Mendime
Drita Rrapi: Koha dhe historia do ta thonë fjalën e fundit!
E hene, 16.11.2020, 10:19 PM
Koha dhe historia do ta thonë fjalën e fundit!!!
Shkruan
Drita Rrapi
Këto
ditë Kosova po përballët me një realitet të hidhur dhe sfidues jo vetëm për ne
si shtet por edhe pêr gjithë opinionin ndërkombëtar. Ajo u vu edhe njëherë para
një sprove të vështurë dhe një padrejtësie të radhës e që epilogu i saj është
drithërues. Shumë debate, polimika, vlerësime e shkrime i pamë e i degjuam këto
ditë dhe vazhdojnë të jenë në fokus të ditës. Secili në mënyrën e vet, dikush i
bie thumbit e tjetri patkonit , here duke i lavdëruar e hërë duke i sharë e më
shumë duke hedhur barut në zjarr.
Padashur
me u ndalë në analizë të tillë dua ta veçojë arsyen time që më nxiti ta shkruaj
këtë shkrim edhe pse kesaj radhe nuk deshta te shkruaj Shkak u bënë reagimet
dhe veprimet e disa njerëzve të hasdisur nga gëzimi që u burgosën disa krerë të
Shtabit të Përgjithëshëm te UÇK-ës. Nuk kam besuar se doza e opiumit që morën
nga kabineti eksperimental Çubrilloviqjanë te arrijë efektin kulminant në këtë
kohë.Të paktën si nuk u vetpërmbajtën për meni ( inat ) të shkijeve , sikur
t‘mos kishin pikë gjaku shqiptar. Dorën në zemër është i kupueshëm gëzimi që
shfaqën serbët për këto burgosje kur dihet fakti se ata tash më shumë se një
shekull punojnë e luftojnë për shkatërrimin e kombit shqiptar.Atëherë lind
pyetja: prej nga po burim gjithë ky entiziazem me ngritje dollishë ?! Dhe
padashur rikthehem në periudhën e luftës, atëherë kur filluan sulmet e para guerile të
UÇK-ës mbi caqe të caktuara të policisë serbe e nga udhëheqia politike e
Kosovës evidentohëshin si „grupe terroriste“ , por nuk u mjaftuan me kaç.Kur
lufta fillojë të marr përmasa luftëtarët u cilësuan si „ të pa shkollë“ e që
„dojnë me e djegë vendin“. Deklarimet e tilla aso kohe kishin vetëm një synim;
dobësimin dhe shkaterrimin e UÇK-ës si te vetmën forcë reale që çonte drejt
çlirimit të Kosovës.
Sot
nuk po mund ta mohoj faktin se pikërisht nën komandën e këti SHTABI (i mirë apo
i keq ), janë organizuar nënshtabet operative në gjithë Kosov?n dhe kanë
vepruar nën komandën e saj, janë
mobilizuar mijëra ushtar jo vetëm brenda
trojeve shqiptare e diasporë por edhe nga Amerika e largët me batalionin
„ATLANTIKU“. Nën ëmblemën e kësaj ushtrie kanë rënë qindra DËSHMORË TË KOMBIT, dhe nese dikush nuk ka sy të ndërgjegjiës
kombëtare e miopia ogurzeze ua ka vërbu sytë.
Le
t‘i vizitojnë varrezat e Dëshmorëve te Kombir në Prekaz, Gllogjan, Shalë, Llap, Prizren , Koshare e gjithandejë nëpër
Kosovë.
Tani
nuk është koha ta kamuflojmë situatën duke u përpjekë me e nderlidhë gjykimin e
tyre me veprimet e bëra paslufte se ata nuk po gjykohën për gjëra të tilla, prandaj
dhe nuk kemi nevojë t‘i fryëjm zjarrit kur kihet parasyshë se aktakuzat e tyre
tashmë janë të çarta dhe secili prej neve (kuptohët kush ka dasht me i ditë ), ka
pasur mundësi me i degju përmës mjetëve tê informimit. Gjithashtu u kuptua dhe
mirë u informuam se një pjesë të këtyre akuzave e ka mbledhur ish prokurori
serb Vukçeviq i cili i ngazëllyër nga efekti i punës së Ti e pranojë edhe para
mediave.Zingjiri vepruës i krijimit të Gjykatës Speciale e ka një adresë -
Serbinë.Ajo për njëzetë e një vjet rresht nuk pushojë për asnjë moment punën e
saj për ta kontestu para opinionit ndërkombëtar luftën e pastër të UÇK-ës ecila
ishte luftë gjithëpopullore dhe çlirimtare.
Për
fat të keq këto ditë patëm fatin të shohim skena tronditëse të bastisjeve e
burgosjeve të disa prej krereve të Shtabit të UÇK-ës , skena këto që të
rikthenin në vitet e nëntëdhjeta të shekullit njëzete. Mosrespektimi i
shtetësisë së Kosovës nga policia e EULEX dhe vënja e policisë sonë në pozita
të palakmuëshme është e pafalëshme për klasën tonë politike. Trajtimi i padinjitetshëm
i të akuzuarve dhe heshtja e një pjese të politikanëve tonë përballë kësaj
situate të jep me kuptu për krizën e
madhe politike e juridike që ka mbërthy vendin tonë.
Prandaj,
o sot o kurrë është obligim moral e atdhetar i gjithësecilit prej neshë ti
ndalim akuzat ndaj atyre që luftuan për liri , ti ruhemi mallkimit të gjakut që u derdh për
këtë vend. Ta lemë historinë ta thotë fjalën e saj se mjaft luftuam e punuam
kundër vendit tonë. Është koha të mos hapim plagë në trupin tonë se dhe ashtu
kemi shumë që ende kullojnë gjak.