Speciale
Haxhi Mehmetaj: Kisha e Vrellës nder kishat me të vjetra në Dardani
E hene, 10.08.2020, 08:04 PM
Bazilika e Vrellës, foto dhe planimetria ( Foto dhe dizajni: Dukagjin Mehmetaj)
Kisha e Vrellës nder
kishat me të vjetra në Dardani
Nga
Haxhi MEHMETAJ
Sipas
gjetjes të qeramikës dhe monedhës së
bronzit të perandorit Justinian, bazilika i takon Antikitetit të Vonë, shek. IV
- VI pas Krishtit. Ndërsa gjetja e monedhës së bronzit të perandorit Romanus
III Argyrus (1028 – 1034), në afërsi të bazilikës, dëshmon që kjo bazilikë do
të ketë qenë në përdorim së paku deri në Mesjetën e Hershme të shek. XI pas
Krishtit.
Rrëzë
shpatit të kështjellës së antikitetit të fshatit Vrellë të Komunës së Istogut (
Kosova verilindore), e cila në popull njihet më emrin Krye, më 2009 gjatë
hapjes së një rezervuari të ujit fshatarët zbuluan pjesë të një kripte
nëntokësore, ku ndodheshin një apo më shumë varre më vënie të trupit. Varret u
shkatërruan po nga fshatarët në kërkim të thesarit. Gjatë viteve 2009, 2012 dhe
2015 Institutit Arkeologjik i Kosovës kreu gërmime arkeologjike, me të cilat u
zbulua pjesa më e madhe e një kishe, përkatësisht bazilike më disa mjedise
ndihmese, e orientuar lindje – perëndim, që njëherazi hynë në radhën e kishave
më të vjetra ne Dardani. Deri me tani është zbuluar një anijatë, kripta e
përmendur, e cila ndodhet në jug të anijatës dhe mbi kriptë një pastofori me
mbaresë në formë të absidës, të ngritura më gurë shtufi të lidhur më baltë. (
Krahaso librin: H. Mehmetaj, Trashëgimia arkeologjike e komunës së Istogut,
Prishtinë 2016, f.63-67, fig. 58, 59, 61).
Anijata
ka përmasa 12,50 x 6,60m. Përbehet nga narteksi dhe pronaretkesi. Ne pronarteks
ndodhen tri hyrje, hyrja ballore më përmasa 1 x 0,80m, një hyrje anësore 1,10 x
0. 55m që qon ne pastofori, dhe një hyrje qendrore 1 x 80m, e cila lidh
narteksin me pronartkesin.
Kripta
është gjatë 2. 80m, e gjerë 1. 40m dhe e
lartë 1. 40m. Ajo është ndërtuar në formë qemeri. Në anën perëndimore ndodhej
një portë e vogël përmasash 060 x 060m gjithashtu në formë qemerit. Kripta dhe
porta janë ngritur më blloqe gurësh të
latuar shtufi. Brenda në kriptë u gjetën eshtrat e një apo më shumë varreve të
cilat do t’u kenë takuar shenjtoreve të kishës.
Është zbuluar edhe themeli i murit jugor i anijatës qendrore, ku hetohet edhe gjurmët e një pjesë e apsides, e cila lejon mundësinë që bazilika mund të jetë më disa anijata. Për dallim nga kripta, anijata qendrore ishte ngritur më gurë gëlqeror dhe gurë të llojeve të tjerë të lidhur më llaç gëlqereje. Teknikat e ndryshme të ndërtimit të bazilikës, dëshmojnë që ajo ishte ngritur në dy faza të periudhave të ndryshme, në periudhën e Antikitetit të Vonë dhe të Mesjetës së Hershme. Ndërsa gjetje disa copave të afreskut brenda në kriptë janë tregues që muret e kriptës kanë qenë të pikturuara e të zbukuruara më afreske, ashtu siç kanë qenë të pikturuara sipas të gjitha gjasave edhe pjesët tjera të mureve të bazilikës. Sipas gjetjeve të qeramikës dhe monedhës së bronzit të perandorit Justinian, bazilika i takon Antikitetit të Vonë, shek. IV - VI pas Krishtit. Ndërsa gjetja e monedhës së bronzit të perandorit Romanus III Argyrus (1028 – 1034), në afërsi të bazilikës, dëshmon që kjo bazilikë do të ketë qenë në përdorim së paku deri në Mesjetën e Hershme të shek. XI pas Krishtit.