Mendime
Florim Zeqa: LVV-ja laramane në qeveri, në protesta kuq e zi!
E diele, 14.06.2020, 04:18 PM
LVV-ja laramane në qeveri, në protesta kuq e zi!
Shkruan:
Florim Zeqa
Tubimi
paqesor i LVV-së në ditën e çlirimit, e cila koinçidoj edhe me 15 vjetorin e
themelimit te kësaj organizate, në shikim të parë të krijon përshtypjen e një
shteti nacional me flamuj të shumtë kombëtar. Por mungesa e flamujve shtetëror
në ditën e çlirimit përseri të krijon përshtypjen e mohimit të shtetit në të
cilin jetojnë.
Rakiqi i mirë në
koalicion me LVV-në, i keq kur është me të tjerët
Përderisa
i shikoja të përformonin kuq e zi drejtuesit e LVV-së në sheshin
"Skenderbeu" në Prishtinë, jo më largë se para dyjavësh të njëjtin në
qeveri ishin të rrethuar me flamujt dhe simbolet e shtetit të Kosovës apo siq e
quajnë "lara-lara" flamurin e Kosovës kur nuk nuk janë në qeveri.
Kjo
po i bie se, kur janë komod e mirë në qeveri, u shkon për shtati edhe flamuri
lara-lara, ndërsa me të humbur pushtetin pëseri i kthehen flamurit kuq e zi për
të promovuar patriotizmin e skajshëm folklorik, thuaja sikur nuk ka shqiptarë
të tjerë përpos tyre në këtë Kosovë.
Të
njëjtit që tani shajnë e kritikojnë të tjerët për koalicion me "Lista
Srpska", deri dje ishin bashkë me rakiqat e listës serbe në qeveri!
Duhet
me qenë tepër naiv për të mos e kuptuar lojën e dyfisht të LVV-së. Si ka
mundësi që partia e Rakiqit të bëhet e mirë kur është në koalicion me LVV-në,
ndërsa e keqe dhe fashiste kur është në koalicion me të tjerët në qeveri.
Vallë
çfarë po ndryshuoka "Lista Srpska" kur është në bashkëqeverisje me
LVV-në!?
Përgjigja
është, aspak dhe asgjë.
Organizata
politike "Lista Srpska" sikurse që nuk bëhet më pak armiqësore ndaj
shtetit të Kosovës kur është në koalicion me LVV-në, ashtu nuk bëhet as më
armiqëore kur është me subjektet tjera në qeveri.
Pra,
"Lista Srpska" është e njëjta sa herë që është në Qeverinë e Kosovës,
pra, ishte, është dhe mbetet subjekt politik armiqësor i cili nuk e njeh
Republikën e Kosovës shtet sovran dhe të
pavarur, por vetëm si pjesë integrale e Serbisë që në zhargonin armiqësorë
kundër shqiptarëve e përdor si "Kosovo e Metohija".
Sikur
LVV-ja të mos e kishte në koalicion "Lista Srpska", gjegjësisht,
sikur të mos i kishte, jo një, por dy ministra të Rakiqit në qeverinë prej
vetëm 15 ministrive, do t'i pranohej çdo gjë që e thot për listën serbe dhe
Rakiqin në veçanti.
Sikur
LVV-ja gjatë qeverisjes së shkurtër të mos kishte pasur asnjë lloj bashkëpunimi
me Serbinë dhe "Lista Srpska" në veçanti, do t'i besonim akoma më
shumë në reciprocitetin e vënë në ditën e fundit të qeverisjes së saj...
Diaspora nuk bëhet
"mish për top" i subjekteve aktuale
Çështje
tjetër të cilën LVV-ja e ka ngritur dhe relativizuar gjatë tubimit të 12
qershorit dhe jo vetëm, ishte Diaspora.
Është
e qëlluar dhe e domosdoshme iniciativa ligjore e LVV-së para Kuvendit të
Kosovës, për ta lehtësuar pjesëmarrjen në politikë dhe mundësuar votimin në
zgjedhje për Diasporën kosovare, mirëpo kjo është vetëm njëra anë e medaljes që
LVV-ja po e trajton Diasporen për konsum elektoral.
Sikur
LVV-ja ta kishte me gjithë mendje dhe qëllim mirë çështjen e Diasporës,
paraprakisht ndihmave materiale që i kërkoi nga ajo në kohë pandemie, do të
kujdesej për nxjerrjen e një projektligji që i liron bashkatdhetarët nga tatimi
mbi pronë për shtëpitë e banimit të ndërtuara pas lufte, e të cilat i gëzojnë
(shfrytëzojnë) një herë në vit gjatë pushimeve verore, heqjen e procedurave
byrokratike dhe heqjen e haraqit (të legalizuar) për përshpejtimin e nxjerrjes
së dokumenteve administrative (letërnjoftimeve dhe pasaportave), e pse jo edhe
të heqjes së policave të sigurimeve të automjeteve, mjete këto që nuk
përfundojnë në arkën e shtetit, por në xhepat e thellë të politikanëve të
inkriminuar.
Duhet
të rregullohen dhe garantohen me ligj pronat e mërgimtarëve në shtetin e
Kosovës, të lirohen nga tarifat doganore të gjitha dërgesat dhe investimet e
Diaspores, e jo t'iu vihen barriera doganore dhe haraç sikurse deri më tani.
Ndryshe,
çasja ndaj Diaspores duhet të jetë serioze dhe e vazhdueshme, e jo vetëm për
konsum elektoral apo përfitim material në kohë krizash nga cilido subjekt
politik qoftë ai, në pushtet apo opozitë.
Edhe
pse e qëlluar, është e vonuar iniciativa ligjore e LVV-së para Kuvendit të
Kosovës, për ta lehtësuar pjesëmarrjen në politikë dhe për të mundësuar votimin
në zgjedhje për Diasporën Kosovare.
Si
e tillë, kjo duket më shumë si kërkesë për qëllime elektorale për rikthim në
pushtet sesa kërkesë serioze për ta ndihmuar Diasporën, për faktin se, LVV-ja
nuk është nga dje në Kuvendin e Republikës së Kosovës, por që nga viti 2010,
dhe asnjëherë deri më tani nuk e ka ngritur zërin për pjesëmarrjen e mërgates
në politikë.
Shihet
qartë, se kjo nismë e LVV-së për Diasporën, nuk ka të bëj fare me respektin për
mërgatën dhe përfshirjen e saj në vendimarrje, por konsiston në qëllimin dhe
shpresën e votës së mërgimtarëve për rritje dhe fuqizim të LVV-së në zgjedhjet
e radhës, për shkak se Lëvizja Vetëvendosje e ka të qartë, se kuotat aktuale
nuk mund të shënojnë rritje më të madhe se kaq nga elektorati kosovar.
Diaspora
nuk bëhet "mish për top" i subjekteve aktuale politike, por do të
bëhet zë i fuqishëm i ndryshimeve të vërteta dhe substanciale në Republikën e
Kosovës.