gjithë servilët që i lëpihen
kandidatit që do t’i japin votën. Jam e bindur se më parë se të angazhohen në
elektorat, kanë kërkuar një vend pune e
cila të jetë si një fole pëllumbash.
Ç’u bë ideali i P.D ?! Më vjen keq që shprehem, por Ideali i viteve ’90, nuk ekziston më. Të parët që u ngritën
për vendosjen e Demokracisë në Shqipëri, vranë frikën duke u ngritur për
shembjen e një sistemi që shkatërroi Kombin, vrau shqiptarinë, varfëroi
kombin materialisht ,mohoi ndërgjegjen kombëtare dhe ndaloi Besimin te
Zoti. Ai sistem vrastar i paprovuar më parë, e varfëroi shqiptarin
materialisht dhe mendërisht, duke i shndërruar vëllezërit e një gjaku
pallazgë-ilirë-shqiptar, në armiq të njëri -tjetrit...Shqipëria Etnike e
cunguar dhe e tjetërsuar si komb, sot është një komb i përçarë , i mpakur dhe i
plakur, sepse nga njëra anë e
shkatërruan të mëdhenjtë e politikës ndëreuropiane, nga ana tjetër ne po hamë
kokat e njëri-tjetrit . Dje ishte Lufta e klasave, e cila vazhdon edhe sot, por
më e sofistikuar. Kurse sot, Shqipërinë po e grryejnë Korrupsioni, trafiqet dhe emigacioni që janë shndërruar në
gangrenë vdekjeprurëse. Veç ndërgjegjesd Kombëtare, tek ne u zhduk tradita u
mohua e shkuara,ku gjallojnë rrënjët e
kombit . Është mëkat, fatkeqësi, apo tradhti të mohohet identitetit kombëtar.
Dr. Bujarit i kërkoj ndjesë për këtë hyrje në
temë, pasi Ai, si bir i Vlorës e meriton
plotësisht kandidaturën për të përfaqësuar bashkëqytetarët e tij në organin më
të lartë legjeislativ, në Parlamentin
Shqiptar.
Pse?!- mund të pyes dikush, madje ka
dhe nga ata që i shkojnë pas...
Së pari Bujari i
plotëson të gjitha kriteret e një qytetari të mirëformuar si intelektual i mirëfilltë, me arsim,
kulturë, i specializiuar në disa fusha të jetës. Për njerëz të tillë ka nevojë
Demokracia shqiptare.
Edukimi dhe formimi i tij intelektual janë treguesit më të mirë për këtë
kandidaturë.Le të ndjekim shkallët që ka ngjitur Bujari për t’u bërë “Dikush”
dhe për të zënë një vend nderi në shoqërinë e hallakatur të tranzicionit
shqiptar që po plaket.
Ndryshe nga
shumica e delirantëve që u mjafton një
diplomë, Bujari, përherë ka kërkuar nga vetja dhe jeta: *Më 1990 u diplomua në
Fakultetin Gjeologji-Miniera, me profesion Inxhinier nafte./
*1998 kryen studimet në
Fakultetin e Ekonomisë, Dega Financë dhe
ushtron profesionin Ekonomist./*2002 diplomohet jurist në UT,
Fakulteti i Drejtësisë./ *2003 Diplomohet për mësimdhënie
në nivel master në (Administrim publik) - shkurt-qershor 2003;/ Univ. i
Nebraskës - Lincoln, SHBA, Departamenti i Menaxhimit./*2004 në
UT, Dhoma Kombëtare e Avokatëve, i jep titullin Avokat ;/*2005,
në Univ. Bamberg, Gjermani - specializohet për Financat publike - (shkurt
2005)./ *2002-2006- kryen Studime të thelluara
pasuniversitare pranë Fakultetit të Ekonomisë ;/*Master në Financë (
Qershor 2006)/* 2009 Doktor i Shkencave ekonomike (në fushën e
financës), mbron dizertacionin pranë Univ. të Tiranës, Fakulteti Ekonomik me
temë: "Senjorazhi dhe disa probleme të tij në Shqipëri" (2009).
*Arsimimi dhe profesionalizmi i kanë dhënë Bujarit përvojën bashkëkohore për të qenë Deputet i Kuvendit
të Shqipërisë. Ai ka punuar në vende me
përgjegjësi profesionale, qytetare e morale dhe ka patur rezultate., si:
doganier & Kryetar i Degës së Doganës, Vlorë; /
Nëndrejtor i
Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të
Doganave;/
-pedagog në UT,
Fakulteti i Ekonomisë dhe pedagog i jashtëm,
Departamenti Financë, / 2009 e në vazhdim pedagog në UT, Fakulteti i
Ekonomisë, / si dhe Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit.
*
I shquar me një veprimatri politike dhe sociale (veçanërisht për
Vlorën), Bujar Leskaj nga 1997-
2009 ka aderuar si:anëtar aktiv i PD-së; anëtar i Bordit
financiar të PD-së; /nga 2001 e në vazhdim: anëtar i Këshillit
Kombëtar të PD-së zgjedhur nga Kuvendi i 7-të, i 8-të (2005) dhe i 9-të (2009),
Kombëtar të Partisë;/*2005 - 2009: Deputet i Kuvendit të
Shqipërisë Zona zgjedhore: 94, Qarku: Vlorë;/
Shtator 2005 - Mars 2007: Ministër i Turizmit, Kulturës,
Rinisë dhe Sportit;/ - 2007 - 2009. Anëtar i delegacionit të përhershëm
të Parlamentit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.
* Është autor i disa librave, si :*"Përfaqësuesit e Vlorës në
Kuvendin e Shqipërisë”, 1912-2009;/ "Brenda dhe Jashtë…Parlamentit”
(maj 2007-maj 2009)", "Senjorazhi” – Punim Doktorature, 2009; “Paraja
dhe Banka” (Cikël Leksionesh), - 2011;/ “Leksione në Financë” (Pjesa e I),
2011;/
* “Muzat e
Qëndresës” (Nëpër libra të kryqëzuar) –2011.; Si dhe : - Botime në Revista
periodike shkencore./- Artikuj ne shtypin e përditshëm./- Pjesëmarrje në
Konferenca shkencore.
Jo vetëm në kohën kur ishte në postin e Ministrit, por dhe në vazhdim, Bujar Leskaj
ka marrë pjesë nëpër Panairet e Librit”., *ka organizuar promovime
autorësh në Tiranë -Vlorë, si:
* Ali Asllanin; /*
Petro Markon*Vilhelme Vrana Haxhirajn- *Ka ndihmuar dhe referuar në vlerësimin
e Prof.dr. Isuf Luzaj -korrik 2008;/* Promovoi krijimtarinë e Vilhelme Vranarit
me studentët e U. "I.Qemali" në 100 vjetorin e Pavarësisë.
*Për çdo janar ka
organizuar simpoziume shkencore për figurën madhore të Ismail Qemalit me
referues, profesor të shkencave historike- diplomatike.*Ka nxjerrë në pah
vlerat e Qazim Koculit * Takime për Luftën e Vlorës, etje...
Kjo pasqyrë
modeste e paraqitur nga unë, tregon se Bujar Leskaj ka qenë i angazhuear si në
politikë ,por pa lënë pas rritjen e tij profesionale duke kërkuar sa më shumë
nga vetja dhe të rejat e shkencës. Krahas arritjeve politike dhe profesionale
ai ka qenë i angazhuar dhe me problemet e kulturës dhe vlerave të kombit. Ajo që e dallon
kandidfatin tonë, kurrë nuk është shkëputr nga qyteti i lindjes duke ndjerë një
përgjegjësi morale dhe qytetare për
Vlorën dhe vlonjatët!
Urime Z. Bujar !
Ju e meritoni dhe do të fitoni me të drejtë në zgjedhjet e 25 prillit, si përfaqësues i denjë vlonjatëve në
Parlamentin Shqiptar Suksese e me konsideratë!
Vilhelme Vranari
Haxhiraj -
Vlorë 12.02. 2021