E shtune, 05.12.2020, 10:08 PM (GMT)

Editorial » Entela

Entela Binjaku: Viti arsimor po afron, a duhet të mendojmë edhe për standardet pedagogjike?

E diele, 23.08.2020, 05:47 PM


Viti arsimor po afron, a duhet të mendojmë edhe për standardet pedagogjike?

Nga Entela Binjaku

Kur kanë mbetur edhe 10 ditë që të nisë shtatori, i njohur për breza të tërë si muaji i shkollës pikëpyetjet e qytetarëve shqiptarë lidhur me vitin e ri arsimor janë të shumta. E vetmja siguri që kanë në këto çaste është që shkolla do të nisë në 14 shtator, siç edhe ishte njoftuar 3 muaj më parë. Në vend të pritmënive të larta dhe entuziazmit të një shoqërie që arsimon dhe edukon më të vegjlit dhe të rinjtë e saj,  këtë vit ka mjaft pasiguri që lidhen me sigurinë vetë.  Në këtë vorbull ndodhen prindërit të cilët shqetësohen për shëndetin e fëmijëve dhe të familjarëve së tyre. Edhe pse shqetësimi për shëndetin vjen i pari, ka ndër ta që shprehin shqetësim për mënyrën si u mbyll viti i kaluar arsimor.   Ka prindër që shprehen se ndoshta do të ishte mirë që viti i kaluar arsimor të përsëritej, pasi fëmijët nuk kanë bërë fare mësim, ose të tjerë që shqetësohen si do të vijojnë këtë vit kur në të mëparshmin nuk kanë mësuar asgjë.  Të pasigurtë janë prindërit që kanë një fëmijë që pritet të nisë klasën e parë. Edhe pse ka prej tyre që i kanë rregjistruar në shkolla, të frikësuar shprehen se mbase nuk i dërgojnë fare në shkollë këtë vit. 

Pasditen e 17 gushtit përmes një video-mesazhi shpërndarë në platformën virtuale të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, titullarja u shpreh  për fillimin e vitit të ri shkollor duke nënvizuar se “vendimi mbi skenarin e tij do të merret nga Task-Forca për Koronavirusin në varësi të ecurisë së pandemisë….Në këtë mesazh ajo u shpreh se “shteti shqiptar do ta marrë këtë vendim kur të jemi më afër datës së fillimit të vitit të ri shkollor”. 

Pa kaluar ende 24 orë nga ky njoftim, institucioni rikujtoi opinionin se shkolla do të nisë më 14 shtator siç edhe ishte njoftuar 3 muaj më parë. Në orët që pasuan bëri të ditur edhe njëherë udhëzuesin e tre muajve më parë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes Shoqërore për masat që duhet të ndërmarrin institucionet arsimore ndaj COVID-19.

Por vendimi lidhur me çeljen e shkollave arsimor ka qenë në qendër të vëmendjes së mjaft shteteve sikundër edhe të OBSH-së. Në një dalje për mediat të enjten e datës 21 gusht Hans Kluge, Drejtori për Evropën i OBSH-së nga Kopenhaga u shpreh se: “virusi mund të kihet nën kujdes dhe sugjeroi të ruhen aktive si ekonomia po ashtu edhe sistemi arsimor. Është e rëndësishme të rihapen shkollat siç po hapen edhe shoqëritë” nënvizoi Kluge duke shprehur shqetësimin lidhur me pasojat e mbylljes së shkollave sidomos për fëmijët me nevoja të veçanta.

Por Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka detyrimin të gjejë ato lloj zgjidhjesh që jo vetëm japin siguri, por që nuk prekin as formimin kulturor dhe as atë moral dhe profesional të nxënësve (dhe studentëve) shqiptarë.

Duke mbetur tek parauniversitari gjatë vitit të kaluar nxënësit patën një shkëputje disa mujore nga shkolla.  Shto këtu edhe periudhën e verës, shkëputja nga ai kontekst institucional ku kryhet arsimimi dhe edukimi i një shoqërie të tërë, zgjati gati gjashtë muaj. Për thuajse gjashtë nga muajt e vitit u ndërprenë ato  procese që kryhen pikërisht përmes ndërveprimit të drejtëpërdrejtë midis nxënësve, studentëve, trupës didaktike, prindërve dhe gjithëkujt tjetër që ndodhet në këtë kontekst shoqëror.

Ndërsa shqetësohen për sigurinë, frikën,  pasigurinë, mosbesimin ndaj “masave të marra” pakkush nga aktorët e përfshirë mendon çfarë ka ndodhur me dy fushat më të rëndësishme të aktivitetit që kryen një shoqëri e caktuar e që ka ndikime të thella në të gjithë sektorët e tjerë ekonomikë dhe shoqërorë: arsimimin dhe edukimin.

Këto 6 muaj kanë ndikuar tek nxënësit thuajse në të gjitha nivelet: në nivelin shoqëror përmes shkëputjes nga njëri-tjetri, në nivelin e aftësimit fiziologjik si rezultat i mbylljes dhe mungesës së aktivitetit fizik po ashtu edhe në nivelin konjitiv lidhur me mënyrën si u përcollën apo përvetësuan dijet. Përmes edukimit shkolla është vetmi institucion që jua plotëson nxënësve këto nevoja.

Shoqëria duhet të  mendojë çfarë ka ndodhur me dy prej objektivave kryesorë të shkollës: me edukimin (pra me formimin e personalitetit, të karakterit, me zhvillimin e nxënësve si qenie shoqërore dhe si qytetarë të edukuar) si dhe mbi formimin e njohurive (përcjelljen e njohurive dhe të informacioneve, formimin e mjeshtërive dhe të aftësive të duhura).

Në ciklet e para si atë parashkollor, fillor por edhe të mesëm objektivi kryesor i shkollës është edukimi. Në kushtet kur shumë nxënënës nga familjet e varfëra shqiptare, nga familjet e zonave rurale të vendit, ose të familjeve me të ardhura të pakta që kishin më shumë se një fëmijë në shkollë, nuk kishin as mjetet dhe as qasjen teknologike të  duhur  ky proces do të ketë lënë gjurmët e veta.  E gjithë pamundësia e familjeve nga njëra anë dhe paaftësia apo mungesa e kualifikimit të mësueve të sistemit arsimor pasqyrohet e gjitha në vetë zhvillimin e shoqërisë  tonë si dhe në integrimin e  saj në nivel konkurueshmërie me shoqëritë e tjera evropiane.

Ndërsa shqetësohemi për sigurinë dhe frikën nga infektimi, do të duhet të shqetësohemi për cilësinë e energjisë njerëzore kombëtare që prodhon sistemi ynë arsimor. A është ajo e nivelit të lartë dhe çfarë konkureshmërie ka në tregun evropian?

Të gjithë aktorët si nxënësit, prindërit, ashtu edhe trupa didaktike duhet të kuptojnë se disiplinat shkencore, gjuhët e huaja, gjuha amtare, shkencat shoqërore duhet të kryhen me rigorozitet sepse ato zhvillojnë mendjen,  ndërtojnë një sistem mendimi të vetin, kritik dhe analitik. Si mësuesit, nxënësit ashtu edhe prindërit duhet të kuptojnë se duhen përvetësuar mirë fizika, kimia dhe biologjia, matematika si shkenca ku mbështetet mbarë ekonomia botërore.  Duhen përvetësuar seriozisht dhe nuk duhen ulur apo anashkaluar orët e shkencave shoqërore sepse kjo do të prekte karakterin kombëtar të burimeve tona njerëzore. Me një devotshmëri të lartë mësuesit shqiptarë duhet të përcjellin tek nxënësit njohuritë në lëndët e historisë dhe të gjuhës shqipe. Vetëm duke i përvetësuar në mënyrë të ndërgjegjësuar rrënjët e historisë dhe veçantinë tonë gjuhësore, qytetërimin që na bashkon me popujt evropianë, ata do të ndjehen të lidhur me kombin. Kur kjo nuk kryhet, nxënësit do të ndjehen të shkëputur duke rrezikuar rrezikojnë stabilitetin e kombit tonë dhe e gjitha kjo do ta  vështirësonte edhe më tej edhe vetë  anëtarësimin tonë në BE.

Ndaj bashkë me shqetësimin për sigurinë, do të duhet të shqetësohemi edhe për deformimet e parimeve të pedagogjisë, edhe për cilësinë e infrastrustrukturës sonë mendore, që shkolla e kryen përmes edukimit. Kështu do të mund të prodhonim më shumë shqiptarë të aftë, ose shumë më pak të paaftë.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Vrasja horror në Pogradec, sociologia Entela Binjaku: Familjet shqiptare, të vetme përballë çrregullimeve mendore Entela Binjaku: “Darlin dhe shoqet”, vajzat fierake shkëlqejnë në garën skenike Entela Binjaku: 24 qershori një ditë për trashëgiminë kulturore rumune Entela Binjaku: Bashkë për edukimin, të gjithë për të ardhmen e vendit Entela Binjaku: Ribotohet në Bukuresht romani “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” Në "Parfume", Kaos në Post Pandemi (E ftuar Entela Binjaku) Entela Binjaku: Vetëvrasja si akt i dëshpërimit qytetar! Entela Binjaku: Aftësimi shoqëror - emocional i fëmijëve në kopësht Entela Binjaku: “Luleborë” udhëton drejt Rumanisë Entela Binjaku: Kohë pandemie, të mbajmë nën kontroll ankthin Përtëfol - Koronavirusi - E ftuar Entela Binjaku Entela Binjaku: Përurohet në Bukuresht një tjetër vepër e shkrimtarit Ismail Kadare Entela Binjaku: Dimër i ngrohtë në Bukuresht - Mbahet shfaqja "pasion dhe dashuri" Entela Binjaku: Nga Shqipëria drejt Kinës - të gjitha përjetimet në një rrëfim mes miqsh Entela Binjaku: Përurohet në Bukuresht „24 marsi. Kronika e ferrit kosovar” Entela Binjaku: Rrugë të mbarë shkollës shqipe në Madrid! Entela Binjaku: Studentët e rinj të Shëndetit Publik në Tiranë vullnetarë në Qendrën Sociale të Kryqit të Kuq Shqiptar Entela Binjaku: Fondi i bibliotekës personale të Thoma Binjakut, dhuratë Bibliotekës “Dritëro Agolli” të Fierit Entela Binjaku: Shoqata Kulturore “Arumunët e Shqipërisë” nderon kontribuesit në vite Entela Binjaku: Mbahet në Tiranë Forumi i Sipërmarrjes Rumani-Shqipëri

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora