Kulturë
Jahja Drançolli: Përpjekjet e Gjin Gazullit për t’i vënë themelet e një biblioteke, 1465
E hene, 23.11.2020, 08:44 PM
Përpjekjet e Gjin
Gazullit (Johannis Gazoli), për t’i vënë themelet e një biblioteke publike në
Raguzë në vitin 1465!
Nga
Jahja Drançolli
Gazulli,
më 31 janar 1430 do të gradohet për doktor të arteve të lira në njërin ndër
universitetet më të njohura të kohës, Universitetin e Padovës (Gymnasium
Patavinum). Të dhënat relevante të kohës dëshmojnë se Gazulli kishte një
bibliotekë të pasur me fonde të llojllojshme. Dorëshkrimet dhe librat ai i
kishte sjellë në Raguzë nga Italia. Së këtejmi dihet se Gazulli kishte lënë një
arkë librash në bazilikën e Shën Gjystës (Basilica di S. Giustina) në Padova.
Sa ishte interesuar Gazulli për bibliotekën e vet, njoftime mbrelënëse ofron
testamenti i tij (Testamentum venerabilis magistri Johannis Gazoli artium
doctoris et astronomi preclarissimi), që mban datën e 19 shkurtit 1465, ku
përveç tjerash bëhet fjalë edhe për bibliotekën e tij, të cilën ia lë
“Katedralës së Raguzës [...] i dhuroj të gjithë librat që kanë të bëjnë me të
drejtën ligjore dhe Librin e Shenjtë, me detyrimin dhe kushtin që t’i vendosin
në një vend, ku do të qëndrojnë gjithnjë [...].” Me këtë legatë Gazulli ka bërë
përpjekje që t’i vë themelet e një biblioteke publike në Raguzë, e cila
konsiderohet si e para në qytetet!
Burimi: Gjin Gazulli, astronom
dhe diplomat i shekullit XV, Prishtinë, Rilindja, 1984, 48-56, 101-102.