E merkure, 02.12.2020, 09:35 PM (GMT)

Speciale

Vildan Sharra: Lufta për Vlorën

E merkure, 02.09.2020, 08:43 PM


LUFTA  PER VLOREN

Nga Vildan Sharra

3 Shtator 1920, populli shqiptar perjetoi nje nga ngjarjet me te shenuara ne historine e tij , clirimin e Vlores nga pushtuesit italiane. Lufta per Vloren, ishte nje fitore e madhe ushtarake kunder nje nga shtetet me te fuqishme te kohes. Ne te njejten kohe kishte vlera te medha morale, politike dhe ideollogjike ne situaten e ndere ne te cilen ndodhej Shqiperia dhe shqiptaret kudo neper bote. Pas afro pese shekuj, shqiptaret i treguan botes edhe nje here, te bashkuar, nuk do te lejojne askend te cenoj intergritetin tokesor shqiptar.

Ju mund te mbani konferenca dhe te beni pazarlleqe per trojen tona, por shqiptaret i kane pushket dhe gunat gati dhe do t’i mbrojne trojet e lashta arberore deri ne piken e fundit te gjakut.

Vlora 100 vjet me pare

Shqiperia u shpall Shtet i Pavarur ne Nentor 1912. Qeveria e Perkohshme nen presionet e shumta dhe paaftesine e saj per drejtimin e Shtetit te Ri dha doreheqjen pas afro 14-te muajsh. Ismail Qemali u kerkoi Fuqive te Medha te dergonin nje Komision Nderkombetar te kontrollonin dhe drejtonin shtetin shqiptar ( kujtimet e I.Qemalit ). Shqiptaret e pranuan kete propozim, por me nje kusht, asnje shtet fqinj nuk duhet te jete ne kete Komision. Komisioni Nderkombetar i Kontrollit (KNK) erdhi ne Vlore ne 1914 dhe Italia kishte rolin drejtues. Vlonjatet te indinjuar shprehen pakenaqesine e tyre te autoritetet e kohes.

Ibrahim Avdullahu, nje nga udheheqesit kryesore per pergatitjen e Kuvendit te Pavaresise ne 1912, i kerkoi Hasan Sharres( gjyshit tim) ndertesen e madhe, Selia e Qeverise se Perkohshme ne 1912 , per vendosjen e KNK. Italia vendosi komanden e saj ushtarake, dhe prej aty beri te gjitha pergatitjet per gllaberimin e trojeve shqiptare.

Ngritja e Flamurit ne Pallatin e Sharrajve, 3 Shtator 1920

Ne 1916 italianet e shpallen te paligjshem flamurin tone kombetar. Komiteti Kombetar i Shpetimit, i krijuar ne Vlore, 1914 nga Ismail Qemali dhe perfaqsues te 14 krahinave shqiptare, shprehu indinjaten te Ismail Qemali, te autoritetet kombetare dhe nderkombetare. Italia ishte nje Superfuqi e kohes, asgje nuk mund te behej , ishte mendimi i te gjitheve.

Hasan Sharra i kerkoi komandes italiane largimin nga ndertesa e familjes dhe vendosi atje shume familje muhaxhiresh te ardhur nga Dardania prej 1912 e me pas.( Fjala Kosove nuk duhet te egzistoje ne fjalorin shqip). Bijte e ketyre familjeve dardane luajten nje rol te rendesishem ne revoltat kunder pushtuesve italiane.

Lufta e Pare Boterore perfundoi. Miqte, pushtuesit italiane nuk po largoheshin nga trojet shqiptare. Ismail Qemali iu drejtua autoriteteve te ndryshme te Fuqive te Medha te kohes per largimin e ushtrise italiane nga trojet e pushtuara shqiptare. Shume intelektuale shqiptare, kudo qe ndodheshin, u organizuan dhe nepermjet delegacioneve te krijuara protestuan ne Konferencen e Paqes ne Paris. Ne Vlore perdite shtohej urrejtja per pushtuesit italiane. Qeverite e krijuara ne ate kohe ne Shqiperi, i kerkuan Qeverise Italiane largimin e trupave ushtarake nga trojet e jugut.

Dipllomacia nuk po punonte, por ishte e pamundur t’i largoje italianet me lufte, ishte mendimi i pergjithshem.

Vdekja e papritur e Ismail Qemalit ne Itali, dhe shoqerimi i trupit te tij per ne Kanine nga forcat pushtuese italiane arriti kulmin. Filloi organizimi dhe pergatijet per t’i shporrur pushtuesit me lufte. Nuk ishte e lehte. Shtresa e mesme dhe fshataresia (quhej ne ate kohe) e kishin vendosur , vetem me lufte duhet t’i shporrim pushtuesit. Derri do plumb. Plumbat i kishin te paket. Qeveritaret dhe shtresa e larte, pashallaret e dikurshem, qendruan indiferente dhe ne shume raste i ndihmuan pushtuesit. Po ashtu, intelektuale te ndryshem nuk e keshillonin nje lufte me nje nga ushtrite me moderne te kohes. Do te ishte vdekjeprurese per popullin shqiptar.

20 Nentor 1919. Nje dite e zakonshme per lutjet fetare neper xhamite e qytetit te Vlores. Kishte kohe qe neper kishat ,xhamite dhe institucione te tjera fetare beheshin “predikime” nacionaliste dhe planet per bashkimin e popullit ne nje lufte te perbashket per clirimin e krahinave te pushtuara nga ushtria italiane. Nga xhamia e pazarit , turma, 300-400 besimtare, u leshua drejt bashkise se qytetit ne proteste kunder pushtuesve italiane. Ne krye te turmes ishin shume te rinj dardane. Edhe pse ishte e ndaluar , protesta ishte spontane, e paorganizuar dhe paqesore. Karabineret i rrethuan, u perleshen me demostruesit dhe u rrembyen flamurin kombetar. Nje oficer italian e lidhi flamurin ne bishtin e nje qeni dhe e shetiste neper rruget e qytetit. Kjo e acaroi se tepermi popullin. Demostruesit u rimblodhen dhe filloi nje perleshje e madhe. Mbi te gjithe u dallua nje i ri nga Kumanova e Dardanise, grushtat e tij i perplasnin italianet pertoke. Ky ishte fillimi i kryengritjes se armatosur.

Ditet e mevonshme situata mori nje rruge tjeter. Shqiptaret filluan pergatitjet seriose per lufte. Vullnetare nga krahina te veriut, lindjes dhe jugut filluan te grumbullohen ne krahinen e Vlores. Edhe italianet e moren seriozisht gjendjen e krijuar. Kishin dislokuar rreth 15 mije ushtare, qe e kalonte numrin e banoreve te Vlores. Por Vlora nuk ishte e vlonjateve, Vlora ishte e shqiptareve, dhe shqiptaret nuk e lane Vloren t’i perballonte pushtuesit e vetme. Nga te gjitha anet shkuan ne ndihme te Vlores, edhe larg , shume larg, nga Amerika.

Italianet filluan seleksionimin dhe arrestimin e pjesemarresve kryesore ne proteste. Familjet Dardane qe ishin strehuar te ndertesat e Sharrajve, i fshehen ne fshatrat Ceprat dhe Hoshtime. Prej atje, ata, ne bashkepunim me fshataret perreth Vlores filluan te sulmonin patrullat italiane. Kjo situate vazhdoi deri ne Maj, 1920.

Qeveria shqiptare ne ate kohe dhe shume intelektuale te njohur e quajten vetevrasje nje lufte me ushtrine italiane. Dipllomacia nuk kishte punuar.

Ishin bere planet nga Fuqite e Medha per ndarjen e metejshme te tokave shqiptare. Por e kishin harruar trimerine dhe pavdeksine e kombit te lashte shqiptar, qe per mijera vjet u kishte bere balle pushtuesve te te gjitha koherave. E kishin harruar heroin shqiptar Skenderbej, qe u be mburoja e krishterimit kunder pushtimit otoman. Por nuk e kishin harruar shqiptaret.

8 Maj 1920. Italianet filluan arrestimet e drejtuesve kryesore te levizjes anti-italiane. Ne baze te listes prej 23 persona, qe e kishte bere Siri bej Vlora, ata arrestuan dy vellezerit Hasan dhe Muco Sharren, Jani Mingen

dhe Dom Vasen. Osmen Haxhiun nuk munden ta arrestojne. Pasi i shpetoi rrethimit, ai u strehua ne fshatrat e Vlores. Flamurin e Madh te qendisur nga vajzat shqiptare 2-3 dite pas shpalljes se pavaresise ne 1912 italianet e kerkuan dhe nuk e gjeten. Vellezerit Sharra e kishin fshehur ne fshatin Ceprat, kur derguan grate dhe femijet per t’i ruajtur nga hakmarrja italiane me fillimin e luftes.

Duket e cuditshme arrestimi i nje kleriku! Te gjithe kleriket , myslimane, katolike dhe ortodokse, gjithmone e kane udhehequr, jane perpjekur dhe kane mbrojtur popullin shqiptar dhe Shqiperine, per ruatjen dhe perhapjen e idealit te pavdekshem kombetar. Vite me vone , diktatura komuniste do t’i shpallte dhe masakronte si bashkepunetore me armiqte!

Ishte nje hoxhe nenkryetar i Qeverise se Perkohshme kur u shpall pavaresia nga turqia me 1912. Ishte At Luigj Bumci kryetar i delegacionit shqiptar ne Konfercen e Paqes ne Paris. A nuk ishte At Gjergj Fishta ai qe shkoi dhe u takua me senatoret katolike per nderhyrjen e Shtetit Amerikan per mos copetiimin e trojeve shqiptare? Ishte nje prift ortodoks shqiptar i quajtur Fan Noli ai qe e takoi presidentin amerikan per mbrojtjen e Shqiperise nga pazarlleqet e shteteve Europiane.

20 Maj 1920. Ne baze te listes, italianet arrestuan edhe udheheqesit e tjere te kryengritjes. Italianet pasi i grumbulluan te gjithe te arrestuarit ne hambarin e nje anije luftarake, i derguan ne ishullin e Sazanit dhe i mbyllen ne kafaze hekuri. Arrestimi i drejtuesve kryesore te pergatitjes per lufte nuk i frikesoi shqiptaret. Udheheqes te tjere, nen thirrjen e Osmem Haxhiut u mblodhen ne kodrat e Beunit, njezeri vendosen dhe bene planet e sulmit ne drejtime te ndryshme. Komiteti i Shpetimit

Kombetar qe ishte krijuar ne 15-16 Korrik te 1914 u riorganizua dhe vendosi fillimin e Luftes per clirimin e tokave te zaptuara nga ushtria italiane. Italianet e moren per qesharak ultimatumin e kryengritesve shqiptare.

Ne 17 Maj filloi sulmi frontal per marrjen e Kalase se Tepelenes. Rreth 1500 ushtare te pajisur me mitralosa te rende, topa dhe arme te tjera moderne ruanin kalane. Gati 1000 luftetare shqiptare te krahinave perreth , te armatosur me pushke te thjeshta luftuan per me se nje muaj dhe e moren Kalane. Disa dite me vone, pas fillimit te luftes ne Tepelene, luftetaret kryengrites sulmuan kampin italian shume te fortifikuar, ne Kote, Vlore. Pasi i azgjesuan keto dy fortifikime kryesore te pararojes se ushtrise italiane, kryengritesit ektremiste, te quajtur nga italianet dhe pasuesit e tyre, u drejtuan per ne Vlore. Ne Vlore , italianet kishin mbi 15 mije ushtare, 200 topa dhe artilerine e flotes ne gjirin e Vlores.

Kalaja e Kanines

Nje nga betejat me te pabesueshme ishte marrja e Kalase se Kanines. Pozicioni i Kalase e kishte bere te pamundur marrjen e saj nga pushtues te shumte ne shekuj. Ne 22 Korrik, kryengritesit liridashes rrethuan dhe sulmuan Vloren nga pika te ndryshme. Per dhjete dite rrjesht u bene luftime te pergjakshme ne kodrat e Vlores. Ne fillim te gushtit , Qeveria italiane dhe qeveria shqiptare firmosen ne Tirane nje marreveshje per ndalimin e luftes pa miratimin e Komitetit te Mbrojtjes Kombetare qe e drejtonte luften.

Qeveria shqiptare ua la italianeve ishullin e Sazanit, dhe mbajtjen e garnizonit ushtarak ne Shkoder. Ne 17 Gusht trupat pushtuese filluan terheqjen nga Vlora. Ne 3 Shtator 1920 luftetaret kryengrites hyne ne Vlore. Flamuri i Madh i Pavaresise u ngrit perseri madheshtor, dukshem nga te gjitha anet te Pallati i Sharrajve. Me vone , ne 1928 do te ndertohej monumenti (shtiza) i ngritjes se flamurit qe eshte ne ditet e sotme .

Ja si e pershkruan Eqrem bej Vlora nga ballkoni i sarajeve te tija, Luften per Vloren… Ne krye te ketyre burrave luftonin heroikisht perfaqesuesit e shtreses se mesme, kaq te percmuar prej meje. Si shpjegohej ky ndryshim i papritur i karaktereve dhe vlerave? Fare thjeshte! Lufta qe ata benin ishte “lufta e tyre”, ishte beteja per poziten e tyre shoqerore,per pronat, per grate e femijet e tyre, per nderin dhe mbijetesen e tyre, nje perpjekje per jete a vdekje!

Pergjigjen ketij pseudo-shqiptari ia dhane pjesetare te familjes Sharra qe ne ate kohe. Lufta per Vloren, nuk ishte lufte per pozita shoqerore, nuk ishte lufte per pronat . Lufta qe shqiptaret bene ne 1920, ishte lufte per parandalimin e copetimit te metejshem te tokave shqiptare, u treguan shteteve europiane se fati i Shqiperise nuk vendoset ne konferencat e paqeve ne Paris e gjetke. Shqiptaret te bashkuar nuk ka force, sado e madhe qofte, t’i neshtroje. Njekohesisht, u tregoi gjithe intelektualeve shqiptare, populli shqiptar ka qene, eshte dhe do te jete gati sa here qe e kerkon nevoja per mbrojtjen e atdheut. Ju, duhet te beheni pararoja dhe te udhehiqni popullin per mbrojtjen e atdheut, ne rrugen per ndertimit te shoqerise se vertete demokratike, si edhe shtetet e tjera europiane.

Lufta per Vloren, ishte nje fitore e madhe me permasa nderkombetare. Ne shtypin e kohes , deri ne Amerike, u shkruajt per trimerine e popullit shqiptar. Ajo u dha fund pazarlleqeve te Fuqive te Medha per azgjesimin e Shtetit te sapo formuar Shqiptar. Luftetaret e 1920-s nuk luftuan per dekorata, per t’u nderuar neper libra apo muzeume nga qeverite hipokrite qe e kane zaptuar Shqiperine.

Nuk e shikoni qe trojet shqiptare sot, po pushtohen ne menyre te heshtur dhe te programuar nga fqinjet e perhershem grabitqare? Greket gradualisht po e helenizojne jugun e Shqiperise. Serbet bejne te pamunduren dhe nuk e kuptojne qe Dardania eshte shqiptare. Turqit kane nje influence shume te madhe ne Shqiperi. Propoganda islamike po behet me e rrezikshme se ne kohen e perandorise otomane. Qeverite shqiptare heshtin. Ndoshta ka ardhur koha te organizohet perseri , Komiteti i Mbrojtjes Kombetare.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora