Mendime
Florim Zeqa: A e ka humbur kuptimin liria!?
E premte, 20.11.2020, 07:20 PM
A e ka humbur kuptimin liria!?
Shkruan:
Florim Zeqa
Secili
që e shprehë mendimin e lirë, i vë emrin dhe mbiemrin e vet në fund të shkrimit
si shprehje e identifikimit dhe marrjes së përgjegjësisë, por askush nuk
dëshiron të marrë përgjegjësinë për dështimet në qeverisjen e vendit!
Liria e Kosovës sikurse
fitorja e Pirros
Secila
luftë për çlirim nga pushtuesit i lë pas dëshmorët dhe heronjët, trimat dhe
frikacakët, martirët dhe viktimat. Por liria e jonë ka diçka më shumë se kaq, i
ka abuzuesit dhe përfituesit-politikanët milionerë dhe të varfërit ekstrem.
Disa
qëllimshëm po tentojnë t'i marrin meritat e çlirimtarëve faktik të vendit tonë,
të cilët janë shndërruar në sundimtarë të një populli të varfër dhe të
getoizuar.
Nuk
e di për cilën liri po flasim, kur kjo liri ende është kushtëzuar dhe e
monitoruar nga ata që na çliruan!?
Liria
në të cilën po thirremi, nuk e kemi fitue vetë, por na sollën të tjerët, po na
del si "fitorja" e Pirros kundër romakëve!
Duke
ia hjekë nga një copë tokë dhe duke e enklavizuar Kosovën me serbë nga brenda,
gjithnjë e më pak po mbetet shtet, e shumë më pak territor etnik.
Pa
u zgjatur në elaborimin e dështimeve të qeverisjeve të pas luftës, e vetmja gjë
pozitive është se, që 21 vjet nuk e kemi çizmën dhe kamgjikun serb mbi kokën
tonë, për çka nuk e kemi frikën e lëvizjes së lirë brenda kufijve të Kosovës.
Liri për pushtetarët,
getoizim për qytetarët
Por
në këtë Kosovën e lirë, qytetarëve të vendit përveq mungesës së lëizjes së lirë
jashtë vendit, po u mungon mirëqenja dhe barazia qytetare si pasojë e mungesës
së zhvillimit ekonomik dhe mosfunksionimit të sistemit të drejtësisë.
Mirëpo,
kjo nuk është pengesë edhe për politikanët e korruptuar dhe inkriminuar
kosovarë, të cilët me familjet e tyre i gëzojnë të gjitha të mirat e kësaj
bote.
Pushtetarët
aktualë nuk mërziten fare pse qytetarët kanë mbetur të izoluar, të varfër dhe
të pashpresë. Përderisa familjet e komandantëve të djeshëm-politikanëve
milionerë hanë me lugë të arit, familjet e dëshmorëve përballen me kafshatën e
gojës, duke i numëruar centët e fundit në xhepat e tyre.
Përderisa
bartësit e fondeve të luftës vodhën djersën e mërgimtarëve, këta të fundit u
harruan dhe anashkaluan nga të gjitha qeveritë e Kosovës. Si ngushëllim u kanë
mbetur faturat dhe bonat fiskal të 'Qeverisë në Ekzil'.
Si
pasojë e kësaj situate, mërgimtarët në vend që të riatdhesohen në Kosovë, po
blejnë shtëpi e banesa në perëndim, ndërsa qytetarët i madh e i vogël po
përpiqet të ikë nga ky vend i pashpresë, i sunduar nga mafio-politika dhe
nëntoka kriminale, e zhytur në krim të organizuar dhe korrupsion të paparë deri
më tani në trojet shqiptare.
Kjo
nuk është liria për të cilën është luftuar, nuk është Kosova për të cilën është
sakrifikuar!
Deputetët mashtrues në
shërbim të agjendave partiake
Se
vërtetë deputetët e Kuvendit të Kosovës janë vënë në shërbim të agjendave
partiake, e dëshmon mosvotimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike dhe jo
vetëm.
Mos
votimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike po e tregon fytyrën e vërtetë
të deputetëve mashtrues dhe hipokrit karrshi qytetarëve të vendit. Është hera e
10 më radhë që po dështon votimi i këtij ligji me interes jetik për qytetarët e
vendit.
Gjuha
fyese dhe denigruese deputetëve kundër njëri-tjetrit e ka kthyer Kuvendin në
arenë gladiatorësh që dirigjohen me telekomandë nga liderët partiakë.
Politikanët
hajna, në vend që t'i thonë njëri-tjetrit kolegë, i thonë hajn!. Ne e dimë që
janë kolegë, por nuk e dimë cili është më hajn se tjetri!?
Mos
pjesëmarrja e deputetëve në Kuvend, përkatësisht sabotimi i votimit të ligjeve,
përveqse papërgjegjësi, e paraqet lojën më të turpshme e të zgjedhurve të
popullit, të cilët janë shndërruar në bllokues të procesit ligjvënës në vend.
Nëse
nuk lëvizin shpejtë gjërat për të mirë, atëherë Kosova do të rrëshqas në një
kolaps të thellë politik, ekonomik dhe shëndetësorë nga pandemia, nga i cili
vështirë do të dilet më!
Këto
lojëra të ulëta të deputetëve në Kuvend, duhet t'u shërbejnë si mësim
qytetarëve, për të mos ua dhënë më votën këtyre partive të dështuara politike,
por t'i dënojnë në procesin e ardhshëm zgjedhor, duke abstenuar nga dalja në
zgjedhje deri në lindjen e një alternative të re politike.