Mendime
Florim Zeqa: Rrënim i shtetit në emrin e lirisë së shprehjes!
E hene, 25.01.2021, 09:00 PM
Rrënim i shtetit në emrin e lirisë së shprehjes!
Shkruan:
Florim Zeqa
Në
secilin vend të lirë dhe demokratik të botës, liria e shprehjes është e
rregulluar me ligj, sikurse që janë të rregulluara me ligj edhe rastet e
shpifjeve, akuzave dhe sharjeve ndaj personave zyrtar apo civil.
Në
këto 13 vitet e fundit, të pas pavarësisë, aq shumë ka pas pohime, në të
njejten kohë mohime të asaj çka është bërë dhe është thenë, saqë edhe kritikët
me të medhenjë e kanë pasur të veshtirë për t'iu bërë analizë proceseve nëpër
të cilat kemi kaluar për shkak të lojes së madhe me fjalë.
Loja
me fjalë është më e theksuar gjatë fushatave zgjedhore, ku liderët partiak
shpesh herë dalin jashtë realitetit, duke premtuar gjera të pa imagjinueshme, e
krejtësisht të pa mundura të realizohen ndonjëherë. Ajo që e kanë realizuar,
por që nuk kanë premtuar asnjëherë është pasurimi i tyre i shpejtë, ndoshta
edhe përtej parashikimeve të tyre, ku nga hiqi u shndërruan në milionerë e
multimilionerë.
Në
vendin tonë, me një demokraci të brishtë (të pa konsoliduar), me një liri të
pakufizuar të shprehjes, është duke ndodhur kombinimi më i keq mes lirisë së
shprehjes dhe formave antidemokratike të veprimit! Kjo po vjen si rezultat i
mungesës së ligjeve që rregullojnë lirinë e shprehjes dhe mbrojtjen nga
shpifjet dhe fyerjet e ulëta denigruese.
Këtë
zbrazëtirë ligjore janë duke e shfrytëzuar individ të papërgjegjshëm dhe grupe
të caktuara, përmes rrjeteve sociale dhe portaleve të caktuara, duke e
keq-interpretuar vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese për ndalimin e
kandidimit për deputet të personave të dënuar për vepra penale.
Paradoksalisht,
mohuesit më të mëdhenjë të vendimeve të ligjshme të kushtetueses po na dalin
pikërisht ata që po thirren më së shumti në ligjshmëri dhe ndryshime pozitive.
Nuk
ka dhe nuk mund të ketë hipokrizi më të madhe sesa të thirresh në luftën kundër
korrupsionit dhe krimit të organizuar. ndërsa në anën tjetër të mbrosh të
inkriminuarit në listat zgjedhore të partive politike.
Lojë
e madhe me fjalë është berë pas shkuarjes në amshim të liderit të LDK-së, të
presidentit historik Ibrahim Rugova, rreth përvetësimit të vazhdimësinë
rugoviane, duke u thirrur në filozofinë e tij politike, në vlerat e tij humane
siq ishin; toleranca e durimi, afrimi e jo përjashtimi, bashkëpunimi e jo
ndarja, dialogu e jo konfrontimi, nga të cilat jo vetëm që nuk trashëguan
asgjë, janë larguar aq shumë nga vizioni i tij, saqë më nuk i ngjajnë aspak
asaj vazhdimësie.
Lojë
të marrëzishme me fjalë dhe veprime plot hipokrizi po bëjnë edhe oponenta
rugoviane, kundërshtarët më të mëdhenjë të filozofisë politike rugoviane, ata
që deri dje u munduan ta hanë per së gjalli, tani janë bërë përulesit dhe
lepirësit me të medhenjë të mermerit mbi varrin e tij.
Sa
herë që vijnë përvjetorët e lindjes dhe vdekjes së presidentit historik,
përpara më dalin fjalët e fqinjit tim të parë, në përvjetorin e parë të
shkuarjes në amshim të Ibrahim Rugovës, po citoj; "Sikur të ish kanë adet
me ia lanë pak jashtë "bilbilin" Rugovës, sa herë që ishin përulur ia
kishin puthur nga pak"!