Mendime
Dedë Preqi: Tërbimi i Serbisë dhe betimi ndaj Kosovës
E merkure, 11.11.2020, 08:59 PM
TËRBIMI I SERBISË DHE BETIMI NDAJ KOSOVËS
Nga
Dedë Preqi
Serbia
si gjithherë ishte e tërbuar ndaj
Kosovës, andaj edhe sot betohet në kokën e saj, por edhe pse i rrah me rrëmbim
pulsi i brendshëm i saj i sëmurë prej kohësh dhe i miteve të çelbura, e cila
betohet edhe sot para qytetarëve të vet, duke e rrumbullaksuar Kosovën nën
kushtetutën e vet, duke e ditur mirë një gjë të tillë se Kosova, kurrë nuk do
të jetë pjesë përbërëse e shtetit të saj, që prej Marrëveshjes së Kumanovës, të
vitit 1999, në praninë e NATO-s, dhe Bashkësisë Ndërkombëtare.
Qëllimi
i politikës së Serbisë, është që kurrë të mos e thotë të vërtetën dhe
realitetin për Kosovën, por qëllimet e saja janë kontraverse dhe
destabilizuese, janë të llojit të krimbave helmues, që veprojnë nën lëvozhgën
drunore për një kohë të gjatë me një insistim të shkatërrimit dhe eliminimit të
trungut dardan. Krimbat e llojit të tillë veprojnë pa pushuar edhe kësaj dite
mbi rupin e regjur të Dardanisë, ndonjëherë sikur këtë trung të plaguar e të
çveshur nuk e mbronë dinjitetshëm asnjë roje e vërtetë…
Serbia
sikur po aktëron edhe sot para BE-së, dhe Institucioneve Ndërkombëtare, me
aktet e çoroditura dhe provokative ndaj shtetit të Kosovës, e cila po ia
mjegullon të ardhmën edhe qytetarëve të vendit të vet me një lloj çeverisje
destruktive dhe labile, kinse duke bërë hapa drejtë Evropës, në realitet
orientimin dhe mbështetjen e armatimit e merr nga Rusia, Turqia dhe Kina.
Dalja
e sërishme në skenë e sjelljeve dhe politikës së Sërbisë, ndaj shtetit të
Kosovës, është vetëm një lojë politike dhe proces i vazhdimit të përshkallëzimëve
të marrëdhënieve në mes këtyre dy vendeve dhe dy popujve, e kopjuar nga kaosi i
veprimeve më ç’njerëzore nga qeveritë e kaluara dhe vazhdimi i qeverisjes së re
të Serbisë, në krye me protagonistët e njëjtë sikur që janë, Vuçiq dhe Daçiq.
Në
këto rrethana, Serbia është e njëjta, po ajo e kaluara, e cila dëshiron të
mbetët e njëjtë, për të lozur rrolin e
një « kulqedre » në Ballkan,
që të jetë e gatshme për të ndëshkuar fqinjët e vet dhe popullatën jo serbe.
Prandaj,
Kosova e ka të vështirë të nxjerrët nga kthetrat e kësaj kulqedre, apo të
përballët drejtë përsëdrejti me llojin e një bishe të tillë, nëse shqiponjat
tona janë të ndara dhe e iritojnë njëra-tjetren, dhe nëse nuk e kemi përkrahjen
e SHBA-ve, dhe të miqve ndërkombëtarë.
Kosova
e ka vështirë të nxjerrët nga kthetrat e një përbindëshi të tërbuar, nëse ky
vend në qeverisjen e vet vendos njerëz të akuzuar për krime dhe korrupsion,
njerëz të dyshimtë dhe të pa aftë për të udhëheqë shtetin, njerëz të pasinqertë
dhe pa merita, që në një formë të pavarur dhe dinjitetshëm do mbrojnë interesat
e kombit dhe qytetarëve të këtij vendi.
02/11/2020