Speciale
Ismail Aliu: Si e shpalosën flamurin kombëtar vendasit e mi më 1968
E diele, 27.12.2020, 04:20 PM
RRËFIM
ME
RASTIN E PËRVJETORIT TË 62-TË, TË DEMONSTRTAVE TË PARA NË TETOVË PËR PËRDORIM
TË FLAMURIT KOMBËTAR
Si
e shpalosën flamurin kombëtar vendasit e mi në demonstratat e 22 dhe 23 dhjetor
1968
NGA
ISMAIL ALIU, BERLIN
Ishte viti 1968, atëherë isha nxënës i shkollës
fillore dhe si kisha mbushur akoma 15 vjet. Para dyerve të mëdha të shtëpisë
sime të vjetër, por të fortë ende, vazhdimisht mblidheshin burrat e lagjes sime
e sidomos ata të afërmit e mi më të rritur. Aty bisedonin deri sa binte fare
mbrëmja dhe gati nuk shihnin njëri tjetrin. Më vonë e kuptova se fëmijët,
vërtetë mbanin mend shumë, e posaçërisht ata fëmijë që koha i „pjek“ para kohe.
Mbaj mend si sot kur një mbrëmje të tillë mblidheshin burrat e lagjes para dyerve
të shtëpisë sime, ishin mbledhur disa kushërinj të mi e në mesin e tyre edhe
djali i xhaxhait tim A.B. Vazhdimisht kur bisedonin njëri me tjetrin disi me zë
të ulët, mua më dukeshin të çuditshëm. Atë mbrëmje mu dukën edhe më të
çuditshëm, edhe më të mëdhenj se sa ishin, kur dëgjova se diç pëshpëritshin me
zë më të ulët. Natyrisht nuk kuptoja se për çfarë bënin fjalë, por mbajë mend
se ata bisedonin seriozisht si kurrë më parë.
Njëri prej tyre tha: „Janë bërë njëmijë vetagjerë më
tani. Besoj se do të bëhen edhe më shumë“. Dhe pastaj dëgjova emra qytetesh e
emra vendesh, që si kisha dëgjuar kurrë më parë. Edhe pse isha akoma shumë i
ri, e kuptoja se përgatitej diçka e madhe bile më dukej se dhe kisha
përshtypjen se do kërcasë lufta. Ata të lagjes sime më dukeshin si të ishin të
tjerë, bisedonin kokë më kokë, nguteshin sikur ti kishin lënë punët përgjysmë.
Në fytyrën e tyre vëreje lehtë një brengosje, një krenari. Mendoja se çdo të
bëhet tash. Sigurisht, sigurisht, arsyetoja me vete, se tash do të bëhej luftë
por me cilin shtet vallë, kundër kujt!? Edhe ne fëmijët e lagjes filluam të
brengoseshim, për brengosjen e burrave dhe të afërmeve tanë. Të nesërmen në
mbrëmje sa ra terri, në odën tonë filluan të vinin një nga një me persona që
nuk i kisha parë asnjëherë. Isha ndër më të rinjtë, që qëllova i vetëm i
strukur në një kënd të odës dhe përcillja me kureshtje të madhe një kuvend të
tillë burrash, që si kisha parë ndonjëherë në odën tonë. Kurrë nuk kisha parë
burrat me një pamje aq serioze.
Bënin diskutime me zë të shtruar, disi më të ulët, më
kuptimplotë, por me fjalë të zjarrta. Fjalët e tyre përcilleshin nga shkëndijat
e syve që u dukej sikur nxirrnin xixa. I shihja tek flisnin me krenari por edhe
me dhembje e përmallim, si për diçka që nuk e kishin parë dhe përjetuar kurrë.
Ata gjenin fjalë të mëdha, që unë edhe nuk i kuptoja, por mbaj mend se shpesh
përsërisnin pas ndonjë diskutimi: ‘Nuk
kanë qare pa e lejuar, mjaft kemi vuajtur, se sot erdhi dita, o të valojë ky
FLAMUR o të vdesim të gjithë!’
Kur dëgjova këto fjalë, thash me mendjen time, vallë
ç`është ky FLAMUR që (mësuesit nuk na e kishin shpjeguar kurrë në shkollë, në
libra nuk e kisha hasur deri atëherë), kush nuk e lejoka, pse po e ndaluakan,
prej nga vika! Si është e mundshme që këta burra të fuqishëm, këta burra të
urtë kur përmendej ai emër disi përmalloheshin, shpërthenin me vrull dhe
flisnin me krenari, disi ata bëheshin si të kishin krah. Unë si kuptoja atëherë
të gjitha këto, por edhe unë merrja diçka nga fjalët dhe qëndrimet e tyre. Edhe
unë jetoja me ta ato ditë, dhe, edhe unë u bëra seriozë dhe fare nuk më luhej
me shokë dhe rrija disi i menduar. Këtë gjë e vërejta edhe te fëmijët dhe rinia
e lagjes e sidomos kur shkova të nesërmen në shkollë. Kah mesi i natës, erdhën
në odë të buzëqeshur disa të rinj, ata që i dëgjova dje tek bisedonin bisedat e
tyre të çuditshme. Njëri prej tyre mbante në dorë diçka të mbështellur në një
letër.
Kur hynë ata në odë të gjithë burrat u ngritën në
këmbë dhe i përgëzuan: „Ju lumtë!“ , „ Ju
paqmi gjithmonë!“ Babai im ia mori nga dora ati të riut atë gjësendin të
mbështjellë ë letër, e grisi letrën dhe nga aty nxori në bezë të kuqe të paluar
me kujdes. Ai, ngadalë, me qetësi e solemnitet, i përcjellë nga vështrimet e
burrave që rrinin në këmbë, e shpalosi pëlhurën e kuqe me një shqiponjë në mes
dhe me një yll mbi te, dhe po në qetësi bashkë me një të ri e ngritën lartë.
Ashtu në mes të odës babai im dhe disa të rinj qëndronin me FLAMURIN. Që të
gjithë kokën lartë, me lotë në sy kishin mbërthyer shikimet mbi FLAMUR, por
krenar dhe të gëzuar. Unë nuk e dija se ç`kam bërë se vazhdimisht i shikoja të
tjerët, por më kujtohet se kushëriri im student më mori dhe më afroi te Flamuri
dhe unë qëndroja gatitu në këmbë. Babai im puthi Flamurin dhe tha: „Këtë FLAMUR 500 vjet më parë e ngriti
Skënderbeu në Krujë, më 1912 IsmailQemali në Vlorë, e sot më 1968, pra edhe ne shpatarët
e Pollogut po e ngrisim në Tetovë, për të mos e ulur kurrë më! Për jetë të
jetëve i lirë le të valojë!“
Të nesërmen shumë nxënës dhe mësues iu bashkëngjitëm
marshimit nëpër rrugët e qytetit. Ndodhi demonstrata më madhe që e tronditi
gjithë Jugosllavinë. E kuptova se ato ishin bërë për çështjen e atij Flamuri,
të cilën e shpalosën burrat në odën tonë. Tregonin ç`mos për zhvillimet e demonstratës.
Ne demonstruesit u ndeshëm me policinë dhe me disa shkije, siç u thoshim ne, të
cilët banonin nëpër banesat e bukura në qendër të qytetit. Thanë se ka qindra
të plagosur dhe se ishin shumë demonstrues, ndoshta edhe me mija. Ne kundër
pushkëve dhe automatikëve të policëve, përdorëm gurët e rrugëve të kalldrëmta. Demonstruesit
kërkuanqë FLAMURI të valojë i lirë në Tetovë. Kuptova se kishin burgosur shumë demonstrues,
të cilët disa nuk u kthyen gjatë kohë në shtëpitë e tyre.
Pas gjithë këtyre ngjarjeve, më në fund edhe ne të
rinjtë e kuptuam mirë se përse u bë demonstrata, se përse qenka aq i dashur ai
FLAMUR.
E kuptuam se kur popullit i mungon liria, ai shpalos
FLAMURIN e vet dhe me të në ballë lufton për liri.