Mendime
Skender Jashari: Mbështetje të hapur terrorizmit islamik nga zërat armiqësorë të Kosovës
E shtune, 24.10.2020, 07:58 PM
Mbështetje të hapur, mbështetje të tërthortë të terrorizmit islamik dhe propagandë moderne terroriste islamike nga zërat armiqësorë të Kosovës
Nga
Skender Jashari
Ditëve
të fundit, kemi pa një seri ngjarjesh që kanë tronditur botën, por edhe vendin
tonë. Aktet terroriste islamike, tentojnë të kufizojnë lirinë tonë të
shprehjes-natyrisht kjo s’mund të ndodhë. Liria e shprehjes nuk mund të
kufizohet me akte terroriste islamike si rasti i Charlie Hebdo, apo me ndalimin
e publikimit të fotove a karikaturave ndaj Krishtit, Mojsiut, Muhamedit, nëse
dikush beson që është tejkalu liria e shprehjes, janë gjykatat kompetente ku
mund të orientohen.
Publikimi
i karikaturave kundër Krishtit, Mojsiut a ndonjë figure tjetër nuk ka bërë
bujë, siç për qytetarët europian nuk bënë bujë as publikimi i karikaturave a
fotografive edhe për perandorin e parë të Perandorisë Arabe-Muhamedit. Mirëpo
bota radikale islame reagon vetëm kur publikohen fotografitë a karikaturat e
këtij, e jo edhe kur publikohen karikaturat kundër Krishtit, Mojsiut etj. Madje
kemi pa edhe reagim të ngjajshëm edhe kur janë publiku karikatura kundër
presidentit të Turqisë-Erdoganit. Qytetërimi perëndimorë reagon ndaj aktit
terrorist islamik kundër mësuesit të shkollës së mesme të ultë Samuel Paty-së.
Në
Trojet tona por edhe tek mërgimtarët, kemi vërejtur ndarjen në dy kampe, siç e
njejta ka ndodhur edhe gjetiu, ku bota demokratike në njërën anë, në të cilën
anojmë edhe të gjithë Shqipëtarët, që aspirojmë integrimet Euro-Atlantike.
Kurse disa subjekte të caktuara fizike a juridike edhe në Trojet tona dolën në
mbështetje të tërthortë të terrorizmit islamik, i’u bashkuan botës ekstreme
islame.
Skena
me prerje kokash, i kemi pa viteve të fundit që kanë ndodhur vetëm në vendet
islamike, ku zhvillohen konflikte ndërsektare, civile etj, madje kryesisht në
Siri, Irak, Afganistan, Libi, Egjipt etj. Edhe pse shumica e studiuesëve të
antiterrorizmit, kishim kërkuar, madje sidomos në Trojet tona, kishim tërhequr
vërejtjen, që Serbia maksimalisht është angazhuar, në radikalizimin,
ekstremizimin, organizimin, rekrutimin, furnizimin, propagandimin, lehtësimin,
mbrojtjen( nga ndjekjet penale), transferimin(
krijimin e mundësive për lëvizje të Luftëtarëve të huaj terrorist-terroristëve
islamik në drejtim të vendeve të BE-së, madje duke i ndërlidhur dhe ndihmuar
edhe përmes krimit të organizuar). Të njejtën vërejtje kishim edhe për luftimin
sa për sy e faqe të dukurisë së Luftëtarëve të huaj terrorist që e bëri sidomos
Republika e Kosovës, veçmas me faljen dhe amnestinë që i është bërë dhjetëra
hoxhallarëve vehabi të lidhur disa prej tyre drejtëpërdrejtë me Serbinë, e që
më pas edhe SHBA, por edhe studiues ndërkombëtar e konfirmojnë. Shqetësimin e
njejtë e shprehëm edhe në lidhje me kthimin e familjeve terroriste islamike të
Luftëtarëve të huaj terrorist, nga vatrat e luftës terroriste islamike, e
sidomos nga Siria. Shqetësuese ishte edhe rritja e vazhdueshme e ndikimit turk,
në Trojet tona, në kuadër të së cilës edhe rreziku nga terrorizmi
islamik-fatkeqësisht institucionet e Kosovës, dorëzuan “të mbrojturit
ndërkombëtarisht” që ishin 6 qytetarët turq.
Më
shqetësuese është fakti që nga 2018, shohim transformim të terrorizmit islamik,
edhe pse kjo dukuri e europianizimit të terroristëve islamik, sidomos për nga
pamja e tyre, kishte filluar rreth një dekadë më parë.
Propaganda
moderne e terrorizmit islamik, sidomos në dy vitet e fundit duket që ka qenë më
e theksuar, derisa shohim “zbutjen” e komentimeve, deklarimeve të klerikëve
radikal islamik. Adresa anonime-të rrejshme sidomos të rrjeteve sociale, që
shfrytëzohen për propagandim modern të terrorizmit islamik( si mënyrë për
nxitjen në masë për akte konkrete terroriste islamike), pastaj edhe portale me
opinione tërthorazi mbështetëse a nxitëse të terrorizmit islamik, me predikime
më specifike nëpër xhami( mbështetëse a nxitëse të tërthortë të akteve
terroriste islamike) etj. Kjo u vë në pah, edhe në rastin e aktit terrorist
islamik kundër mësuesit Samuel Paty.
Zyrtarët
e Kosovës, bënë një reagim sa për sy e faqe, ndaj aktit terrorist islamik
kundër mësuesit Samuel Paty, derisa autoritetet vendore asgjë nuk ndërmarrin
dhe lejojnë që në vend këto dy vitet e fundit intenzivisht radikalët, ekstremistët
dhe terroristët islamik të Serbisë së bashku edhe me bashkëpunëtorë të Serbisë,
të bëjnë propagandë moderne terroriste islamike, për të nxitur akte konkrete
terroriste islamike kundër individëve të caktuar që ata i piketojnë si
anti-islamik, islamofob etj.
Akti
terrorist islamik kundër mësuesit Samuel Paty, është sinjali i fundit tregues,
që duhet të zgjojë institucionet e Republikës së Kosovës, që mos të heshtin,
por të ndalojnë, ndjekin dhe gjykojnë kryesit e propagandës terroriste islamike
dhe të mbështetësve të kësaj propagande.
E
së fundmi, shohim që zëra të caktuar edhe në Kosovë dhe Luginë të Preshevës,
kanë dalur në mbështetje të botës ekstreme islamike, të cilët qëllimisht
heshtën ndaj aktit terrorist islamik kundër mësuesit Samuel Paty dhe njëkohësisht
bëhet propagandë moderne terroriste islamike për të nxitur akte terroriste
konkrete. Nuk kemi pa, ndonjë reagim të ndonjë bashkësie islame të ndonjë vendi
tjetër, në mbështetje të tërthortë të terrorizmit islamik. Tashmë edhe
hoxhallarë të caktuar të Republikës së Kosovës, janë distancuar, kanë kritikuar
eksponentë të caktuar udhëheqës të Bashkësisë Islame të Kosovës. Mirëpo kemi
vërejtur të gjithë, që kjo Bashkësi Islame e Kosovës, pas heqjes së Rexhep
Bojës, në të u instaluan qarqet radikale vehabiste dhe serbofile( e që më pas
këtë e konfirmojnë edhe institucionet e Republikës së Kosovës).
Nëse
shikojmë gjenealogjinë e mbështetjes së tërthortë të terrorizmit islamik në
këtë rast vërejmë, që të parët reaguan disa agjent islamik të Serbisë nga Lugina
e Preshevës( me instruksione të Serbisë) dhe atë në dy aspekte: kundër Samuel
Paty-së, duke e paraqitur atë si ofendues të Muhamedit e që arysetonin aktin
terrorist dhe pastaj duke bërë propagandë moderne terroriste islamike kundër
ambasadorit të Republikë së Kosovës në Francë( vetëm pse ai kishte shpërndarë,
e asgjë më shumë nuk kishte deklaru). Pas këtyre vazhduan agjentët islamik të
Serbisë në Kosovës, së bashku me disa turkofil, serbofil në Kosovë, duke
mbështetur tërthorazi terrorizmin islamik dhe duke bërë propagandë moderne
terroriste islamike kundër ambasadorit në fjalë. E në fund edhe Bashkësia
Islame e Kosovës( me disa nga zyrtarët e saj), siç tashmë ishim mësuar të
shohim reagimin turkofilik të zyrtarit të saj i komunitetit çerkez M.B., në lidhje
me Erdoganin,(ndaj të cilit është distancuar edhe vetë BIK-u më pas), bëhet
sërish mbështetëse e tërthortë e terrorizmit islamik dhe kërkon distancimin e
ambasadorit në fjalë. Mirëpo kjo mbështetje e mjaftueshme e tërthortë për
terrorizmin islamik, ka inkurajuar, nxitur që radikal, ekstremist dhe terrorist
islamik të Serbisë dhe agjentë islamik e bashkëpunëtorë të Serbisë, të shkojnë
edhe më larg, duke kërkuar shkarkimin e këtij ambasadori, por edhe për më keq
kemi pa që kanë bërë propagandë moderne terroriste islamike, me qëllimin për të
nxitur akte terroriste islamike edhe kundër ambasadorit në fjalë.
Duke
mos hy në detaje, në elaborimin e rrjedhës së ngjarjeve në lidhje me
mbështetjen e botës ekstreme islamike dhe propagandës moderne terroriste islamike
kundër ambasadorit në fjalë, e që erdhën së pari nga Lugina e Preshevës, pastaj
edhe nga zërat e tillë edhe nga Republika e Kosovës, kanë një burim, që është
Serbia, në cilindo aspekt që të shikohen.
Franca
reagoi duke arrestuar një mori mbështetësish dhe propaganduesish modern të
terrorizmit islamik, nga të cilët ishte nxitur terroristi islamik çeçen që të
kryente aktin. Paralajmëroi edhe për dëbimin e 321 të dyshuarëve për lidhje me
terrorizmin islamik dhe masa të tjera. Në Francë e në vendet tjera të BE-së
askund në asnjë rrjet social, portal a deklarim qoftë privat a publik, nuk kemi pa ndonjë mbështetës të tërthortë të
terrorizmit islamik, pas arrestimeve edhe të disa propaganduesëve modern të
terrorizmit islamik, që nxitën terroristin islamik të kryente aktin, u ndaluan
të gjithë propaganduesit modern të terrorizmit islamik. Kam përcjellur me
vëmendje grupën e agjentëve islamik të Serbisë nga Lugina e Preshevës, pjestarë
të së cilës operojnë edhe në Kosovë( Kaçanik, Prishtinë), Maqedoni( Kumanovë
dhe Shkup), Francë( Aix-Les-Bains etj), Gjermani( Frankfurt etj) etj, të gjithë
këta që jetojnë në vendet e BE-së, kanë ndalur menjëherë propagandimin modern
të terrorizmit islamik-kurse në Luginë të Preshevës, Kosovë, Maqedoni të Veriut
dhe Shqipëri, shohim që vazhdojnë ende lirshëm, madje edhe të trimëruar, që të
jep përshtypjen se në këto vende kanë bazat e tyre të sigurta. Për më keq, kemi
pa disa deklarime të disa hoxhallarëve vehabi( të gjithë të tillët të dyshuar
edhe nga institucionet e Republikës së Kosovës, që kanë posedu dokumente të
Serbisë së fundmi, pastaj armë dhe kanë lidhje me Serbinë etj) dhe disa
personave të tjerë, edhe femra( një në Tiranë), që kanë deklaru që Samuel Paty,
ka provokuar aktin terrorist islamik, duke dalur kështu hapur në arsyetimin e
aktit terrorist në fjalë. Derisa dihet mirëfilli, që në asnjë mënyrë, në asnjë
rast, asnjë rrethanë, nuk mund të arsyetohet një akt i tillë terrorist- shiko
janë me dhjetëra konventa ndërkombëtare kundër terrorizmit, rezoluta të OKB-së,
BE-së etj. Pranda kjo përfshihet në mbështetje të hapur të terrorizmit islamik.
Ndërkombëtarisht
Kosova është kritikuar dhe akuzuar që nuk ndjek asnjë rast të veprave penale
për mbështetje të terrorizmit islamik, asnjë rast për propagandim të
terrorizmit islamik, e mos të flasim më për format më të reja të këtyre, pra
për mbështetjen moderne të terrorizmit islamik dhe propagandimin modern të
terrorizmit islamik.
Prandaj,
si zakonisht, edhe në këtë rast, duhet detyrimi ndërkombëtar nga SHBA dhe
vendet e BE-së, karshi institucioneve kompetente të Republikës së Kosovës, të
stërmbushura me përkrahës të fshehtë të islamit radikal e sidomos me agjent të
Serbisë, që të detyrohen që të zbatojnë ligjet, të ndjekin penalisht
propagandën terroriste islamike e veçmas propagandën moderne terroriste
islamike, mbështetësit e terrorizmit islamik dhe mbështetësit e tërthortë të
terrorizmit islamik. Për fat të keq, me heshtjen e ligjeve të Kosovës, i jepet
zjarrë armëve të terroristëve islamik -”Inter arma enim silent leges”( armët
flasin, ligjet heshtin).
Fatmirësisht
që kemi Kanunin e Lekës, si parandaluesi më i mirë i këtyre dy dekadave të
fundit, i terroristëve islamik, krahasuar me mosveprimet e qëllimshme të
Institucioneve të Sigurisë, Informative, Hetuesisë, Drejtësisë të Republikës së
Kosovës.
Më: 23.10.2020
Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX,
për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë
së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë
e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në
burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale
ushtarake.