Mendime
Fazli Maloku: Lugetërit nuk dinë të ndalën
E enjte, 11.06.2020, 07:24 PM
Lugetërit nuk dinë të
ndalën
Është
e pashpjegueshme dhe jo njerëzore sulmi i furishëm mediatik i lugetërve me në
krye kryelugatin Hashim Thaçi ndaj përsonalitetit të z. Vjosa Osmanit, njëra
ndër politikanët më të pastërt nga të gjitha aspektet në gjithë Republikën e
Kosovës, si dhe njëra ndër përsonalitete më të votuara në zgjedhjet e 6 tetorit
2019, kuptohet edhe politikanja më e dashur, më e adhuruara dhe më e besuara në
gjithë Kosovën. Por, e gjithë kjo nuk ju hynë në punë lugetërve dhe kryelugatit
të tyre! Pasi eliminuan z. Kurti, me dredhi e kurthe, si dhe me një propogandë
të shfrenuar mediatike të paparë ndonjëherë, tani shigjetat e tyre janë
drejtuar kah z. Vjosa Osmani. Duke mos patur mundësi ta përgojojnë
përsonalitetin e shëndetshëm të z. Osmani, lugetërit bëjnë hetime tek familja e
Vjosës, duke hulumtuar mos po gjejnë ushqimin e tyre. Tanipërtani janë
orjentuar tek veprimtaria e babait të Vjosës! Nëse edhe këtu nuk gjejnë atë që
e deshirojnë, vazhdojnë tek gjyshi i Vjosës e pastj drejtohen edhe tek linja e
dajallarëve, do të thot edhe kah gjinia e nënës së Vjollcës! Si nuk i mbulon
turpi këta hileçarë, këta faqezinj, të cilët për 20 vite i sollën vetëm të zeza
Kosovës e shqiptarëve. Rruga e tyre e qelbur ndaj z. Vjosa Osmanit do të
përfundojë me turp. Veprimtaria e z. Vjosa Osmanit është e pastëert si pika e
vesës.
Po
të dojë dikush të hulumtojë të zezat e tij që i solli Kosovës dhe shqiptarëve,
nuk ka nevojë të shkojë më tutje në vijën familjare, bile as deri tek babai i
tij. Matrial dokumentar me fakte të argumentuara për fatkeqësitë që i solli
Hashim Thaçi Kosovës dhe shqiptarëve,do të mbushej një rimorkio e traktorit!
Por,
ju lugetër, vazhdoni të gërmoni nëndhe e mbi dhe,për të gjithë ata që nuk janë
në linjën e Hashim Thaçit bre dheu i Kosovës mës ju lashtë brenda!
Për
hashimët, ramushët, veselët, isët e limajtë, vlenë gjykimi i të madhit Ali
Asllani, për pushtetarët e kohës së tij:
"Ju
dinakë, e ju shushunjëza,
ju
gjahtarë në errësira!...
Të
pa brekë ju gjeti dreka,
milionerë
ju gjeti darka"!
Fazli Maloku, Prishtinë, 11 qershor
2020