Kulturë » Mërkuri
Timo Mërkuri: Kënga e Halil Garrisë dhe disa probleme…
E diele, 22.11.2020, 12:06 PM
Kënga e Halil Garrisë
dhe disa probleme…
Nga
Timo Mërkuri
Kënga “Halil Garria” ështënjë variant i
baladëssë “besës”, regjistruar nga At Gjergj Fishta në fshatin Gomsiqe nga një
lahutar prej qytetit të Pukës, emrii të cilit nuk është shënuar,është botuar në
vitin 1924 në revistën “Hylli i Dritës” dhe ka
152 vargje. Një variant tjetër është
regjistruar në vitin 1951 nëRubik nga një minator prej fshatit Rreja e Velës
Mirditë, disponon 146 vargje dhe është i publikuar. Rapsodi e këndonte me çifteli, pasi lahuta përdoret shumë rrallë në Mirditë.
Realisht variantet e baladës shqiptare
të “besës” janë shumë më shumë se sa kanë regjistruar apo analizuar studiuesit
e ndryshëm, vendas apo të huaj[1],
pasi ndodhen në çdo vendbanim shqipfolësish, madjeështë tepër e zakonëshme qënë
krahina apo fshatra fqinje tëkëndohen variante
të ndryshme. Kështu edhe motërzimet e “Kënga e Halil Garrisë” janë të shumta,
kryesisht në zonën veriore dhe verilindore të vendit, në Kosovë dhe Maqedoninë
Veriore.Para se të fillojmëanalizën tonë, le të shohim tekstin e këtij varianti-dhuratënga At Gjergj Fishta, të cilën e publikojmë pa ndërhyrje në tekst.
I--Zot ç’ka than Halil Garrija?
Be mbi zotin trimi bani
“Pse nant vllezën ne q’i jemi
Veç nji motër, tjetër s’kemi
5-Nand dit udh larg do ta apim?
A çue djali fill prej shpijet
Shteg të largët tek paska marë
Paska vojt ke nji zotni ma i randi;
“Mbramja mirë more Zotni”
10-“Mirë se vjen ti djalë i ri!
A s’na rin sonde për darkë”?
I a dhanë djalit mbrendë me hi
Fjalë burrnie paskan folë.
Kur ka ardh koha e mbas darkës
15-Plaku i shpisë po pëvet Garrinë
“Amanet more djal i ri
Ja a se ke ndoj çik në votër?
“Un e kam nji t’eme motër;
Be mbi zotin por kam ba
20-Sa t’jem gjallë mos me e martue!”
“Paj fisnik more djal po m’duke
Pesdhetë qese për ta kjeshë tuj dhanë”
Sa shpejt djalit mendja ju ka kthye
Fjalën mikut m’i ka dhanë
25-Edhe paret m’ia ka marrë.
Kur a dridhë djali në shpi
Se fort niska m’u pendue
Edhe motra vesht ka marrë;
“Pash nji zot që ty t’ka dhanë
30-Pse bre vlla me m’marrë kaq rrandë
Nand dit udhë larg q’i don me m’dhanë?”
“Hajt moj motër” i ka thanë
Se për kët bes q’i ta kam dhanë
Kur t’i mbushi plot nand ditë
35-Vjen Halili e t’shef me sy
Kur t’i mbushish plot nand javë
Vjen Halili e t’mer në t’pam”.
Nënd-dhet krushq tek paskan ardhë
Kan ardhë nusen për me marrë
40-Me da motrën prej vllaznijet.
Nand-dhet vet të tan kalori
Paskan pas të bardhën li
Se të nandë vllaznit lija i mbyti.
As kurrgja motra me dijtë.
45-Kur janë mbushur plot nandë ditë
Kundron motra rrugën s’largut
Por kurkend s’po dan me sy.
At-herë pshetet buz nji ahit
Ban kuvend me nji zog malit:
50-“Amanet more zogu i malit
M’i
thuej vllaut Halilit të ri
Se jot motër mue më ka thanë:
-“Ku e lae bësën q’i m’ke dhanë?”
Por n’at natë qi ki’n ardh krushqit
55-Shtat sahat motrën e ki’n përcjell
Kur ki’n kthye n’obor t’sarajit
Të nand vllaznit vran shosho’jn.
Shtat vjet motra ndej tuj kja
Shtat vjet zogu tue fluturue
60-Shtat vjet vorrin tue kërkue:
“T’ka xan vori me besë të dhanë
T’pret nji motër, t’pret nji nanë”
Dhimët te zoti i paska ra:
“Çohu Halil ti!Hajt e mere!”
65-Qat-herë djali a dalë prej vorrit
Në shpin të gjogut si kish pas ra
Nand ditë udhë larg tue shtegtue
Po i del para tue nga e motra:
“Mirëse vjen Halil i motrës”
70-“Mirë se të gjej moj motra e eme”
“Hajde mrendë me pi nji kafe”
“S’ke pse m’ton moj motra e eme
Bukë kam ngranë, kafe kam pi
Po shtrëngohu e t’shkojmë në shpi”
75-“Po lum motra” i paska thanë
Edhe veshet e shtrëngohet
Marin rrugën dalë-kadalë.
Kur kan shkue der m’nji shej vendit
Na i tha motra t’vllat Halilit:
80-“Era dhe bre vlla po t’vjen?!”
“Hec moj motër zoti t’vraftë
Se nandë vllazën qi kemi kanë
Nandë saraje kemi m’kambë
Tuj bajtë gur tuj bajtë gëlqere
85-Prandaj era dhe mue më vjen”.
Kur kan shkue pak më përtej
“Bjeri fyellit vlla” i ka thanë
“Hec moj motër” djali i ka thanë
“Se nand vllazën qi kem kan
90-Se nandë fej që kemi pasë
Të nandëve s’bashku na u kem ra
Të gjithve gjuha cop a ba”
Ç’po kuvendin dy zogj malit
Me nji çudë që sot po shofin!
95-“Shkon i gjalli udhës me të dekin”
“Ndiej mor vëlla” motra po thotë
“Shka kuvendin zojt e malit?”
“Hec moj motër zoti t’vrafët
Q’i u mba vesh ti zojve t’malit
100-Për në marsh vesht ti zojt e malit
Për tri vjet ke shpija s’mbrijmë”
Qe po dalin m’ nji lak kodre
Na i ka pa sarajet e veta
Të gjitha zi dhe vrugue.
105-“Te fort koniqe kankan rrxue”
Po i thot vllaut o motra e vet.
“Hec
bre motër zoti t’vraftë!
Prej nand vllazën ne kem kanë
E nandë nuse kemi marrë
110-Nandqind krushq ne kena pasë
Tan tuj kcye e tuj lodrue
Derë koniqet na i kanë rrxue
E timi i pushkëve na i ka vrugue”.
Paskan hipur prapë m’nji kodër
115-Paskan pa nandë vorre t’bardha
Sa trishtim motra ka marrë!
“Po kto vorre zot’ çka janë?
Un’ qetu si paskam lanë”!
“Po ti hec mori motër zeza
120-Pse nand vllazën kemi kanë
Nandë dibranë ne kemi pasë
Të tan kan dekë, ne i kem varrue”.
Kur kan vojtë pak ma përtej
I vëllaj s’motrës i ka thanë;
125-“Mbajm’a kalin mori motër
Se po kam nji fjal me ‘i njeri”!
Kur ka vojtë vajza ke shpija
Ka gjetë t’amën mbas caranit;
“Çke qi kjan moj nana e eme?
130-Ti nandë reja i ke marrë”!
“Shuej bre bi, ty Zoti t’vraftë
Se qysh ditën qi ke shkue ti
Djemt e mi kan vra shojsh’jnë
Vllaznit tue jan mblue me dhe!”
135-Po e pvet plaka të bin;
“Me ka erdhe mo’j bi?”-i ka thanë
“Besa erdha me Halilin”
“Mos fol ma, he zoti t’vraftë!
Se Halili gjindet dekun”.
140-Prapë kuvend nana me t’bin;
“Kesh t’a shof me sy Halilin
E t’i shndroj me ta dy fjalë”
Kankan marrun dora doras
E n’fund t’shkallëve kankan ra
145-Kurkund djalin s’e kan pa.
Paskan vojt tu vorri i djalit
Na i kan thirrë “Halil Garri”
Djali gjall ma nuk u ndie
Veç se krahin jashtë ka shti
150-Nanë e bi janë çue në kambë
Ngryka-ngrykas kankan marrë
152-N’vorr të Halilit dekun ran.
II-Kënga e “Halil Garrisë” cilësohet seështë
një variant i hershëm i baladës së “besës”, pasi gjurmët e sajndeshen shumë kohë përpara regjistrimit të At Gjergj
Fishtës. Vlen të citojmë faktin se për këtë variant na dëshmon
Dozonit[2], kur thotë
se:- në bazë të baladës (variantit) “Kënga e Halil Garrisë” u krijua dhe balada
e famshme e “Lenore-s” e Bürger-it[3] dhe pas kësaj,
ne kujtojmë se Gottfried August Burger nisi ta shkruajë“Lenore-s në vitin 1773
dhe e botoi në vitin 1774 në Göttinger
Musenalmanach. Realisht ky variant është më i hershëm se koha e dëshmisë së
Dozonit, po të gjykojmë nga ndërhyrjet që janë bërë në të, por duhet të
theksojmëse me gjithatë, nuk është as më
i herëshmi, as më “origjinali” dhe
as më i “pastërti” shqiptarisht.
Megjithatë, adresimet që i bëjnë këtij varianti në drejtim të kohës së “lindjes
“ së tij dhe aludimit të ngjashmërisë me persona dhe ngjarje reale historike,
mua më duket jo vetëm e tepëruar por edhe me një synim shtrëmbërimi jo rastësor
të së
vërtetës mbi këtë variant, në veçanti,
dhe baladës në tërësi. Pa marë rolin e
kritizerit dhe pa pretenduar për monopolin e së vërtetës, po parashtroj
mendimet e mia.
III-Studiuesit grekë[4]
e zhvendosin origjinën e balladës në Azinë e Vogël prej nga ka ardhur në Ballkan në shekujt
IX-X, fillimisht në Greqi, prej ngaështë përhapur në popujt sllavë e më pas te
të tjerët. Studiuesi grek Linos Politis[5]
shkruan se:….Nga Azia e Vogël, ku u krijua fillimisht, kënga u përhap në të gjithë Greqinë dhe, siç ka
treguar hulumtimi, u kaloi sllavëve dhe popujve të tjerë… Meqënë se më hollësisht
për këtë tezë do flasim gjatë analizës së variantit grek të baladës, këtu e vlen të ndalemi shkurtimisht për tezën
e origjinës që pretendojnë studiuesit grekë.
Balada nuk mund të jetë krijim i
shekullit tëIX me origjinë nga Azia e
Vogël për arsyen e thjeshtë se asnjë e dhënë nuk e mbështet.
Normalisht qëdo shtrojmë pyetjen se: si u krijua në vendet e
Azisë së Vogël, çfarë nevoje e lindi këtëbaladë në zemër të perandorisë
Bizantine, nevojë që ishte e ngjashme me nevojat e popujve ballkanas?Perandoria
Bizantine ishte e ngritur dhe e mbajtur në këmbë mbi baza ligjore të shkruara,
kishte gjykatë, ushtri, administratë etj dhe nuk ishte vend që kishte nevojë për
institucionin e “besës” për të qëndruar.
Si lindi balada dhe e kaloi censurën e kishës ortodokse byzantine,
duke patur parasysh seishte një krijim që mbartëte “blasfeminë”e
dyKrishtërimit, ringjalljen e një farë “Halil Garria” apo njëfarë “Kostandini”,
të ngritur nga varri si një Krisht i ri?
Nëkushtet që balada do ta kishte
vendlindjen në Azinëe Vogël, duhej që edhe sot kjo baladëtë kishte në këto
vende dendësinë më të madhe të varianteve dhe motërzimeve të saj, gjë që nuk
rezulton të jetë reale.
Po ashtu lindpyetja seme çfarë lëvizje
popullateerdhi balada në Ballkan, sepse baladat mbarten vetëm me lëvizje
popullate nga një vend në tjetrin etj.
Pyetjet janë të shumta, por edhe vetë
studiuesit grekë nuk japin argumenta
bindëse.
IV-Mendojmë se teza e origjinës së
baladës nga Azia e Vogël lidhet me disa hamendësimepër ngjashmëri rastësore, të
dorës së dytë me emra historikë perandorësh e gjeneralësh bizantinë dhe pa asnjë bazë, me ngjarje që supozohet se
lidhen me baladën. Gjergj Shtuka te libri i tij “Tridhjetë këngë dhe legjenda
ballkanike, studim mbi origjinën historike”, lindjen e kësaj balade e daton në
shek. X-XI në Azinë e Vogël dhe e lidh baladën me historinë e generalit të
Kostandinopojës[6],Kostandin
Dukën, personazh historik qëpërmëndet fillimisht në vitin 903. Citimi te libri “Tridhjetë
këngë dhe legjenda ballkanike,.. ”[7]se…”Pjesa e historisë së gjeneralit Kostandin
Duka përmban jo pak ngjashmëri me variantin e Kostandinit, sepse atij i është
dashur të mbajë besën përpara senatit
të Kostandinopojës, por të mbante edhe besën e krishterë, ndërsa
ishte burgosur në Bagdat, ku të afërmit e tij u konvertuan në fenë islame. Veç
kësaj në historinë e tij egzistojnë dy rikthime, e para kur u aratis nga
Bagdati dhe e dyta njëzet vjet më von, kur një tjetër burrë…bëri të besojnë se
ishte Kostandini”, nuk na duket si argument për disa arsye:
V-Duke afruar datëlindjen e kësaj
balade në shek. X-XI afrohet në mesjetë datlindja e saj, në një kohë që vetë
balada cilëson periudha pagane. Shekulli
që pretendohet si datlindje e baladës, dallohet në vetvete për forcën absolute
të kishës së krishterë dhe ringjallja e
Halil Garrisë ose e Kostandinit qoftë edhe në një këngë të thjeshtë, qoftë edhe
në mënyrë aludive, do ishte tezë për dy-Krishtëri, tezë e cila do ndëshkohej
ashpërsisht nga kisha. Për teza teorike, nëvitin 1050 daton ndarja e kishës nëdy
degëzime, në kishën katolike dhe atë ortodokse dhe s’kishte gjasa të lejonte
lindjen e tezave të dyKrishtërimit.
Këtu lind pyetja se: pse kisha
ortodokse dhe katolike shqiptare e ka pranuar baladën (variantet shqiptare) me
këto “blasfemi” pagane, ndërkohë që ka ndërhyrë te variant serb, boshnjak,
bullgar etj?
-Krishtërimi e pranoi këtë baladë
shqiptare, madje me gjithë elementët e tij paganë që“sfidonin Zotin”, për arsye
se kur ai erdhi në trojet e banuara me popullate shqipfolëse, e gjeti të gjallë e të “rritur” këtë baladë, që
kishte “lindur” shumë kohë para ardhjes së tij. Krishtërimi nuk gjeti një
“fëmijë” por gjeti një “djalosh të fuqishëm”, të cilin nuk mund ta “frikësonte”
me kërcënime. Dhe duke rikujtuar se krishtërimi në Shqipëri u pranua qysh në
shek.I të e.s., atëherë konkludojmë se “datlindja” e baladës shqiptare është jo
vetëm në epokën parakristiane, por duke qënë baladë me elemengtë paganë,
datlindja e saj figuron në hershmërinë e historisë. Si dëshmi, mungesa e
strukturave shtetërore e shoqërore në baladën shqiptare, e çon këtë datlindje
shumë herët.
-Arsye tjetër është se shqiptarët
vërtet e pranuan krishtërimin, por thellë në shpirt vijuan të mbeten paganë.
Prandaj kisha shqiptare, jo vetëm që nuk e ndaloi dot baladën-djalosh, por ajo
u përpoq (dhe ja ariti deri diku) ta vinte në shërbim të saj[8]. Kjo është
e dukëshme te varianti “Kënga e Dhoqinës” ku balada zhvillohet në ambiente dhe data fetare (Ditën e Pashkës në drekë, Ditën e Pashkës së Madhe, Unë do shkoj në
ajodhimë etj.).
VI-“Motivi
i vrasjes së nëntë vëllezërve i ngjan vrasjes së fëmijëve të Murrikuit dhe
Aelina Kostandinës të cilët humban gjashtë djem e tre vajza ndërsa vdekja nga
murtaja u ngjan vdekjes së shtatë princave avarë prej murtajës. Kjo është
komentuar prej kronistëve bizantinë si hakmarje për prishjen e kishës së Drisiperës nga avarët”.
..shpjegon Shtuka në këtë libër [9], pasi na ka prezantuar me këtë origjinë, që e
thekson me cilësimin e “Zanafillës historike”[10].
Nuk e vëmë në dyshim ngjashmërinë dhe po të kërkojmë, mund të gjejmë raste të
tjera ngjashmërie, por
balada ka disa karakteristika të veçanta që nuk na lënë shteg për “marveshje
pranimi”.
- Historia e Perandorit Murrik Tiberi
dhe familjes së tij si dhe histopria e Kostandin Dukës
është një histori perandorësh e
gjeneralësh, persona që nuk janë të pranishëm në variantet e asnjë kombi, të kësaj
balade. Së pari sepse ata(perandori dhe gjenerali) i përkisnin një kohe kur
shoqëria ishte organizuar në perandori, me ushtri e hierarki shtetërore, me
ligje e gjykata, ndërsa balada cilëson një periudhë shumë më të herëshme[11], ku nuk
gjendet asnjë gjurmë shteti, superstrukture shtetërore ose organizëm shtetëror.
Po qe se kjo baladë (ose ky variant) do kishte
qoftë edhe lidhjen më të vogël me Perandorin Murrik Tiberi dhe
gjeneralin Kostandin Duka, ajo do ti citonte, qoftë edhe shkarazi ata apo
elementët e kohës së tyre. Sjellim në kujtesë baladën “Kostandini i vogëlith”
apo “Kënga e Ymer Ago” që realisht janë variante të reja në kohë, të shartuara
mbi trungun e pemës së “besës”. Në këto balada mbreti i Spanjës dhe e bija dalin si
personazhe të baladës shqiptare. Kujtojmë përrallat e gjysheve tona të mbushura
plot me princa e princesha për të pranuar se arti ynë oral nuk përjashtonte praninë e tyre në mjediset tona
orale.
-Ndërkohë motivi i vdekjes së nënës dhe
motrës mbi varrin e Halil Garrisë (vargu 150-152)
“Nanë
e bi janë çue në kambë/Ngryka-ngrykas kankan marrë/-N’vorr të Halilit dekun
ran..., pasi mësoi se i biri ishte ngritur nga varri, është një motiv i
zakonshëm shqiptar, i cili ska asnjë lidhje me fatin e Perandoreshës Aelia
Kostandina dhe tre vajzave të saj[12].
Kujtojmë Ajkunën që mallëkon hënën:…T'u shkimtë
drita ty,o mori hanë -/qi s'ma çove at natë nji fjalë,/n'lugje t'Verdha shpejt
me dalë,/bashkë me hi n'nji vorr me djalë!/ … Perandoresha është shumë larg
trevave shqiptare dhe shumë e vonuar në kohë, për të hyrësi personazh në
baladat tona, qoftë edhe anonime.
Te “Kënga e Halil Garrisë” problem
paraqet vargu 149 “Na i kan thirrë “Halil
Garri”/ Djali gjall ma nuk u ndie/Veç se
krahin jashtë ka shti”… si një dëshmi se Halili ndodhet në varr në
kohën që e thërasin nëna dhe motra. Ky varg është shtesë e mëvonëshme në këngë,
qoftë për mënyrën e frikëshme se qysh paraqitet, duke nxjerrë dorën nga varri,
qoftë për faktin se heroi është i gjallë ende në varr, përderisa i dëgjon kur e
thërasin. Me sa duket rapsodi që ka bërë ndërhyrjen në tekst, nuk është
orientuar drejt me të ardhmen e heroit Halil Garria, ndaj e ka lënë të “gjallë”
në varr, ndërkohë që te balada shqiptare e “Kostandinit dhe Doruntinës” nuk
flitet për rivdekje, as për rihyrje në varr të Kostandinit. Aty flitet vetëm
për shkuarjen… “në ajodhimë/se aty e kam
shtëpinë”…ose…-“Lermë të hyj në kishë
për lutje”... por në asnjë rast nuk flitet për rihyrje në varr, sepse Kostandini
do vijojë të përhapë “besën” ndër bashkombasit pas ringjalljes së tij, ashtu si
dhe Jezu Krishti, qëpas ringjalljes nuk u rikthye në varr, por u ngjit në
qiell, pranë të atit, për të vazhduar misionin e tij…
-Argumenti i paraqitur te ky libër se
Gjeneralit Kostandin Duka “i është dashur
të mbajë besën përpara senatit të
Kostandinopojës, por të mbante edhe besën e krishterë” nuk
qëndron, për arsye se ky gjeneral(Kostandin
Duka) nuk ka lidhur “besë” me
senatin e Kostandinopojës. Ai ka marrëdetyrën, ka marrëurdhërushtarak nga senati, të detyrueshëm për tu zbatuar, në
rast të kundërt do ndëshkohej sipas ligjeve (të shkruara) ushtarake.. Sigurisht
që ai është zotuar të zbatojë urdhërin, të realizojë detyrën,por ky zotim i tij
nuk është pjesë e “besë”, por është detyrë funksionale e tij, si ushtarak i
lartë i Perandorisë Bizantine. “Besa”është njëmarveshje dy palëshe e dy ose më
shumë personave, me objekt të pa sanksionuar në ligjet e shkruara të kohës, ku
secila palë ka pjesën e saj të detyrimit (besës). Po ashtu edhe mbajtja e
besimit të krishterë nuk bën pjesë në subjektin e “besës”, pasi besimin e
krishterë ai e kishte të vetin, të trashëguar
nga të parët e tij dhe mbajtja e këtij besimi ishte mardhënie e tij me zotin.
Zoti nuk është palë në “besë” por është mbi palët që lidhin “besën”. Kostandin
Duka nuk mund të lidhte “besë” për mbajtjen e besimit kristian, pasi ishin të
parët e tij ata qëishin “besatuar” të bëheshin
të krishterë dhe për pasojë,mbajtja e
besimit kristian prej tij, edhe në kushtet e rrënies në robëri ishte
detyrë, mënyrë, domosdoshmëri jetese për të “shkuar në parajsë pas vdekjes”.
-Hamendësohet si argument i fortë i
lidhjes së baladës “Kënga e Halil Garrisë” me perandorin Murrik Tiberi vargu:.Nandë vëllazën kemi kanë/Nandë dibranë ne
kena pasë/Të tan kan dek, ne i kemi varrue 119-122[13],
por realisht kjo lidhje është e dyshimtë. Së pari këta të“nëntë dibranët” nuk citohet dhe as lihet të nënkuptohet që ishin
princa sepse pyetja e parë që do bëhej ishte se; ç’kërkonin këta princa
perandorakë në shtëpinë e nëntë vëllezërve.
Ngjashmëria e emrit “dibër” me mbiemrin
perandorak “Tiber” është rastësore dhe ne mund të sjellim shumë raste të tilla.
Këta nëntë “dibranë” nuk rinin si “princa mysafirë” në
shtëpinë e nëntë vëllezërve, por nënkuptohet
në baladë se ata ishin në varësi të nëntë
vëllezërve;..Po ti hec mori motër
zeza/120-Pse nand vllazën kemi kanë/Nandë dibranë ne kemi pasë…Realisht këta
kanë qënë nëntë ndërtues nga Dibra[14],
nqse kanë qënë vërtet fizikisht, pasi përgjigjet e Halilit janë mashtrime për të
hutuar motrën në udhëtimin makabër. Megjithatë ne kemi rezerva dhe mendojmë se
këto vargje janë të shtuara më von mbi origjinalin e baladës, pasi nuk gjënden
në asnjë variant tjetër shqiptar dhe së dyti, mosha e tyre është më e re se
mosha e baladës, pasi nëntë ndërtues përfaqsojnë një skuadër ndërtimi, organizëm
që i përket një kohe tjetër nga koha që jeton balada.
Ndikim imëvonshëm mbi baladën
origjinale përfaqsojnë edhe vargjet 22-26:“Paj
fisnik more djal po m’duke/Pesdhetë qese për ta kjeshë tuj dhanë”/Sa shpejt
djalit mendja ju ka kthye/Fjalën mikut m’i ka dhanë/-Edhe paret m’ia ka
marrë./Kur a dridhë djali në ship/Se fort niska m’u pendue…, vargje që përfaqsojnë
ndikimin e një tradite myslimane në kodet zakonore të martesave shqiptare.
VII- Analiza krahasuese është e gjatë,
por për ne paraqet shqetësim thënia e studiuesit grek të sipër cituar, kur thotë
se…Nga
Azia e Vogël, ku u krijua fillimisht,
kënga u përhap në të gjithë Greqinë
dhe, siç ka treguar hulumtimi, u kaloi sllavëve dhe popujve të tjerë...
Sqaruam pamundësinë e lindjes së kësaj
balade në Azinë e Vogël, por shqetësues është fraza …
siç ka treguar hulumtimi, u kaloi sllavëve dhe popujve të tjerë..., pra
balada nga grekët ka shkuar te sllavët dhe më von ka ardhur te ne shqiptarët. Në
lidhje me tezën …fillimisht kënga u përhap
në të gjithë Greqinë…do flasim së shpejti në variantin grek ndërsa në
lidhje me popujt sllavë, ne vërtetuam te analiza e variantit serb se ata skanë
asnjë lidhje origjine me këtë baladë. Kjo është balada e “besës” dhe ky fakt
citohet me forcë në baladë; -“Ku e lae bësën q’i m’ke dhanë?”/…/ “T’ka xan
vori me besë të dhanë..,kyështë
motori lëvizës që e ngre nga varri Halili Garrisë, njësoj si Kostandinin, ky ështe
mesazhi që sjell balada, “shqiptari është me besë”. Por sllavët nuk e njohin
konceptin dhe institucionin e “besës” dhe as grekët nuk e kanë një fjalë të
tillë, por e përmëndin si fjalë me tingull shqip (?????) dhe shpesh e cilësojnë
direkt si “besa shqiptare” (???????? ?????). Pra, balada ka origjinën nga
populli që e ka “besën” motor lëvizës dhe këtë e ka vetëm populli shqiptar.
Pyetjes normale që mund të bëhet në këtë rast për arsyen e ndodhjes së baladës në teritorin e Azisë së Vogël i japim shpjegimin se në Kostandinopojë dhe rrethinat e saj, prania e popullatës shqipfolëse ishte jo e pakët, qoftë si ushtarë të Kostandinit të Madh, qoftësi nëpunës apo mjeshtra të ndryshëm. Këta shqipfolës në origjinë, në Azinë e Vogël morën me vete familjet bashkë me përrallat e legjendat, baladat, ritet e zakonet të cilat i përdorën në vendin e ri. Kënga e vallzuar e Kostandinit, falë edhe emrit parakristian të heroit të baladës, njëkohësisht emëri i Perandorit, jo vetëm që u pranua në ambientet e perandorisë, por edhe është pritur me admirim qysh në fillimet e prezantimit të saj. Aty e dëgjuan grekët dhe si nëpunës administrate, e shkruan në letër, por nuk vunë origjinën e atyre që e kënduan, duke e kaluar me shpërfillje këtë fakt dhe pa menduar se po u humbisnin autorësinë..
Sarandë Nëntor 2020
[1]?. ?. ???????? ka
regjistruar 50 variante shqiptare të kësaj
balade në faqen 251- 253, (??????, ???????? ?????????????? ???) ????????????
??? ? «??????? ? ??????? ?????» https://inslav.ru/images/stories/people/makarcev/Makartsev_2011_Rastitelnyj_kod_v_Ballade_o_mertvom..
-Gjergj Shtuka “Tridhjetë këngë
dhe legjenda ballkanike, studim mbi origjinën historike.” Botues “Naimi” 2015
f.q.560 :-Në 1920 folkloristi grek Nikola Politis shkruan se kishte informacion për gjashtë variante shqiptare,
katër vllahe, pesë rumune, njëmbëdhjetë serbe(?), dyzete e tre greke dhe
shtatëdhjetë e tetë bullgare. Në 2010 Eusebi Prat aktualizon numërin e
varianteve greke në dyqint e pesëdhjetë.Përsa
i përket varianteve shqiptare, sipas Robert Elsie janë mbledhur të tilla kudo
ku jetojnë shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit”
[2]Auguste Dozon, ( 2
gusht 1822-31 dhjetor 1890) studiuesit francez dhe konsull në Janinë, i cili u
mor aq shumë me përrallat dhe traditat shqiptare, të cilat i botoi në Francë
duke filluar nga viti 1875.
-Shih te Luan Rama:
http://ëëë.standard.al/2014/10/14/kenga-e-konstandinit-dhe-atdheu-i-legjendes/
[3] Gottfried August
Burger( 31 dhjetor 1747- 8 qershor 1794) "Lenore"
("Leonora", "Leonore" ose "Ellenore"), është një
poemë e shkruar nga autori gjerman Gottfried August Bürger në 1773, dhe botuar
në 1774 në Göttinger Musenalmanach.
[4] (George Ioanou) Samuel
Bo-Bovy gjithashtu mbështeti greqishten e këngës, duke identifikuar djepin e
tij në Azinë Qendrore. Sot shumica e studiuesve bien dakord se kënga është një
nga këngët më të vjetra Greke dhe është krijuar në shek.9-të pas Krishtit në
rajonin e Azisë së Vogël – Kapadokia.(Kapadokya, greqisht: ??????????) është një rajon në Anadoll në Turqi.)(? ??????? ???-?????
?????? ?????????? ??? ???????????? ??? ??????????, ??????????????? ??? ???????
??? ??? ?. ????. ?????? ?? ???????????? ????????? ????????? ??? ?? ????????
????? ??? ?? ??? ????? ???????? ????????? ??? ???????? ???? ??? ??? 9? ?.?.
????? ???? ??????? ??? ?. ????? – ???????) Fjala e Alexi Glava 21.2.2016«??
???????? ??? ?????? ???????»
http://etaireialogotexnon.blogspot.com/2016/02/blog-post_21.html
[5]Linos Politis,
Historia e Letërsisë Moderne Greke, Fondacioni Arsimor i Bankës Kombëtare,
Athinë 1998 (red. I 9-të), 108-110.(????? ???????, ??????? ???
???????????? ???????????, ???????????? ?????? ??????? ????????, ????? 1998 (9?
??????), 108-110:
Këngët më të vjetra narrative që janë
shpëtuar nga ne duhet të konsiderohen "akritët" tanë të mirënjohur.
Ata njihen menjëherë për lashtësinë e tyre, përmendjen e arabëve dhe saraçenëve
dhe mbi të gjitha për përmbajtjen e tyre heroike dhe epike. […] Ata kanë lindur
në epokën heroike të Bizantit, në shekujt
9 dhe 10 dhe në Azinë e Vogël, nga ku u
përhapën në të gjithë Greqinë dhe popujt sllavë fqinjë. Nëse kënga e parë
njihet më mirë si "Tou gefyriou tis Arta"( Ura e Artës. shën.
im.T.M.)… dhe vijnë nga Azia Qendrore;
është historia tragjike e gruas së ndërtuesit mjeshtër, e cila duhet
sakrifikuar për të ndërtuar urën. Kënga e vëllait të vdekur është edhe më
tronditëse në tragjedinë e saj: është historia e mbinatyrshme e "Nënës me
nëntë djemtë e saj dhe një vajzë"
dhe të vëllait të vdekur i cili ngrihet nga varri nga mallkimet e nënës, për ta
përmbushur premtimi i tij për t’i sjellë nënës vajzën e saj të martuar tek një
i huaj - një temë analoge me "baladën e Leonorës" së njohur të
popujve evropianë. Nga Azia e Vogël, ku
u krijua fillimisht, kënga u përhap
në të gjithë Greqinë dhe, siç ka treguar hulumtimi, u kaloi sllavëve dhe
popujve të tjerë.
[6]Gjergj Shtuka
“Tridhjetë këngë dhe legjenda ballkanike…..” Botues “Naimi” 2015 f.q. 565
[7]Gjergj Shtuka
“Tridhjetë këngë dhe legjenda ballkanike…..” Botues “Naimi” 2015 F.q. 561
[8]Mund të hamendësohet që
krishtërimi e mori nga balada shqiptare fenomenin e ringjalljes.
[9]Gjergj Shtuka
“Tridhjetë këngë dhe legjenda ballkanike…..” Botues “Naimi” 2015 F.q. 567
[10]Gjergj Shtuka “Tridhjetë
këngë dhe legjenda ballkanike, studim mbi origjinën historike.”Botues Naimi”
2015 fq 115…Perandori Murik Tiberi, gruaja e Murrikut, Aelia Kostandina dhe
dhjetë fëmijët e tyre janë personazhe mjaftë të rëndësishme të këngëve
legjendare ballkanike. Motivet prej historisë së familjes perandorake hasen në
këngë shqiptare, sllavojugore dhe greke dhe madje temën e “vëllait të vdekur”
apo “Besën e Kostandinit” që e ka zanafillën edhe në historinë fatkeqe të
vrasjes së Murrikut,Aelia Kostandinës, nëntë tiberëve dhe udhëtimin legjendar
të djalit të madh Teodosit për të kërkuar ndihmë te motra dhe kunati Kasro II,
e ndeshim kudo në gadishullin ballkanik, në një numër të jashtëzakonshëm
variantesh.
-Motivet që u përkasin vrasjes së
familjes perandorake janë veçanërisht ai i vrasjes së nëntë vëllezërve, motivi
i martesës së motrës në një vend shumë të largët, ideja e udhëtimit të vëllait
të vdekur për ta sjellë,motivi i vdekjes së nënës, motivi i varrosjes në të njëjtin
varr me heroin, f.q. 560
-Ideja e ringjalljes mund të
lidhet me idenë , në rrëfimet e kronistëve bizantinë e paqartësisë së udhëtimit
të Teodosit, udhëtim i mbuluar nga legjenda dhe i përshkruar si mitik nga
kronistët bashkëkohës, apo dhe me të dhëna
për “ringjalljen” e Kostandinit V dhe Kostandin Dukës. Fq 567
[11]Pavarësisht shtesave të
kohëve të mëvonëshme.
[12]Gjergj Shtuka “Tridhjetë këngë dhe legjenda ballkanike, studim mbi origjinën historike.”Botues Naimi” 2015 f.q. 568… Në vargun e fundit të këngës N’vorr të Halilit dekun rranë..motivi i vdekjes së dy heroinave dhe varosja e tyre në të njejtin var me heroin, i referohen ngjarjes së vrasjes së Aelia Kostandinës dhe tre vajzave…. Perandoresha dhe tre vajzat u varosën në manastirin e Shën Mamesit, pranë Murrikut dhe gjashtë djemve..
[13] Gjergj Shtuka “Tridhjetë këngë dhe legjenda ballkanike,…” Emërtimi Dibranë është i përafërt me emrin tiberë. Informacioni mbi nëntë dibranët e vrarë e ka zanafillën mbi ngjarjen e vrasjes së nëntë “tiberëve” ku trupat e e burrave të fsamiljes perandorake (Murrik Tiberi) mbetën një farë kohe pa varosur fq 567.
[14]Dibranët kanë qënë
mjeshtra ndërtimi të shtëpive.