E enjte, 26.11.2020, 05:45 PM (GMT)

Komente

Dedë Preqi: Atdheu më i ëmbël se asgjë tjetër

E diele, 25.10.2020, 04:02 PM


ATDHEU MË I ËMBËL SE ASGJË TJETËR

Nga Dedë Preqi

Virusi covid 19, po e bënë të vetën në mbarë botën, njerëzimi në shumë vende i mbyllur në shtëpi dhe në karantina, që e ka të vështirë t’i shpëtojë kësaj situate  deri në fund, por kur është fjala për pasojat e përgjegjësisë ndaj vetëvetës dhe të tjerëve, që të mbrohet nga kjo epidemi e rrezikshme, e cila po na merr një copëz kohë kogjo të madhe deri atëherë që të kemi shpresë për ta kaluar dhe të kemi një gjendje normale.

Sikur edhe vendet tjera edhe Kosova, po përballët me atë kaçikun e vet, e cila deri me sot mirë ia ka dalë, por kjo luftë nëse zgjat shumë, ky vend duhet ti rris kapacitetet e veta, që të ballafaqohet  me këtë luftë të pa parë dhe frontale,  që ka njohur njerëzimi ndonjëherë në këtë shekull.

Këta fëmijë në Aroportin e Prishtinës, luajnë dhe kërcejnë sikur nuk ekziston covid 19, fare...

Vetë fjala virus, na bënë të kuptojmë se kemi të bëjmë me një armik viral, i cili vjen përballë dhe të sulmon pa e parë fare, sikur në këtë rast, si asnjëherë tjetër duhet të jemi unik dhe më shumë të kujdesshëm për vetën, por dhe për tjerët, duke qenë të vetëdishëm se në momentin kur nuk do jemi përgjegjës për vetëvetën, do bëhëmi të pa përgjegjshëm edhe ndaj të tjerëve, duke infektuar dhe rrezikuar të gjithë për rreth nesh dhe masën e gjerë.

Prandaj, logjika e jonë dhe ajo e botës, nuk e ka vëmendjen vetëm në drejtim të Wuhanit në Kinë, apo në supën anekdotike të përgaditur nga lakuriqi që infektoi pacientin e parë, por duhet të  shikohet më largë në të ardhmën e fatkeqësive tjera që munden me qenë edhe më tragjike, duke llogaritur në matematikën e rritjes së përgjithshme të pacientëve në mbarë globin.

Prandaj, si gjithë bota e viktimizuar ndaj kësaj pandemie, të marrim parasysh Kosovën dhe popullatën e saj, e cila me kapacitetët e veta bënë përpjekje maksimale për të parandaluar përshkallëzimin dhe përhapjen e saj në masë më të gjërë, edhe pse sëcili e ka të njohur brutalitetin e  këtij rreziku, sikur është e pa mundur të bëhët një shkëputje e marrëdhënieve dhe kontakteve fizike në mes mërgimtarëve tanë me atdheun e tyre.

Vetëm në aeroportin Adem Jashari këto ditë në Prishtinë, fluturojnë me dhjetra aeroplana, që vijnë e shkojnë me përplot udhëtar nga vendet e ndryshme perëndimore, sidomos nga Zvicërra dhe Gjermania, të cilët edhe në këtë rast të veqantë sikur asnjëherë tjetër, nuk çëndron ndonjë bariere që ndalon dhe ndërpret relacionet e tyre me atdheun.

Dhe e veqanta e gjithë kësaj «murtaje» virale, të cilën e tërë bota e shikon si krizë të përgjithshme, qytetarët më të rrezikuar do të ishin po këta njerëz që lëvizin prej një vendi në vendin tjetër, në fakt janë edhe mërgimtarët tanë të shpërndarë nëpër vendet e ndryshme të botës, të cilët edhe përgjatë kësaj situate, ata nuk e kursejnë as shëndetin në veqanti në çastët më delikate, sikur që janë rastet e vdekjeve në familje në atdheun e tyre.

Edhe pse një situatë e tillë pasigurie dhe e bezdishme, e cila nuk do shumë fjalë më shumë se përgjegjësi dhe përkujdesje,  dhe me një insistim optimist se do gjindet  “ilaqi” i kësaj pandemie, por në mungesë të fjalëve do vërejmë fotografitë e këtyre fëmijëve mërgimtarë me prindërit e tyre në Aeroportin Adem Jashari në Prishtinë, luajnë dhe kërcejnë me ndjenjat dhe emocionet e tyre sikur edhe më parë mbas pushimeve sezonale në atdhe.

Nga këto  pamje të fëmijëve, sikur nuk ka të ngjarë asgjë dhe sikur nuk ekziston asnjë lloj kovidi që i ndalon, kur ata i shikon duke lozur dhe të ngazëllyer nëpër hapësirat e aeroportit të Kosovës, që presin fluturimin dhe shpërndarjen e tyre nëpër vendet ku jetojnë dhe veprojnë, por mbi të gjitha, atdheu i tyre duket se është më i ëmbël dhe më i kuptimtë se çdo gjë tjetër në jetë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Entela Binjaku: Denonconi dhunen kunder gruas


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora