Mendime
Gani Mehmeti: Toponimet me emrin Kisha në Llap
E hene, 16.11.2020, 09:59 PM
TOPONIMET ME EMRIN KISHA NË LLAP
Nga
Gani I. Mehmeti
Ne këtu nuk do të
lëshohemi dhe as që e kemi për temë të flasim për fenë.
Si dihet, Serbia
përpiqet të manipulojë me kishat në Kosovë, gjoja se në bazë të tyre dhe
manastireve fetare, Kosova na qenka serbe!
E, kjo është vetëm një përpjekje për përfitim, ndërsa realiteti është
krejt ndryshe.
Se kishat ishin të
shqiptarëve, flet numri i madh dhe shumë i hershëm i kishave në trevën e
Llapit, ani pse sot në llap nuk di të ketë ndonjë të krishterë. Ndërkaq, unë
nuk jam në dijeni se edhe kisha më e vjetër dhe më e re, ajo e ndërtuar në
vitin 1929 mbas pushtimit të Kosovës nga Serbia dhe mbasi ajo kishte vendosur
administratën në Llap, se kishin
shfrytëzuar për rite fetare apo jo. Për kishat e tjera, as që kanë qenë të
interesuar e nuk di se kanë ditur gjë për ekzistimin e tyre me mijëra vite
ndoshta.
Llapi ka pasur
banorë të krishterë, qoftë katolik apo ortodoks, ata kishin pasur të ngritura
edhe kishat, por që nuk është asnjëra nga të vjetrat, të cilat nuk dihet kur
ishin ngritur.
Me këtë, po duam
t’u themi serbëve, qeverisë së saj dhe kishës serbe, se këto kisha në Llap kanë
qenë të gjitha në shfrytëzim të shqiptarëve deri në momentin kur ata
masovikisht u konvertuan në muslimanë, edhe këtu me dhunë, jo me dëshirën e
tyre. Këtu mund të më kundërvihet dikush nga muslimanët e sotëm, por ata të
moshës sime e pak më të rinj dhe të gjithë më të vjetrit, dinë se prindërit e
gjyshërit tanë thoshin:
Me shpatë kemi ardhë në dinë!
Për mua, edhe me
vetëm këtë thënie kaq të shkurtër, më lë të kuptojë mënyrën se si kanë ardhur
në muslimanizëm shqiptarët e trevës së Llapit dhe të të gjitha trevave
shqiptare. Unë nuk jam për e as kundër feve.
Feja ka pasur
rolin e edukimit të njerëzve keqbërës, që ata të mos bëjnë të këqia, me çka
them se fetë kanë pasur (nuke di sot sa e kanë) qëllimin e mirë. Mirëpo, sot
çdo fe është politizuar. Më shumë se të gjitha fetë e tjera, është e politizuar
feja ortodokse serbe, e cila, nuk bën agjitacion për qëllimin e saj që e ka,
por është e lidhur këmbë e krye me shtetin e Serbisë dhe i prin asaj në plane
të ndryshe për zhvillimin e luftës kundër shqiptfarëve në të gjitha drejtimet;
me pushtimet e tokave, me djegien e tokave e popullit shqiptar, me përndjekjet
nga tokat e tyre, me shpërnguljet jashtë Kosovës, ashtu si dikur nga Sanxhaku i
Nishit dhe ai i Tplicës etj., që nga Nishi e deri në kufirin Kosovë –
Serbi më 1878 e më vonë.
Edhe sot, përmes
fesë ortodokse serbe, të ngujuar në Manastiret shqiptare qoftë në Deçan e
Graçanicë, ata e luftojnë shqipotarizmin dhe përpiqen të përfitojnë territore
tjera në Kosovë dhe statutet e veçanta për këto kisha e manastire “serbe”.
Sot në trevën e
Llapit kemi në 28 fshtra toponimi (vende me emra) të kishës. Sikur të kishin
qenë këto serbe, nuk do i linte Serbia, por nuk kanë qenë, ashtu sikur nuk janë
as manasitret.
Dihet mirëfilli se
vetë Mavrajt e Istogut deri vonë kishin paguar taksën fetare në manastirin e
deçanit, pse ata deri vonë i takonin ortodoksisë shqiptare. Mavriqët në
përgjithësi, deri vonë ishin betuar në Kishën e Manastirin Deçanit.
Kështu, deri me
prëfundimin e luftës më 1999, më shumë kemi emra vendesh me emrat e kishave se
sa të xhamiave, të cilat janë edhe shumë më të reja se sa ndërtimi i kishave..
E, pas vitit 1999,
me investimet nga shtetet e ndryshme muslimane, si Turqia, shtetet arabe, si
dhe nga vetë Serbia, gati në çdo fshat është ngritur nga një xhami. Dhe, është
për t`u shënuar se në shumë fshatra kanë dhënë premtime edhe për ndërtimin e ndonjë
shkolle, por, premtimet kane mbetur vetëm premtime.
Atë që ta jep
anmiku – mos e merr! – popullore.
Sot në mberë
trevën e Llapit ekziston vetëm një kishë – ajo në Podujevë, e ndërtuar në vitin
1929, pra shumë vite mbas pushtimit të Kosovës nga kolonistët serbë, më 1912.
Pa e zgjatur më
shumë, po i japim emrat e fshatrave në Llap me emra të kishës:
Kisha (Sallabajë),
Kisha (Reçicë),
Kodra e Kishës (Bradash),
Te Kisha (Brecë)
Te Kisha (Buricë)
Te Kisha (Barainë)
Te Kisha (Brainë)
Ara e Kishës (Batllavë)
Te Kisha (Bërvenik)
Kisha, Vorret e Kishës (Bellosica)
Livadhi i Kishës (Rakinicë),
Prroni i Kish`s (Dyz),
Rrafshina e Kishës (Lladoc)
Bokat e Lugut të Kishës, Te Prroni i Kishës (Herticë),
Malet e Kishës, Te Kisha (Kalaticë)
Reka e Kishës, Gurina e Kishës, Ura e Kishës,
Përroni i Kishës, Kisha e Kuqe (Katunishtë),
Gurina e Kishës (Popovë)
Ara e Kishës, Përroni i Kishës (Lupç i Epërm),
Kisha, Livadhet e Kishës (Metërgofc),
Arat e Kishës (Sfeçël),
Kisha, Lugu i Kishës (Lupç i Poshtëm)
Kodra e Kishës, Kroni i Kishës (Dumnicë e Poshtme),
Kodra e Kishës (Dumnicë e Epërme),
Reka e Kishës (Llapashticë e Poshtme),
Qarri i Kishës (Lezhnicë),
Roga e Kishës, Lugu i Kishës ( Surdull),
Te Kisha (Metehi)
Te Kisha (Surkish).
Kjo na tregon se
kishat kanë qenë, por ato ishin jo serbe, jo sllave. Kështu, me ardhjen e
serbëve, ata u përpoqën t`i quanin si të tyre, por, nuk u morën as me
meremetimin e tyre, çka mbetet të kuptohet se nuk investuan në monumente të të
tjerëve, në këtë rast në monumente fetare shqiptare.