Mendime
Astrit Lulushi: Populli dhe pushteti
E merkure, 10.02.2021, 10:00 PM
Populli dhe pushteti
Nga
Astrit Lulushi
Pushteti
është bërë si “Shtëpia e Gjetheve”, relike e kohës së vjetër. Është vjedhja,
korrupsioni, mashtrimi që e shtyn njeriun t’i hyjë politikës. Njerëzit e
ndershëm po ikin.
Dikur,
në periudhën para Rilindjes (evropiane), kur familjet kryesore ose tregtarët
organizuan për herë të parë një qeveri për qytetin e tyre, ata jo vetëm që
siguruan disa ndarje të pushtetit përmes votimit por u munduan për të zvogëluar
probabilitetin që shefi ekzekutiv i qeverisë të mund të merrte pushtet
autokratik.
Për
një kohë në Genova, për shembull, administratori kryesor i qeverisë duhej të
ishte një person i jashtëm - pra, dikush pa anëtarësi në ndonjë nga familjet e
fuqishme në qytet. Për më tepër, ai detyrohej të merrte një mandat të caktuar;
ishte i detyruar të linte qytetin pas përfundimit të mandatit; dhe i ndalohej
të martohej në ndonjë nga familjet e qytetit. Në Venecia, kur një qeveritar u
përpoq të bëhej autokrat, atij iu pre koka. Kështu, doket e mëpasshme u ndoqën
në procesione zyrtare, duke krijuar një xhelat simbolik me shpatë, si kujtesë
të dënimit të destinuar për çdo udhëheqës që përpiqej të qeveriste si tiran.
Mendja
shkon se mbase kjo traditë, simbolikisht, duhet adoptuar. Është diçka për të
cilën njerëzit duhet të mendojnë kur shohin ngjarjet sesi rrokullisen Sistemi
aktual është prishur. Qeveria sillet si grup banditësh. Popullit duhet t'i
rikthehen të drejtat e uzurpuara. A është e nevojshme që vendit t’i duhet të
rrënohet që gjërat të fillojnë të vihen në vend?
Është
e lehtë të shohësh se politikanët nuk janë të përjetshëm, por ata nuk duan të
ikin. Kanë afër 80 vjet në pushtet. Eksperimenti që me kokëfortësi ndjekin
është përfundimisht i korruptuar - 45 vjet diktaturë dhe 30 vjet tranzicion.
Libri
i Ezdras jep një shembull të mirë se çfarë duhet të bëhet me ata që përpiqen të
manipulojnë pushtetin: Një Trekëmbësh ndërtuar nga trarët e shtëpisë së tyre
dhe atje të varen nëse abuzojnë pushtetin. Kërcënimi me ligj është thjesht
dordoleci - është frika e atentatit (fizik, politik, ekonomik), që i mban
politikanët në linjë (dhe nuk është populli nga i cili kanë frikë)
Lord
Acton kishte të drejtë: “Ku keni një përqendrim të fuqisë, shumë shpesh personi
me mentalitetin e gangsterit merr kontrollin”. Historia e ka provuar.