E premte, 26.04.2024, 04:23 AM (GMT+1)

Kulturë

Albert Habazaj: Arkeologu i poezisë

E marte, 16.06.2020, 08:16 AM


Poetit, kurikën, i mbahet mend ditëlindja…

ARKEOLOGU I POEZISË

Nga Albert HABAZAJ

- Shkruar Kovit në vitin 2009; në vend të kartolinës, për 60 vjetorin e lindjes -

Sa inat më vjen që ajo nëpunësja

e gjendjes civile të qytetit Durrës

regjistroi, kushtëzuar nga rrethanat

ç’ka unë s’do ta bëja kurrën e kurrës.

Shkroi në regjistër, shkroi me tërë mënd

për Moikom Zeqon e shekullit XX

sikur u lind  në vitin ’dyzet e nëntë.

Dhe bota sot e quan fakt, të vërtetë.

Si mund ta klasifikojmë 60 vjec

Këtë bërthamë diellore të ndritur?!

Jubetohemburrash: PërDhè e përDiell!

Ajo, punonjësja ka qenë e krisur...

Kovi me ne po gëzon dyzet vjetorin

Dhe 40 vjeçar do tëjetëpërgjithnjë,

Se e ka eshtër Kultura Moikomin,

se Letërsia Shqipe Moikom ka një.

Për ribërjen e Atdheut vjen me dritë

Si një thërrmijë kozmike e veçantë,
sot, kur po na mullosën poetëritë,

sot, kur qulluficet i shesin me çantë.

Për ribërjen e Atdheut mbjell pemë Shprese,

se mbushet me gjak nga Naim Vjershëtori,

nga “Liriku i Tokës” merr Lule Bese,

sot na vjen për nesër me portret shenjtori.

Vlorë, 03. 06. 2009



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora