Kulturë
Xhemaledin Salihu: Millosh Jagodiq, Kolonizimi i Principatës së Serbisë
E marte, 24.11.2020, 07:56 PM
Millosh Jagodiq, Kolonizimi i Principatës së Serbisë 1861-1881, Ligji mbi kolonizimin i datës 15 janar 1880 /Milos Jagodic, Naseljavanje Knezevine Srbije 1861-1880, Beograd, 2004 /Zakon o naseljavanju od 15. januara 1880/.
Shkruan:
Xhemaledin SALIHU
Principata e
Serbise, më 1878, me vendimet e Kongresit të Berlinit fitoi pavarsinë dhe
shtimin e territoreve në rajonin e rrethit të Nishit, Pirotit, Vranjës dhe
Toplicës.
Popullata
myslimane qe jetonte në këto rajone para luftës serbe-turke 1877/78 dhe duke
ikur nga ushtria serbe u shpërngul në brendi të Perandorisë osmane.
Ndërsa një pjesë e
popullatës që mbeti, duke pritur paqën, më vonë u detyrua qe të ik në Turqi. Ky
emigrim shkaktoi një depopulim të rëndësishme të rrethit të Toplicës dhe
Vranjës, rajone në të cilët para luftës jetonte popullata myslimane, me shumicë
të nacionalitetit shqiptar.
Pas nënshkrimit të
Paqës së Edrenës, popullata e rretheve kufitare të Serbisë, që pësuan në luftën
e 1876, të të rrethit të Aleksincit, Krushevcit dhe Kralevës filluan të
kolonizojnë Toplicën, duke marrë pronat e Shqiptarëve. Kështu gjatë viteve 1878
dhe 1879, emigrantët me shumicë nga
rrethi i Leskovcit, Vranjës dhe rretheve të lartëpërmendur, pra nga vise
kufitare të Perandorisë dhe Malit të Zi.Pushteti serb jo që lejoi, por e
ndihmoi këtë kolonizim të tokave shqiptare, edhepse ligji mbi kolonizimin e
tokave shqiptare i vitit 1865 në masë të mirë nuk rregullonte këtë materie, e i
cili ende ishte në fuqi.
Shqiptarët të
shpërngulur nga rrethi i Toplicës dhe Vrnjës u vendosën në vilajetin e Kosovës,
përskaj kufirit me Serbinë.
Kështu, Shqiptarët
në fund të vitit 1878 dhe në vitin 1879, përshkak të pasojave qe pësuan nga
shpërngulja, me të madhë sukmuan rrethin e Toplicës dhe të Vranjës.Sidomos
ishin të rrepta sulmet e njësive
shqiptare me rastin marrjes së
Kurshumlinë, për një kohë të shkurtër. Për këtë u angazhua edhe qeveria serbë,
e cila mobilizoi ushtrine serbe për t’i refuzuar dhe larguar Shqiptarët nga
territori serb.
Mirëpo, qeveria
serbe nuk pati sukses, andaj edhe protestoi te Porta në pranverë të vitit 1879, bile edhe te fuëitë nënshkruese të marrëveshjes së
Berlinit, duke kërkuar rirregullimin e kufirit, në realitet të shtyhet kufiri
kah Perandoria osmane, në rrethin e Vranjës.Këto kërkesa nuk hasën në
mirëkuptim te fuqite e mëdha dhe te Porta.
Në këtë refuzim
ishte Anglia, e cila nëpërmjet konzullit Gould, i cili personalisht u interesua
për shpërnguljen e Shqiptarëve nga rrethi i Toplicës dhe Vranjës dhe i cili
thonte se Shqiptarët sulmonin Serbinë përshkak se ajo i dëboi, ia mori pronat
atyre dhe nuk i lejoi të kthehen në to.
Gould ishte i
sigurte se sikur qeveria serbe të lejonte
kthimin, repatrijacianë e Shqiptarëve muhaxhirë, në pronat e tyre,
edhepse nuk ishte e duhur për Serbinë, atëherë do të kishte paqë dhe do të
ndërpriteshin sulmet e Shqiptarëve.
Kështu pas sulmit
në Kurshumli, Gould në maj dhe qershot të vitit 1879 i bindi Forin Ofisin dhe
filloi të bëjë presion ndal Ristiqit/ministër i punëve të jashtme të Serbisë/
që Serbia të lejojë kthimin e të gjithë Shqiptarëve, bile duke iu kërcnuar edhe
me intervenim.
Gould u mundua shumë që të bind edhe fuqitë tjera dhe Portën, mirëpo Turqia
nuk deshti sinqerisht kthimin e Shqiptarëve, sepse asaj i duheshin për ta
forcuar elementi mysliman në Vilajetin e Kosovës.
Nën presionin e
fuqive të nëdha, Porta angazhoi Sermet-efendinë, i cili i shtroi notë formale
Serbisë, më 14 gusht 1879, me të cilën Serbia duhet të plotësontë tri kërkesa:
1.kthimin e
Shqiptarëve në shtëpitë e tyre, 2. Respektimin e të drejtave të tyre sipas
marrëveshjes së Berlinit dhe 3.lirinë e shprehjes së fesë së tyre.
Në Serbi kishte dy
alternative, qeveria serbe me Ristiqin sikur ishin më të buta në qëndrim dhe
pranonin kërkesat e Portës dhe fuqive të mëdha, ndërsa ushtarakët në kryë me
gjeneralin Protiq ishin kundër kthimit të Shqiptarëve në shtëpitë e tyre.Bile
thuhet se edhe vet Ristiqit nuk i pëlqente idea për kthimin e Shqiptarëve,
sepse qeveria serbe i pat vendosur
Serbët në pronat e Shqiptarëve.
Mirëpo, usharakët
ishin më të afërtë me princ Millanin, i cili në atë kohë ishte në Nish, i
rrethuar vetëm me ushtarak që ishin kategorik në kthimin e Shqiptarëve, andaj
edhe ky vendosi për mos kthimin e Shqiptarëve në shtëpitë e tyre dhe dominoi
vija e rreptë e ushtarakëve në vendimin e tij.Edhepse princ Millani dha disa
arsyetime jot ë shëndosha për mos kthimin e Shqiptarëve, ajo që dominoi ishte
se Serbia nuk donte që në territorinë e saj most ë ketë popullatë
myslimanë/shqiptare/.
Presioni i fuqive
pas notës turke e shtyri edhe princin të pranoj kthimin e Shqiptarëve, por
vetëm të atyre që u shpërngulën gjatë luftës, e jo edhe pas luftës. Për këtë
Ristiqi e njoftoi Portën.
Megjithate kthimi
i Shqiptarëve nuk ndodhi, me arsyetim se ata nuk deshtën dhe nuk besuan në
fjalët e princit Millan, i cili i dëboi nga Serbia. Mirëpo për Serbinë si
çështje diplomatike u zgjidh dhe Shqiptarët nuk u kthyen ashtu si dëshiroi edhe
Serbia, por edhe Perandoria osmane dhe konzuli rus Jastrebov, i cili e bindi
përfaqsuesin turk se mbetja sa më shumë e popullatës myslimane në Vilajetin e
Kosovës, atëherë edhe këto territore do t’i mbeten asaj.Kështu u plotësuan
dëshirat e princit Millan, të Serbisë dhë të Portës.
Të gjitha këto
çështje dhe popullizimi i tokave shqiptare me kolonista serbë, e detyruan qeverinë
serbe, në krye me ministrin e financave Jovanoviq të sjellin ligjin për
kolonizimin më 1879i cili u aprovua më 15 janar 1880, me të cilin u lejohet
vetëm popullatës serbe të vendosen në tokat shqiptare dhe jo edhe lementeve jo
serbë.
Sipa ligjit, një
famikljeje serbe i ndahej 4 ha tokë për bujqësi, 2.000 m2 për shtëpi me tokë,
mundësisht edhe nga 2 ha për çdo kokë mashkulli, më i rritur se 16 vjet, nëse është familja kooperativiste.Kolonistat
serbë kishin edhe tjera privilegje që ia mundesonte qeveria serbe.
Qeveria serbe bëri
shumë presion edhe në popullatën e mbetur shqiptare, e cila në rrethin e
Toplicëës dhe Vranjës ishte kryesisht shqiptare. Kështu mbeti pak popullatë
shqiptare në këto rajone: 9 fshatra në Masuricë, disa fshatra në Jabllanicën e
Epërme, një numët i panjohur i fshatrave në Toplicë.Bile pati urdhër dhe u
krijuan kushtet që popullata myslimane të dëbohet nga Nishi.