Kulturë
Neki Lulaj: Do të vij
E marte, 24.11.2020, 07:27 PM
Neki Lulaj
DO TË VIJ
Do
të vij
Kur yjet ia falin flladin natës së ëmbël
Avulli
i gurishtës stanin e merr ne gji
Klekat nga era qetë-qetë i nanurisin hënës
E
ti ëndërron takimin me një djalë të ri.
Do
të vij
Te
gurra e drurit pranë lugut
Kur
uji akull currilin kurrë s’e ndal
Do
pres agimin që e zbardhëllon tokën
E
ti të vish me bucelë ujë me marrë
Do
të vijë
Ti
syskifterja në mëngjesin me vesë
Eja
ecim zabelit mes fierit të njomë
Leqeve
këmbësorës së vjetër malit tatëpjetë
E
lumturia të na rritet sa ngjitet lart
një shqiponjë.
Do
të vij
Qetësinë
kësaj dite le t`ia prishin puthjet tona
Spërkatur
nga poleni polar i yjeve të dashurisë
Nën
këmishën vajzërore fshehur dy mollëkuqet
Ti
je për mua kaçurrelja e përjetësisë
NE SHPIRT
Unë
kam
Fjalë
shumë
Të
fërguara
Në
Cërit e gjalpit.
E
si me cërit në zemër
Për
të gjitha
Fjalët
e pambaruara.
Për
fjalët
Që
shkaktojnë sokëllimë
E
nuk i thashë kurrë.
Unë
belbani
I
mëhallës
NJË BOTË TJETËR
Diçka
nga brenda ma thyen heshtjen
Shpesh
me vend e rrallë pa vend.
Po
me djeg si meduza prek ndërgjegjjen
Vallë
kjo botë e madhe pse po hesht?
Bota çuditërisht është para kolapsi
Nga
një virus qe e krijoi njeriu vetë
Nuk
e kërkon askush se i kujt është faji
Për shekullin e
21-një është mëkat i vërtetë.
Thellë
në shpirt me gërricin shpezët me
kakarisje
Si
i agjësonin të gjalla pa gjyq e pa faj.
U
hap fjalë-rrufeja se gripi sulmon të reja shtigje
Digjeshin
në furra i groposnin si në një varr.
Shpërtheu
lajmi si vullkani më vonë.
Se
u përhap gripi-tërbimi i shtazëve, i
rrallë
Mbyteshin
shtazët gropoheshin në gropë
U
harrua shpejt e një lajm i ri vjen prapë.
Nuk
kuptohet kjo botë e civilizuar
Corona
virusi 19 tronditës po bën kerdi
Ku
e ka burimin adresën ky ferr i pambaruar
Vetëm
në emrin djallit “njeri”.
ÇAMJA JONË
Pullaz
e tavan e patëm qiellin
E
yllësia dritë hije lëshon.
Fluturojnë
engjëjt prekin Universin
Fjala
urtake e dashurisë na bashkon.
Do
ta gatuajmë bashkë e ta tjerrim kujtesën
Mëkatet t’i groposim
Në
moçalin e patave
në
batak t’i zhdukim harresën.
S’e
dua padijen e kryeneçësisë së shekullit plak.
Çuditërisht
në stinën e zogjve
Zogjtë
nuk cicëruan në pranverë mbi dritare
Bulkthi kishte zënë pusi
E
heshtja e shurdhëroi sheshin, e mira
çame
Diçka
më rrëshqiti mollëzave në faqe.
Akullnaja
e ngrohtë shkrihet në shpirtin qelibar.
Për
ty po dënes, o çamja ime verdhake
Shekulli
po ikën e unë të vij nga pas.
Po
flej e zgjohem unë, biri yt te pragu.
Ne
Paramithi gjumin e bëj jak.
O
do të vij,
o
do të vij të kulla e te oxhaku
Unë
nuk jam bonjak i lindur në Sokak
PSE
Askush
nuk e pranon fajin
As
mëkatin.
Edhe
pse me dashje a pa dashje vjen.
Gjatë
rrugëtimit brumin jetës ja merr
Ti
përkund
djepin
e vetmisë që sikut të çmend.
Monopatin
ia
mbylle vetes me mëri
Thirrjet
biblike ishin për ty zhurmë e mbërthyer.
Zgërdhiheshe
nga mëria me neveri..
Si
pasqyra me qelqin e thyer.
Ditët
e shtëngatave vijnë e ikin
Të
sjellin
muzgun
e zemrës me urrejtjen farmak
Si
ti feksin ëndërrat e trishtuara
Kur
ecën vetmia mbi kënetën moçal?
Universi
e feks terr nate dhe dritën në agim.
Kjo
botë e krijuar jep e merrr.
Mbi shkumën
katran e leshterikë ,
Bota
sharmin e mashtrimeve s`ta pëlqen.