Mendime
Skënder Sadri Kapiti: Fitorja Partisë Demokratike do t’i vijë nga Durrësi
E hene, 01.02.2021, 09:09 PM
Fitorja Partisë Demokratike do t’i vijë nga Durrësi
Nga
Skënder Sadri KAPITI
Po
të krahasojmë dy forcat politike: atë të Partisë Demokratike me atë të Partisë
Socialiste në Qarkun e Durrësit rezulton se Partia Demokratike ka një
trashëgimi politike historikisht shumë më superiore dhe më të avantazhuar se sa
Partia Socialiste.
Këtu
sot do të ndalem në faktin e kualiteteve dhe të kapaciteteve si
deputetë,ministra , qeveritarë dhe të administatave qëndrore dhe lokale, ku
Partia Socialiste; rezulton që të jetë shumë inferiore karshi Partisë
Demokratike.
Partia
Demokratike gjithmonë për deputetë, kandidaturat i ka zgjedhur në mënyrë
demokratike si dhe individë me integritet e dinjitet; ka zgjedhur
personalite me reputacion dhe që gëzojnë
respekt qytetar, ndërsa Partia Socialiste gjithmonë kandidatët për deputet janë
sjellë nga Tirana, dhe kjo është e vërtetë pasi drejtues potencialë nga Partia
Socialiste, antarë të mirëfilltë të saj
kanë deklaruar se ata as që i njohnin
se kush janë dhe nga u kanë ardhur kandidaturat e Partisë Socialiste për
deputet.
Edhe
drejtuesit e administratës shtetërore, drejtorët e drejtorive qëndrore si dhe
asaj vendore në Durrës janë emëruar nga Kryeministri dhe nga ministrat nga
Tirana ,nga të afërmit dhe miqtë e miqtë
e miqve të tyre.
Kështu
ka ndodhur gjithmonë me Partinë Socialiste,por kulmi i injorimit që i është
bërë Partisë Socialiste në Durrës dhe qytetit të Durrësit janë këto 8 vitet e
keqqeverisjes së Rilindjes,ku Partia Socialiste Durrës ka qenë levë dhe
instrument i Vangjush Dakos, mikut besnik të Kryeministrit të cilit Edi Ramaia ia dha me koncesion PS-në
e Degës Durrës, pasi dhe prandaj Partia
Socialiste Durrës ka bërë cfarë ka thënë dhe ka dashur pushteti Dako-Rama.
Ndryshe
komplet është kapaciteti intelektual, personaliteti dhe individualiteti i
deputetëve dhe drejtuesve të degës PD-së
Durrës, i drejtuesve të saj dhe deputetëve të saj si p.sh. ishdeputeti dhe kryetari PD-së Durrës Ferdinand Xhaferraj, Deputeti
dhe ish Ministri i Mbrojtjes Gaz Oketa dhe të tjerë si: Grida Duma, Mela Moisiu, Ermir Kapidani,
Albana Vokshi etj.
Por, ajo e cila ia bën gjyqin dhe që ka si
“meritë” të madhe Partia Socialiste
është puna shkatërrimtare me pasoja katastrofike mjedisore, urbane, turistike
dhe betonizuese që Kryebashkiakët e Partisë Socialiste duke filluar me Miri Hotin, Lefter Kokën dhe sidomos me Vangjush Dako-betonin, për meritën e madhe të tyre për rrënimin që ata i kanë bërë qytetit të Durrësit. Durrësi
është rrënuar tërësisht, dhe tashmë ai është bërë qytet i betonizuar, se vetëm
beton ka kudo, dhe si pasojë qyteti i
Durrësit nuk është më as qytet arkeologjik, as turistik dhe as historik sepse është betonizuar madje edhe Plazhi;
janë ndërtuar pallate mbi trashëgiminë historiko-turistike, pra Durrësit nuk i
kthehet më identiteti dhe trashëgimia historike, arkeologjike, kulturore, gjë e
cila përbën një krim të jashtëzakonshëm dhe të pashëmbullt mjedisor, ekologjik,
turistik e kulturor me pasoja të pariparueshme.
Dhe
dëbimi i Rilidjes nga pushteti do të jetë edhe si një ndëshkim për këto lloj
krimesh.
Por,
ndryshe nga pushteti socialist, ndryshe nga kryebashkiakët rrënimtarë
socialistë Hoti, Koka e Dako, komplet ndryshe ka punuar Kryebashkiaku demokrat
Tomor Golemi i cili mbahet mend si shëmbulli më i përkryer madje edhe në rang
kombëtar i një krybashkiaku shëmbullor i
cili i shërbeu me aq devocion në ato 4 vite pas rënies së komunizmit, i cili u
sherbeu aq mirë dhe me aq pëgjegjshmëri
qytetit dhe qytetarëve të Durrësit së Bashku z. Vaso Papaj Ishkryetarin e Qarkut Durrës dhe më pas
prefekt i Dibrës.
Ishte
fatkeqësi e madhe kombëtare që pas revoltave revolucionaro-komuniste të vitit
1997 në pushtet erdhi trashëgimtarje e PPSH, Partia Socialiste e cila për 20
vite i bëri hatanë dhe gjëmën qytetit të Durrësit, politika e mbrapshtë e së
cilës ka shkatërruar, rrënuar dhe ka betonizuar infrastrukturën, gjelbrimin,
trashëgiminë dhe kulturën dhe që tashmë Durrësi nuk është më as qytet historik
sepse historinë dhe turizmin e ka groposur betoni.
Prandaj
nuk ka rrugë tjetër me 25 Prill 2021 e cila do të jetë dita e gjykimit dhe e ndëshkimit të ashpër me
votë të kësaj të keqe të madhe kombëtare,për dëbimin nga pushteti të rilindjes
së mbrapshtë socialiste.
Rilindjes
Socialiste i ka interesuar politika e koncesioneve, i ka interesuar vetëm porti dhe dogana në
Durrës nga ku ata kanë siguruar fitime
për pasurimin nga kontrabanda për vetëm per xhepat e tyre, dhe sot qyteti i
Durrësit është qyteti i varfërisë, drogës, korrupsionit , trafikimit ;
është qyteti i papunësisë dhe i eksodit,
pavarësisht resurseve të mëdha ekonomike e portuale që atij ia ka mundësuar
natyra.Prandaj edhe fitorja e madhe Partisë Demokratike shqiptare do t’i vijë
nga Durrësi.