E enjte, 25.04.2024, 11:38 PM (GMT+1)

Kulturë

Murat Gashi: Unazë e dhembjes

E diele, 04.10.2020, 09:36 AM


UNAZË E DHEMBJES

Vështrim për librin e parë “Ti je në sytë e mi”, të poetit e veprimtarit të shquar të cështjes sonë kombëtare Dashnor Gërmizaj

NGA MURAT V. GASHI

Në gjerdanin e veprave poetike të poetëve shqiptar, një unazë e dhembjes është edhe dashuria për Nazin dhe ikja e saj prej kësaj bote , idetë e paqes dhe lumturisë që poeti i rikujton nga hiri i asaj bote në përjetësi, në botën e përkohshme komplekse, që posa mbetet në grilat e dhembjes dhe i bënë jehonë në jetën e poetit, frymës së tij shpirtërore, ku vetë poeti i ri Dashnor Gërmizaj e quan kthesë përpara. Pastaj jeta vazhdon, kurse ato që i kishte jetuar si pikëpamje edukativo - arsimore me Nazin, mbesin si një kujtim i gjatë për të. Kjo lëvizje e dhimbshme në jetën e tij, pas vdekjes së të dashurës, Nazit, edhe pas shumë viteve, në jetën e tij filozofike, në letërsinë poetike shqipe, vjen si një perle e artit, që edhe përkundër kësaj e ngrit moralin, peshën e mendjes dhe zemrës  në jetë, e cila u duk në sipërfaqe tek tash, veçse këtu poeti, edhe pse ka humbur kohe për t'i shprehur ato me kohë, është shumë me rëndësi se mendja artistike po shpërthejnë si një vullkan poetik përpara lexuesve. Përmes vargjeve poetike në librin e tij Ti je në sytë e mi, u duk sikur poeti dëshiron ta provojë veten se sa është besnik dhe i dhimbshëm ndaj fatit të tij me humbjen e të dashurës, Nazi. Me në fund, dashurinë e kuptoi si një të shenjtën perëndi, pa të cilën jeta nuk ka kuptim, nuk mund të jetohet vetëm. Por, natyrisht dashuria në vargjet e tij poetike thotë poeti, nuk është një rruge e epshit biologjik, për të cilën veç kur ke nevojë jetësore të kalon, por është një idhull besnikërie, duke e kuptuar njëri-tjetrin qartë, ku të mirat e të këqijat janë të përbashkëta dhe se të gjitha problemet duhet zgjedhur me tolerancë, paqe, dashuri e mirëkuptim. Vdekja e fatit të jetës, e tronditë në jetë poetin, se atij iu shtua vetmia, dhimbja shpirtërore, sepse atë e kishte  krah të fortë në bashkëjetesë, ku pas vdekjes së saj, jeta e poetit duket se po shkatërrohet. Tani të gjitha peripecitë zëvendësoi eksploatimin e dhimbjes me kujtesë, butësi, gjakftohtësi, gojë ëmbël, dëgjueshmëri, me një eksploatim të hapur përmes vargjeve poetike, siç thotë dhe vetë poeti nëpër vargjet e tij, Ti je në sytë e mi, ku dhe vetë libri poetik i Dashnor Gërmizajt, merr emrin apo titullin Ti je në sytë e mi.                                                                                                         Ky libër poetik te poeti Dashnor Gërmizaj doli si një forcë reale shpirtërore, në emër të të gjitha përjetimeve të tij të presionit nga dhembshuria, kujtimet, gojë ëmbëlsira e fatit të tij në bashkëjetesë, dhe me një forcë dramatike nxjerr vargjet që ia kushton fatit të jetës NAZIT. Kështu në poezinë Ti je në sytë e mi poeti shprehet:

Në sytë e mi ishte ajo, që shikonte mbi re

Veshët e saj dëgjonin largësive, mbi erëra

Ndër errësira më kishte thënë mijëra herë

Se unë jam arsyeja e saj për të qen në jetë

NAZI...!

Kështu përmes këtyre vargjeve, në jetën e tij, ajo nisi te zbulohet dalëngadalë me fytyrën e saj te vërtetë, si një engjëll i shenjte përpara jetës se poetit. Ndërsa, tiparet e ndjenjave të asaj, të kohës shfaqeshin të pleksura me ato që poeti Dashnor Gërmizaj i ndjen dhe e preokupojnë sot. Nga njëra anë kulti i dashurisë, dhe ethja për të kujtuar atë me çdo kusht, nga ana tjetër dhimbja për të dhe vetvetes për jetë i kacavirret me një lavjerrës të pa drejtpeshuar. Në këto kushte Dashnori dhe humanizmi i tij përparimtar, që jeton në kapërcyellin e dy jetëve, të dhimbjes që po e jeton dhe të mungesës që po e ndien poeti, jo vetëm që e demaskon jetën në vetmi, pas fatit të parë, por i vë si detyrë vetes ta ndërtoj atë mbi themelin e një vazhdimit të jetës së re. Kështu në një poezi tjetër Kujtimi, poeti Dashnor Gërmizaj shprehet:

Kur mbrëmja ime, e priti kujtimin tënd.

Më bëri të lumtur, në zemrën time...

Krahët e dashurisë, mbetën të hapura....

Dëshirat ishin, të pa pritura në jetën tonë.

Ditët kalonin duke u bërë të gjata

Me kujtime të këndshme

E bisedat mbetën, si një histori e kaluar.

Te përjetuarit dhe vuajtjet shpirtërore, personazhit, që shpeshherë poeti Dashnor Gërmizaj i paraqet me figura artistike, aq thellë përbënë atë linje mendimin që tregon ndarje shpirtërore e ëndrrave të bukura të një bashkëjetuesi nga mundësit reale të të kuptuarve dhe realizimit të detyrave në mes tyre. Në galerinë e pasur shpirtëror, humanistit i tolerancës e i paqes të këtyre figurave artistike apo personazhit bënë pjesë përjetësisht në kujtesën e poetit Dashnor Gërmizaj.

Nazi, është një dramë, ku kujtimet të shprehura në vargje poetike marrin vlera përgjithësuese sa të qarta, aq edhe filozofike, andaj kjo i jep personazheve (mes Nazit dhe poetit) një forcë etike tipike për kohën edhe karakterin universal. Poeti Dashnor Germizaj, si në vargjet e para e deri në vargjet e fundit të librit poetik “Ti je në sytë e mi” na  impresion me forcën titanike të pasioneve të tij dhe të vullnetit të vet poetit, për kohën e vazhdimit të jetës në mungesë të fatit të tij:

MOS LEJO

Mos lejo, që dikush t’i presë krahët

T’i ngushtojnë horizontet

dhe të t’i largojnë yjet nga qielli

Mos lejo, që frika jote të jetë më e madhe se vullneti yt

Aty është një ëndërr që përpiqet të pushojë

Poeti duke evokuar kujtime, kohën nëpër të cilën kalon, përpos dhimbjes për figurën e fatit të tij, evokon dhe kujtime me figura tjera, gjatë takimeve, bisedave, në librin e tij poetik Ti je në sytë e mi, zgjedh subjekte nga më të ndryshme dhe me ndjesinë e tij të mprehtë artistike, nxjerr në sipërfaqe hollësitë e rrethit shoqëror në të cilin jeton edhe vetë autori sot. Përmes vargjeve poetike shpërfaq ato karaktere të njerëzve si ato të dyfytyrësive, të pabesisë, ku përmes tyre  zbulon edhe rastet sociale, të cilat nuk ndihmohen nga shoqëria jonë.                                            Me këto vargje Dashnori, shpreh shumë çka... Ajo çka është individi dhe çka jam unë, në gjendje të bëjë, e cila nuk caktohet aspak nga shoqëria por nga individi që është i shëmtuar, dhe mund të pëson shumë çmimi i ndërgjegjes së tij. Këtu poeti përmes vargjeve e figurative artistike e lufton të keqen. Prandaj këtu, përpos tjerash poeti i shfrytëzon shumë bukur ndjenjat bujare të tij.

Libri poetik Ti je në sytë e mi, meriton të eksplorohet me një narracion nga lexuesit, së pari përmes vargjeve, sepse ato paraqesin një besim të madh si të njeriut për jetën, ashtu edhe të vetë  poetit, edhe pse nganjëherë paraqitet si një skepticist. Për të gjitha këto flasin vargjet e poetit të shkruar në veprën e tij të parë poetike, veçanërisht për dashurinë, dhimbjen për të dashurën, për humanizmin, bujarinë, herë-herë edhe për gëzimet që sjell jeta.

Prandaj libri poetik Ti je në sytë e mi, është shumë narrativ dhe i qartë, që sjell optimizmin e jetës, pas një humbje të madhe të njeriut më të dashur, siç ishte Nazi për poetin, që tek lexuesit kjo metaforë vezullon si mbretëreshë e dashurisë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora