Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Kosova nderon Senatorin Amerikan Robert Dole
E diele, 30.08.2020, 05:03 PM
KOSOVA NDERON ME NJË PLLAKË DHE STATUJË SENATORIN AMERIKAN ROBERT DOLE
Nga
Frank Shkreli
Të
djelën me 30 gusht, 2020, Republika e Kosovës do të zbulojë një pllakë dhe do
të vendosë një statujë në qendër të Prishtinës në kujtim të vizitës së
ish-Senatorit Robert Dole dhe 6 kolegëve të tij senatorë amerikanë.Ishte
Senatori Dole, ai që paralajmëroi i pari Washingtonin dhe botën-- i pari,pasi u
këthye nga ajo vizitë në Kosovë, për fundin e ish-Jugosllavisë si shtet
federativ.
Pas
“shtypjeve shokuese” që kishte parë në Kosovë ndaj shqiptarëve të asaj krahine
nga ana e forcave policore serbe, ish-Senatori Dole ia nisi punës për të
sensibilizuar Kongresin por edhe popullin amerikan për krimet dhe shkeljet e
rënda të të drejtave të njeriut që po ndodhnin në Kosovë kundër shqiptarëve
autoktonë, nga forcat kriminale të Millosheviqit.Kjo ishte, pikërisht, edhe
periudha që njëherazi vuri në lëvizje edhe lobimin në Kongres dhe pranë
qeverisë federale të komunitetit shqiptaro-amerikan, i cili megjithëse i vogël në numër, arrijti të
siguronte një mbështetje të pa parë deri atëherë -- në qarqet e politikës amerikane
– në favor të të drejtave dhe kauzave të shqiptarëve në trojet e tyre autoktone
në ish-Jugosllavi dhe në rajonin e Ballkanit Perendimor, në përgjithësi.
Vendimi
për ngritjen e statujës dhe të pllakës përkujtimore, për të shënuar këtë
ngjarje tepër të rëndësishme, jo vetëm në historinë e Kosovës modern si shtet i
pavarur, por edhe të shqiptarëve në përgjithësi, ishte marrë në fillim të këtij
viti, siç mund të lexoni kronikën (historikun) e botuar me atë rast, me 28
shkurt, 2020:
_________
KOSOVA NDERON SË SHPEJTI
ME STATUJË ISH-SENATORIN AMERIKAN ROBERT DOLE
Nga
Frank Shkreli
Disa
ditë më parë, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës, Z.
Filip Kosnett vizitoi ish-Senatorin amerikan, Z. Robert Dole në zyrën e tij në
Washington. Kryediplomati amerikan në
Prishtinë njoftoi, në portalin e tij të internetit, qëllimin e takimit të tij
me Z. Dole. Ai ka shkruar se “Ishte
kënaqësi për mua që t’i dorëzoja personalisht Senatorit Dole, fotografinë e
statujës së tij që do të zbulohet së shpejti në Prishtinë, (punuar nga
skulptori Luan Mulliqi) – për një burrë të shquar e plot merita”, është
shprehur ambasadori Kosnett. Senatori
Dole, nga ana e tij, shfaqi kënaqësinë për vendosjen dhe zbulimin e shpejt të statujës
së tij në Prishtinë ndërsa falënderoi përfaqsuesin e lartë diplomatik amerikan
në Kosovë për vizitën, duke shënuar gjithashtu në portalin e tij se Ambasadori
Kosnett, “Po bën një punë të mrekullueshme, si përfaqësues i Shteteve të
Bashkuara në Kosovë.” Ambasadori i
Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett duke i dorëzuar
ish-Senatorit Robert Dole fotografinë e statujës së tij që, sipas ambasadorit
amerikan, së shpejti do të zbulohet në Prishtinë.
Senatori
Robert Dole me tre presidentët amerikanë –Xhorxh Bush i vjetër, Bill Klinton
dhe Xhorxh Bush i ri –protagonistët kryesorë të lirisë, çlirimit dhe të
pavarësisë së Kosovës nga zgjedhja e rëndë serbe –njëri përcaktoi “vijën e
kuqe”për Serbinë, tjetri mobilzoi NATO-n për çlirimin e Kosovës dhe i fundit
shpalli pavarësinë e Kosovës nga Tirana.
Në krah të tyre ishte gjithmonë Senatori Dole, si njëri prej mbrojtëve
më të shquar të të drejtave të shqiptarëve të Kosovës.
Autoritetet
e Republikës së Kosovës kishin marrë vendimin për të vendosur statujën e
ish-Senatorit republikan Bob Dole në Prishtinë, në vitin 2018, me rastin e
95-vjetorit të lindjes të ligjvënsit amerikan, i njohur si njëri ndër
politikanët më të dalluar amerikanë të fund shekullit të kaluar, për përpjekjet
e tija në mbështetje të çlirimit dhe të pavarësisë së Kosovës.
Statuja
e Senatorit Dole do të vendoset në një kënd të Rrugës Bob Dole dhe Bulevardit
Bill Clinton, që siç tha edhe ambasadori amerikan Kosnett, në inagurimin e
vendit ku do vendoset statuja e Dolit, rrugë këto që janë emëruar pas dy
kundërshtarëve politikë amerikanë nga dy parti të ndryshme politike, njëri
republikan e tjetri demokrat. Megjithë
ndryshimet në qëndrimet e tyre në rrafshin e zhvillimeve politike në Amerikë,
ata ishin miq të ngushtë me njëri tjetrin.
Ata ndanin dashurinë për Atdheun e tyre dhe ishin dedikuar shërbimit
ndaj të tjerëve, ndërkohë që përpiqeshin të bashkëpunonin kurdoherë që ishte e
mundur. Ambasadori Kosnett është
shprehur duke shtuar se “Do bënim mirë
të gjithë, nëqoftse do të përqafonim filozofinë e Senatorit Bob Dole — se në
politikë kemi kundërshtarë, por jo armiqë”.
Senatori
Robert Dole, një ish-veteran i Luftës së Dytë Botërore, Kongresmen dhe Senator
nga shteti Kansas, udhëheqës i republikanëve në Senat dhe kandidat i Partisë
Republikane për President, e kishte bërë çështjen e Kosovës kauzë të tijën, që
në fillim të 90-atave të shekullit të kaluar.
Në një letër dërguar Dr. Ibrahim Rugovës, Senatori Dole, udhëheqës në
atë kohë i republikanëve në Senat dhe kryetari i Komisionit të Senatit për punë
të Jashtme, Senatorit demokrat, Claiborne Pell – dy ligjëvensit e lartë
amerikanë -- i shkruajnë presidentit të ardhshëm historik të Kosovës se, “Siç e
dini ne jemi shumë të shqetësuar rreth gjendjes në Kosovë. Për vite tani, popullësia shqiptare në Kosovë
është subjekt shtypjesh dhe mohimesh të të drejtave të njeriut nga një regjim i
egër komunist i Republikës së Serbisë…”
Senatorët amerikanë shprehen se situata në Kosovë është e rrezikshme dhe
e pa parashikueshme. Ata ftojnë Dr.
Ibrahim Rugovën që të vizitonte Washingtonin, sa më parë që të jetë e mundur,
që sipas tyre, “Për t’u takuar me ta dhe me senatorë të tjerë të interesuar për
gjëndjen në Kosovë, për tu këshilluar me ju, për hapat më të mirë që duhet të
merren, individualisht dhe në bashkpunim me njëri tjetrin”, shkruanin
ish-senatorët Claiborne Pell dhe Bob Dole, në letrën e tyre drejtuar Dr.
Ibrahim Rugovës të dates 19 Shtator, 1991. Kështu filloi edhe ndërkombëtarizimi
i çështjes së Kosovës.
Fillimisht
me sensibilizimin e popullit amerikan dhe të përfaqësuesve të tij në Kongres,
siç ishte ish-Senatori Bob Dole, i cili me letrat e tija të shumta dërguar
udhëheqësve të botës për t’i njoftuar për gjëndjen në Kosovë, sensibilizoi edhe
opinionin ndërkombëtar në favor të mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve të
Kosovës dhe të aspiratave të tyre demokratike për një Kosovë të lirë dhe të
pavarur.
Angazhimi
dhe roli i tij, mbrenda dhe jashtë vendit në atë kohë, ishte kritik për
zhvillimin e punëve në favor të Kosovës, sidomos gjatë dekadës së fundit të
shekullit të kaluar, përpjekje këto që më në fund çuan në çlirimin dhe më vonë
në pavarësinë e Kosovës. Statuja e
ish-Senatorit republikan Robert Dole në Prishtinë i bashkohet statujës së
ish-presidentit amerikan demokrat Bill Klinton dhe bashkpuntores së tij,
ish-Sekretares së Shtetit Madeleine Albright, në frymën e bashkpunimit të dy
partive kryesore amerikane në mbështetje të aspiratave të Kosovës për liri e
pavarësi. Kjo frymë bashkpunimi midis dy
partive amerikane republikane dhe demokrate – përsa i përket Kosovës, vazhdon
edhe sot.
Duke
folur për angazhimin e ish-Senatorit Bob Dole ndaj lirisë dhe të drejtave të
poullit të Kosovës gjatë inagurimit, vitin që kaloi, të vendit ku do të
zbulohet shpejt statuja e Senatorit
Dole, Ambasadori Kosnett e cilësoi, Z. Bob Dole si, “Një udhëheqës në
promovimin e kauzës së lirisë anë e mbanë botës. Nuk është për të çuditur që ai u bë një
mbështetës i pa zevëndsueshëm i Kosovës, duke qëndruar pranë dhe në mbështetje
të popullit të këtij vendi, në përpjekjet e tija, për të ndërtuar një shtet të
fortë dhe të lirë”, ka thënë me atë rast, kryediplomati amerikan në
Prishtinë. Duhet thënë se në këtë frymë
bashkpunimi është njohur dhe vlerësuar shumë prej popullit të Kosovës, ndihma e
këtyre burrave dhe grave amerikane në mbështetje të Kosovës gjatë dekadave.
Siç
është shprehur edhe Ibrahim Rugova, shpresojmë që më në fund, kjo frymë
bashkpunimi, të sigurojë një miqësi të përhershme, jo vetëm, midis Shteteve të
Bashkuara e Kosovës por edhe midis Kombit amerikan dhe Kombit shqiptar, në
përgjithësi. Megjithë grindjet dhe
mosmarrveshjet midis partive të ndryshme politike në Kosovë dhe në Shqipëri,
duket se të pakën deri tani, kjo miqësi është e paprekshme dhe gjesti për
vendosjen e statujës së ish-Senatorit Republikan Robert Dole në Prishtinë pasqyron
një qëndrim të përbashkët mirënjohjeje të klasës politike shqiptare dhe
popullit të Kosovës, karshi burrave të shtetit amerikan që kontribuan në
themelimin e shtetit të pavarur e të lirë të Kosovës, që është sot.
Duke
aluduar se edhe midis miqësh mund të ketë mosmarrveshje, ambasadori amerikan në
Prishtinë, Filip Kosnett, me rastin e inaugurimit të vendit ku do të vendoset
statuja e Senatorit Dole në Prishtinë, është shprehur se,“Qeveritë tona nuk do
të pajtohen gjithmonë për politikat e ndryshme dhe do të nevojitet punë serioze
për të mbajtur qëndrimet tona në përputhje me njëra tjetrën, ndërsa rritet
partneriteti i Kosovës me Shtetet e Bashkuara.
Por, një gjë është e qartë: se miqësia e qendrueshme midis popullit të
Kosovës dhe popullit të Shteteve të Bashkuara, nuk varet nga ndonjë parti
politike ose nga ndonjë individ, në veçanti”, është shprehur me atë rast,
ambasadori amerikan në Prishtinë, por janë lidhje ndërmjet dy popujve tanë.
Po
e përfundoj këtë shkrim me fjalët e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Z.
Kosnett që shqiptoi në inaugurimin e vendit ku do të zbulohet së shpejti
statuja e Senatorit Dole në Prishtinë, duke shpresuar se rasti i zbulimit të
statujës së Senatorit Amerikan Robert Dole në Prishtinë, të jetë një moment që
të fokusohemi në historinë dhe në vlerat tona të përbashkta që kanë bashkuar
popullin e Shteteve të Bashkuara dhe popullin e Kosovës.
“Le
të frymëzojë ky monument i Bob Dolit, përpjekje të reja për të ndërtuar — për
fëmijt e Kosovës një atdhe që ata e meritojnë — për një Kosovë në paqe me
fqinjtë e saj, me drejtësi dhe mundësi të barabarta për të gjithë, pa dallim”,
është shprehur ambasadori amerikanë në Kosovë, Filip Kosnett. Shpresojmë që ashtu të jetë!
Me
Senatorin Robert Dole në darkën e dekorimit të tij me çmimin “Duart e
Shpresës”, nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, Shtator, 2005 –kur autori
drejtonte këtë organizatë lobimi shqiptaro-amerikane.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett duke i dorëzuar ish-Senatorit Robert Dole fotografinë e statujës së tij që, sipas ambasadorit amerikan, së shpejti do të zbulohet në Prishtinë
*Shkrimi është botuar me 28 shkurt, 2020