Mendime
Florim Zeqa: Pozita dhe opozita, dy anët e së njëjtës "medalje"!
E marte, 24.11.2020, 07:24 PM
Pozita dhe opozita, dy anët e së njëjtës "medalje"!
Shkruan:
Florim Zeqa
Rënja
në gjumë të thellë dhe moskëndellja e qytetarëve nga agonia e pritjes, se
"nesër do të bëhet mirë", ka bërë që të mungojnë iniciativat e reja
politike.
Rënja
në gjumë të thellë e intelegjencës apo trurit të kombit, të cilët hezitojnë dhe
vetëm vëzhgojnë se çafrë po ndodhë, pa e marrë as edhe një iniciativë të vetme,
duke pritur ndryshime spontane apo siq e thotë populli "çka të bjen
zoti" ka demoralizuar qytetarët e vendit!
Heshtja e
intelektualëve, vrastare për vendin
Është
e pafalshme heshtja për intelektualët e të gjitha kategorive, e brezit të
vjetër dhe të mesëm, por edhe e brezit të ri të intelektualëve, të cilët
zgjidhje të vetme e shohin largimin nga vendi e jo qëndresën dhe luftën kundër
të keqës, e cila tani e dy dekada e ka pllakosur keq vendin tonë.
Përderisa
në të gjitha vendet e zhvilluara dhe demokratike zgjedhjet sjellin freski në
skenën politike, zgjidhje dhe ndryshim, tek ne asnjërën, por vetëm vazhdimësi
dhe riciklim të të njëjtave figura politike.
Po
ndodhë pikërisht kështu, për faktin se në zgjedhje po shkohet pa alternativa të
reja dhe me kauza të rrejshme të këtyre partive të qelbura dhe politikanëve të
infektuar nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. I quajta kështu, pasi të
tilla janë partitë aktuale dhe politikanët që e sundojnë skenën tonë politike.
Të
gjitha partitë politike, pa dallim pushtet dhe opozitë s'janë gjë tjetër veqse
korporata fitimprurëse për liderët dhe servilët e tyre, puthadorëve të
pushtetit dhe karrieristëve të cilët janë të gatshëm të fashitin çdo gjë që ju
del përpara për mbrojtjen e posteve dhe privilegjeve që ua ka sjellë nëna
parti!
Pa lindjen e një
alternative të re politike nuk ja vlenë të dilet në zgjedhje
Në
procesin e ardhshëm zgjedhor duhet dënuar të gjitha partitë politike pa dallim
me abstenim zgjedhor, përkatësisht me mosdalje të qytetarëve në zgjedhje.
Dalja
e qytetarëve në zgjedhje pa një alternativë të re politike do të thotë
vazhdimësi e politikës së vjetër, e
kapjes së shtetit nga e njëjta klasë politike, por me paketim të ri.
Të
gjitha partitë pa dallim janë bërë të njëjta, të qelbura nga bishti e deri tek
koka, prandaj si i tilla çfarë janë nuk mund t'i sjellin vendit ndryshim.
Ata
që e sunduan skenën politike për dy dekada, nuk mund të paraqesin ndryshim për
vendin, për shkak se duke qenë mekanizëm i një mulliri (skene politike) të
konsumuar nuk pqaraqesin risi në skenën politike.
Mulliri
politik në të cilin janë grumbulluar lloj-lloj drithërash (ujemesh), nga i cili
do të gatuhet sërish i njëjti produkt, me një paketim (mashtrim) të ri politik
do të jetë ushqim i ligë për qytetarët, të cilët, vetëm kur të fillojnë ta hanë
bukën e gatuar prej shumë ujemesh, do e ndjejnë njëkohësisht aromën e grurit,
të misrit, të elbit, të thekrës,...por aomën e exhrës do ta ndjejnë vetëm kur
t'u mbetet kafshata në fyt!
Mosvotimi
i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike e vërteton atë që ceka më sipër, se
politikanëve në përgjithësi u mungon dashuria për vendin dhe se deputetët në
veçanti nuk i votojnë ligjet sipas interesave të qytetarëve por sipas
intereseve partiake, klanore dhe personale.
Krizat
e shkaktuara në Kuvendin e Kosovës janë të gjitha me prapavijë partiake dhe për
qëllime elektorale duke e dëmtuar shtetin dhe interesin e qytetarëve.
Shkaktimi
i krizave të njëpasnjëshme institucionale në vend janë produkt i kësaj klase
politike, e cila asnjëherë nuk u muar seriozisht me problemet e qytetarëve, por
vetëm për interesat e tyre personale.
Lufta
për pushtet mes partive politike në skenën parlamentare është bërë aq e ashpër,
primitive dhe turpshme, saqë partitë nuk dallojnë më për asgjë nga
njëra-tjetra.
Ata
që vrapojnë pas pushtetit nuk e mbajnë hallin e shtetit, kurse ata që e duan
shtetin nuk vrapojnë pas privilegjeve të pushtetit. Mes partive politike po
bëhet luftë për për pushtet dhe privilegje duke shpërfillur deri në skajshmëri
interesin dhe të drejtat e qytetarëve.
Këndellja e qytetarëve,
ndëshkim për klasën aktuale politike
Më
e mira do të ishte, sikur të ndodhte reformimi i partive politike. Por, meqë
një gjë e tillë nuk ka mundësi të ndodhë në rrethanat aktuale, shkaku i kapjes
së tmerrshme nga grupet e interesit, shtrohet nevoja urgjente e lindjes së një
alternative të re politike.
Në
mometin që të këndellen qytetarët për votimin e një alternative të re politike,
këto parti politike do të bien sikurse kullat prej letre, pasi asnjëra prej
tyre nuk ka punuar në të mirën e qytetarëve, por vetëm e kanë marrë bekimin
(votën) e tyre për të abuzuar me institucionet e vendit.
Me
bekimin (votën) e qytetarëve, të njëjtat parti dhe të njëjtit politikan për 2
dekada e mbisunduan skenen politike duke u ngritur në karrierë politike përmes
kauzave të rrejshme dhe duke u pasuruar mbi kurrizin e qytetarëve të varfër,
mbi vuajtjet dhe sakrificat e panumërta të qytetarëve.
Është
momenti i fundit që të ndodhë vetëdijësimi dhe ndërgjegjësimi qyterar për
largimin e kësaj klase kusarësh nga skena politike. Nëse kjo nuk ndodhë
shpejtë, me riciklimin e figurave politike i rrezikojmë t'i humbim edhe 2
dekata tjera nga mashtruesit e rinjë të 'mullirit të vjetër' politik.
Zgjidhja
është në dorën e qytetarëve të vendit. Verdikti i tyre, i mirë apo i keq do të
përcaktoj fatin tyre dhe të vendit në përgjithësi për 20 vjetët e ardhshme e
ndoshta edhe për më gjatë!
Ata
që tentojnë të vijnë dhunshem apo me mashtrime në pushtet, mos të harrojnë se
në të njejtën mënyrë edhe do të largohen!.
Shpresa
mbetet tek ngjizja e një alternative të re politike dhe tek vetëdijësimi i
qytetarëve, me mosvotimin e politikanëve mashtrues si e vetmja mundësi për
largimin e kësaj klase të papërgjegjshme nga skena politike.
Vetëm
dalja në skenë e një force të re politike, do të mund ta kthejë shpresën e qytetarëve për jetë në këtë vend. Është domosdoshmëri e kohës që kjo të ndodhë sa më
parë, në mënyrë që kasta aktuale politike të largohet nga skena dhe në vend të
saj të vie një klasë e re politike e përgjegjshme, e pakorruptuar nga brenda
dhe e pashantazhuar nga forcat e jashtme.
Ndryshimet
substanciale në skenën politike dhe shoqërore të vendit tonë, mund të arrihen
vetëm me bashkimin e mendjeve dhe zemrave, bashkimin e kapaciteteve
intelektuale të qenjes sonë kombëtare, me bashkimin e të gjitha forcave
progresive dhe të padjallëzuara njerëzore që jatojnë në vendin tonë dhe në
Diasporë.