E enjte, 29.07.2021, 11:24 PM (GMT+1)

Mendime

Kastriot Dervishi: “T’i marrim televizorin”

E diele, 24.01.2021, 12:08 PM


“T’i marrim televizorin”

Nga Kastriot Dervishi

Demaskimi ishte një nga format e poshtërimit publik që përdorej ndaj qytetarit me qëllim që të shërbente edhe për frikësimin e pjesës tjetër të popullit. Partia e quante “mjet edukimi”.  Përdorej për rastet kur nuk mendohej procedimi penal i personit. Demaskimi ishte një bukë që gatuhej nga shokët e degës së punëve të brendshme, shokët e komitetit të partisë dhe organizatave të tjera të masave. Pasi zgjidhej një vend ku sigurohej një pjesëmarrje masive, personi që do demaskohej vihej në një pikë të dukshme për të realizuar sa më mirë poshtërimin. Afër tij, si një trup gjykues ishin përfaqësuesit e pushtetit.  Fliste një nga shokët e pushtetit në fillim, ai që lexonte “pretencën”, pastaj kandidati për demaskim dhe populli. Kërkohej që i piketuari të pranonte botërisht “gabimin” dhe të merrte angazhim për ditë pune më shumë, ulje koke, etj.

Pas mbarimit të burgimit, partia e çoi Rajmond Sejkon në kooperativën e bashkuar të Kutallisë në Rrethin e Beratit. Kur kishte disa vjet i internuar, një ditë marsi 1989, e njoftuan se duhej të paraqitej në sallën e kulturës për të marrë pjesë në procesin e demaskimit të tij. Në vendin e akuzës kishin zënë vend: sekretari i partisë së kooperativës, kryetari i këshillit popullor të fshatit, instruktori nga komiteti i partisë dhe një shok nga dega e punëve të brendshme së rrethit. Instruktori e akuzoi se Rajmondi zhvillonte vazhdimisht agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor e për këtë duhej të pranonte fajin e të premtonte se në të ardhmen do sillej ndryshe. Pasi Rajmondi nuk pranoi asgjë, fjalën e mori populli. Folën rreth 10 kooperativistë të zemëruar e inatosur me kandidatin për demaskim. Propozimet e tij ishin përmasa konkrete, por më tipike ishin dy: të mos përfitonte nga qumështi që merrnin nga kooperativa (aq sa ishte në atë kohë, ushqim i rrallë), si dhe t’i merrnin televizorin e shtëpisë. Populli kujtonte se në atë mënyrë mund t’i merrej plaçka tjetrit. Njeriu i ri i socializmës besonte çdo gjë që i thoshte partia. Të nesërmen e kësaj ngjarjeje, gjysma e kooperativistëve nuk i foli Rajmondit. Disa ditë më pas u bënë edhe më shumë. Ishte viti 1989 dhe ndryshimet po vinin me shpejtësi. Të ishte për ata të demaskimit, burgosjen tjetër do ta kishin përgatitur me siguri.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora