E marte, 14.07.2020, 11:38 AM (GMT+1)

Komente

Skënder Kapiti: Kurti dhe Osmani janë me të vërtetën politike

E enjte, 28.05.2020, 11:59 AM


Albin KURTI  dhe Vjosa OSMANI janë  me të  vërtetën  historike, kombëtare dhe politike

Nga Skënder Sadri KAPITI

Sa shumë armiq ka pasë  dhe ka edhe sot Kosova.

Asnjë popull i Europës në këto 150 vite të fundshekullit të 19-të dhe gjatë shekulli të 20-të nuk ka vuajtur dhe nuk ka pësuar padrejtësi, krime, dhunë dhe genocid se sa populli shqiptar i Kosovës i cili mbijetoi në sajë të luftës dhe qëndresës heroike e mbinjerëzore kundër barbarisë sllavo-serbe e  ruse  e cila  edhe u lejua e miratua edhe nga Europa kristiane. Shqiptarët dhe Kosova mbetën të vetëm, pa përkrahje dhe pa mbështetje në rrugën e tyre për liri, pavarësi e bashkim kombëtar, dhe madje luftuan të vetëm kundër të gjithëve.

Historia ka provuar me fakte e ngjarje se shqiptarët kanë pasur dhe kanë shumë armiq të jashtëm.Armiq të përbetuar kanë qenë, janë dhe mbeten gjithmone sllavët serbo-rusë dhe grekët.Por jo vetëm këta, kundër shqiptarëve ka qenë edhe Europa e cila ka mbajtur anën dhe ka dhënë mbështejen dhe përkrahjen për serbët, malazestë, maqedonasit dhe grekët kundër shqiptarëve, kundër kombit shqiptar, kundër shtetit të bashkur kombëtar shqiptar pavarësisht se shqiptarët janë populli më i vjeter në Ballkan dhe më  proeuropian në rajon e ndoshta edhe në Botë.

Sot kur koha është në favor të shqiptarëve si kurrë ndonjëhere më parë në historinë kombëtare të tyre, kohë kur Europa dhe SHBA ndërhynë ushtarakisht dhe e çliruan Kosovën dhe sot Kosova është shtet sovran, por sot,   bota nuk u ka aq shumë faj shqiptarëve, kur fajtorë për gjëndjen në Kosovë ashtu si dhe 100 vite në Shtetin shqiptar të Shqipërisë  janë vetë shqiptarët, pra  fajtorë dhe autorë janë politika dhe politikanët shqiptarë, janë ata politikanë që si politikë kanë profesionin e hajdutllëkut, zullmqarit dhe të parazitizmit zhvatës  të cilët kurrë nuk u morën vesh e nuk ranë në ujdi me njëri-tjetrin  për çështjet më madhore për interesin kombëtar, por ua kanë lënë në dorë të huajve që të vendosin; por,  edhe punët politikanët shqiptarë i çojnë deri në atë derexhe sa që edhe për t’i pajtuar  qoftë edhe për “ngatërresa e zënka” të vogla ndërvete duhet që të ndërhyjnë ndërkombëtarët, ashtu sikurse patjetër duhet të ndërhyjnë edhe për drejtësinë, për standardet dhe për luftën kundër krimit, hajnisë e korrupsionit.

Shqipëria nuk mundi asnjëherë që ta ndihmojë sinqerisht dhe si e sa duhet Kosovën, pasi Shqipëria gjithnjë ka pasur vetë probleme prej politikaneve te vet. Pra Kosova nuk e pati as Shqipërinë mbështetje sa duhet, por përkundrazi në jo pak raste politika e Tiranës ka ndikuar madje në kohët më të vështira për keq dhe në dëm të Kosovës.

Kohët e fundit vërehet edhe një lloj indiferentizmi edhe nga aleati i madh e strategjik i Kosovës, kur këtë e thotë edhe mikja e madhe e shqiptarëve, ishsekretaria e Shtetit të SHBA-së Znj. Albright:

“Çfarë ka ndodhur, fatkeqësisht, është se tani ka pyetje rreth kufijve dhe rreth asaj se Kosova ka qenë pjesë e Serbisë. Mirëpo, mendoj se në shumë mënyra, më duhet ta them këtë me keqardhje, Shtetet e Bashkuara nuk janë duke ndihmuar për zgjidhjen e kësaj çështjeje me (presidentin serb, Aleksandar) Vuçiqin dhe me atë që serbët kanë tentuar ta zhbëjnë, e që ka pasur për pasojë një spastrim etnik, një gjenocid, të cilin e ka dënuar komuniteti ndërkombëtar”, ka deklaruar Albright, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Po kështu edhe Kryetari i Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhënie me Jashtë, Eliot Engel, ka thënë se administrate aktuale amerikane duket se nuk e ka përkushtimin që kishin për Kosovën administratat e kaluara amerikane:

“Unë kurrë nuk kam parë ndonjë vend që i do dhe i vlerëson amerikanët dhe është aq falënderues për atë që kemi bërë më 1999 për të parandaluar gjenocidin që po ndodhte para syve të Evropës. Andaj më thyhet zemra që, në njëfarë mënyre ua kemi kthyer shpinën atyre njerëzve”, është shprehur Engel.

Por ajo që përbën shqetësimin më të madh, akualisht sot problem për Kosovën janë  edhe vetë politika dhe politikanet e saj të cilët në kulmin e pandemisë së koronavirusit shkaktuan edhe një krizë të rëndë politike.

Në rast se Presidenti i Kosovës, kryetari i shtetit të Kosovës ka rrëmbyer kompetencat konstitucionale të shtetit, edhe ato që  nuk i takojnë, pra, në rast se ai e përfaqëson dhe negocion për Kosovën edhe kur nuk i takon atij, dhe ai është dakord për ndarjen e Kosovës, atëhere pse t’i themi se ka “faj” Mogherini, Grenelli apo edhe Josef Borell , apo edhe Vuçiç e Rusia ?! Pra, faji nuk është te të huajt pasi ata mbrojnë interesat e veta, të shteteve dhe të kombeve të tyre dhe nuk u bëhet vonë dhe as nuk është shqetësim për ta, kushdoqofshin ata, edhe miq të shqiptarëve, për rastin pse Presidenti i Kosovës është për ndarjen dhe shkëmbim territoresh me Serbinë.

Dhe nuk kanë faj ndërkombëtarët, as europianët e as miqt e shqiptarëve pse në kohë pandemie politika e Prishtinës gjen kohën dhe shfrytëzoi rastin për të rrëzuiar qeverinë më të mirë dhe më të përgjegjshme të këtyre 20 viteve të Kosovës shtet.

Ka ardhur koha që sot për dështimet e politikës, të politikanëve dhe kryetëparëve shqiptarë që të mos justifikohen më duke akuzuar të huajt se prej tyre u vijnë shqiptarëve të gjitha të këqijat.

Është fatkeqësisht si  një trashëgimi e keqe, madje historikisht per politikanët shqiptarë fakti se: ata gjithmonë për interesa të ngushta, inate, egoizma dhe sidomos për pushtet janë treguar gjithmonë të papërgjegjshmëm,  dhe ata pothuajse gjithmonë për interesa personale kanë vepruar në dëm të interesave kombëtare madje në jo pak raste kanë bashkëpunuar edhe me armiqt e shqiptarëve.

Armik nuk është vetëm i huaji dhe i jashtmi, por armik është edhe miku i armikut tënd,dhe ata  janë ata të cilët në pushtet dhe politikë i bëjnë dëme dhe tradhti kombit të vet.

Kjo është si e keqja dhe sëmundja kryesore më e madhe e politikës shqiptare: egoizmi dhe interesi personal mbi atë të përgjithshëm.

Populli i Kosovës dhe politika e demokracia kosovare, prej tyre pritej që të ndëshkoheshin politika dhe politikanet shqiptarë të cilët akuzohen për krim, korrupsionin, vjedhjen dhe për matrapazllëqe me kufijtë e territorin, me sovranitetin e Kosovës, por ndodhi e kundërta: pikërisht këta të tillët arrijnë që në parlament të rrëzojnë qeverinë legjitime të VETEVENDOSJES dhe Albin Kurtin, për faktin se ajo po mbronte me përkushtim dhe me përgjegjshmëri patriotike  territorin dhe Sovranitetin e Kosovës, interesat kombëtare, të shtetit, të demokracisë  si dhe filloi me sukses  luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, nepotizmit  dhe hajdutërisë institucionale . Pra  Albin KURTI, por fatmirësisht edhe kryeparlamentarja Znj. Vjosa Osmani  janë me historinë, me  interesin kombëtar; me demokracinë, drejtësinë dhe për shtetin ligjor. Kjo tashmë është dëshmuar dhe shqiptarët e dinë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora