Mendime
Zef Pergega: Largimi i Kristjan Dukaj nga ASH sinjal dëshpërues
E diele, 07.06.2020, 09:33 AM
NE CILIN MULLI E CON UJIN ARROGANCA NE KOMUNEN E TUZIT...?!!!
NGA
ZEF PERGEGA
Arrogances
partiake ne deget, te cilat quhen parti politike nder shqiptaret ne Mal te Zi,
ia kane neveri edhe kafet e panumeta neper shetitoret e Tuzit. Kjo arrogance,
sipas tyre, e perkthyer ne patriotizem se u digjet xhani per flamur e per komb,
kur e shkelin dhe kemben ne fyt ia mbajne derisa ta asfiksojne. Partia ne Mal
te Zi, sipas konceptit shqiptar edhte bashtine e bajraktarit. Ai e din kur
mbjell e kur korr. Me drapnin e tij korr grunin e ri dhe len egjren e vjeter, e
cila para diellit mburret se edhe ajo ka kokrra. Nga larg e shoh dhe e ndjek se
mendjemadhesia ne kryesine komunes se Tuzit do ti coje ne humbjen e saj. Ne
zgjedhjet e radhes i ka te gjitha shanset qe ta humbe statusin, i cili eshte
siguruar me luften brenda e padiskutim me perkushtimin fizik, patriotik dhe
human te malesoreve ne Amerike. Karrika eshte semundja e shqiptarit. Ju kane
dhene karrike qe mendja tu dale ne maje si tymi dhe ne fund pasi te krimbet nga
brenda te shkemoqet e te humbase si flaka e kashtes. Fitoren e komunes disa nga
administrata e saj e konsideron si portofol i mbushur per disa qe vijne nga
spathoket e vjeter te serbofilizmit. Keta kane djegur cdo inisiative dhe cdo
energji te re qe i sfidon. Te rinjet e Malesie qe kane perfunduar universitetet
me te mira europian ne fusha te ndryshme, nuk kane vend ne adminisraten e
komunes. Si mund te drejtohet komuna me metalitetin dhe me veprime
mosperfillese, fodulle, injorante dhe mashtruese per banoret e Malesise?!. Deri
me tani nuk eshte dukur ne qiellin e vranet te arsyes se saj ndonje projek ne
arsim, ne shkolla profesionale, ne culture, ne punesim, ne shendetesi, per te
blere ndonje aprature qe nenat, te mos shkojne ne Podgorice per nje kontroll...
Lexova me vemendje dekleraten e te riut te doktoruar ne shkenca politike, Kristjan
Dukaj, qe rrjedh nga nje familje me taban malesor, me taban atdhetar, me taban
kombetar, me taban ne culture e ne fjalen shqipe se largohet nga partia, te
ciles i sherbeu dhe qe edhe me kontribut e tij fitoj ne zgjedhje. Nje i ri
hidhet...ne vend te pastrohet ai berllok antikombetar dhe antimalesor ne
komunen e Tuzit . Pikerisht ato njerez qe me dollaret e malesoreve kane
shkolluar femijet ne perendim, duke i pervetesuar deri ne skaj, vrasin mendimin
e lire ne komune e ne parti. Komuna eshte e banoreve te saj eshte e malesoreve
autokton, por punojne e drejtojne ato qe jane te lidhur me breza me sitemin
serbomalazes. Une jam per bashkepunim me shtetin malazez, se ne fund te fundit
jetojne nen ate shtet, te braktisur shqiptaret per jete e mot nga Shqiperia dhe
Kosova. Une jam per integrimin e shqiptareve ne Mal te Zi ne administraten shteterore, nga ku mund te kualifikohen e te marrin experience per drejtim ne
sektoret ku ato jane shkolluar. Ne komunen e Tuzit shume kush eshte jashte
profesionit, por bejne nga ndonje deklerate ne keshillin e komunes apo ne medja
"kundra" Malit te Zi, per tu dukur patriote dhe per te fitur besim,
kur ato ne fakt jane te pabese!. Kristjan Dukaj eshte nje i ri si shume te
tjere,. Nje I ri qe ka nje enderr ta shikoje malesorin te denjitetshem me
malazezin, me boshjakun, me katolikun me muslimanin. Nje i ri qe ka bere me
qindra shkrime. Nje i ri qe ka botuar nje liber...Ai eshte i zhveshur nga
paragjikimi, ndaj ai duke u ndeshur me tymin e zij te cmirezinje te qymyrit
antikombetar eshte i detyruar te beje dekleraten e largimit... Eshte nje sinjal
deshperues!
Zef Pergega, është
anëtar i rregulltë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve
Shqiptare-Amerikane në Nju Jork,Tiranë, Prishtinë dhe Shkup.