Mendime
Zenel Çeliku: Paloka, triumfi është i pa diskutueshëm për PD
E enjte, 11.02.2021, 08:18 PM
Paloka, triumfi është i pa diskutueshëm për PD
Intervistoi;
Gazetari Zenel Çeliku
Çeliku; Z. Adi Paloka,
Ju jeni drejtues politik i PD për Qarkun Durrës, si është situatë dhe besimi
tek PD për qarkun Durrës?
Paloka;
Unë kam marrë përsipër një përgjegjësi jo të vogël sepse më duhet të udhëheq me
sukses fushatën drejt një triumfi të madh për fitore historike, kështu do të
justifikoj seriozisht edhe besimin që më ka dhënë lideri ynë-Lul Basha. E mora
këtë përgjegjësi me bindje të plotë se PD është subjekti politik më I besueshëm
në qytetarët e këtij qarku. Takimet e mia me qytetarët janë intensive dhe shumë
miqësore, ata më presin më besimin dhe bindjen se PD më 25 Prill do të triumfoi
si asnjëherë tjetër.
Çeliku; Z. Paloka, kush
është moto juaj në këtë fushatë ?
Paloka;
PD ka në programin e saj, luftë kundër korrupsionit, të parandalojmë
fatkeqësitë nga Codit 19 duke marë masa urgjente efikase, në të cilat kjo
qeverisje ka dështuar. Motoja e PD është të rrisim ekonominë e vëndit që tashmë
është në krizë. Të parandalojmë emoragjinë e largimit të të rinjve nga
Shqipëria. Luftë ndaj krimit të organizuar-këto janë pikat më të prekura në
popull të cilat ne do ti bëjmë realitet.
Çeliku; Çfarë I thoni
qyetetarëve të Qarkut Durrës për programi qeverisës të PD?
Paloka;
Po, Basha tashmë ka paraqitë në publik programin e PD nesër në qeverisje,
program i cili është pritur majft mirë nga publiku. Unë jam në pozita optimal
kur udhehq këtë fushatë, sepse thjesht e qartë I tregoj qytetarëve se ato ç’ka
thënë Basha lidhur me qeverisjen e PD sëbashku me aleatët, do të bëhen realitet
dhe jo mashtrime sikur Rama dhe PS në qeverisjen e 8 viteve. Basha ka deklaruar
se do të rriten investimet direkte të huaja, duke kthyer mirbesimin e tyre tek
qeverisja jonë pas 25 Prillit. Do të hapim vënde të reja pune për të rinjt, do
të mundësojmë kredi me interes zero për 5000 çifte të reja ku qeveria do të
paguaj interest e tyre. Taksimi I sheshtë do të jetë prioritet I yni në
sistemin, zhbërja e PPP si një sëmundje e rëndë për ekonominë, do të jetë një
tjetër prioritet I opozitës së bashkuar në qeverisje pas 25 Prillit. Rritja e
pagave në sistemin e shëndetsisë dhe të arsimit është një tjetër piksynik I PD.
Ne do të vijmë në pushtet me shumë angazhime dhe prioritete mjaft positive për
qytetarët e këtij ëndi që janë zhvatur për 8 vite nga qeverisja e Ramës.
Çeliku; Z. Paloka, cili
është mesazhi Juaj për qytetarët durrsak dhe shqiptarët në tërësi?
Paloka;
Shqiptarët tani më shumë se kurrë duan që Shqipëria të fitojë, por duke larguar
Ramën, ai është i lodhur, nuk di çfarë flet. Kreu i PD-Basha, publikisht ka
deklaruar se nuk bën premtime boshe, por Ai ofron plane konkrete. Ne do të
hapim një faqe të re për shqiptarët të cilët do të dalin përgjithmonë nga ky
tmerr I kësaj qeverisje.
Për
8 vjet qeverisje të Ramës, shqiptarët kanë humbur shumë, Rama dhe miqtë e tij
kanë fituar. Shqiptarët duan ndryshim. Ndaj me 25 Prill Shqipëria fiton dhe
Rama humb-ky është ndryshim I madh që do të ndodh.
Faleminderit Z. Paloka.