E premte, 26.04.2024, 12:03 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Abdullah Konushevci: Tregime për Kosovën e pasluftës

E hene, 27.10.2008, 04:04 PM


Vitrina e librave

Tregime për Kosovën e pasluftës

Sonte më 22.10.2008 ngjarje kulturore në Kryeqytetin e Kosovës ishte përurimi i librit të holandezit zotni Ludo Hupperts:”Koncerti” (Tregime nga Kosova), në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë, në orën 19. Tubimin e hap redaktori i botimit shqip të kësaj vepre, shkencëtari Abdullah Knushevci, paraqitjen e vështrimit e bën zotni  Avdyl Mërxhani. Paraqiten për diskutim edhe: Adem Demaçi, Kadrush Radogoshi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, Qerim Ujkani, kryetar i Shoqatës së Shrimtarëve në Botë dhe vetë autori, i cili pëshëndeti shqip!- ama përkthyese e fjalimit të tij ishte bashkëshortje e tij zonja Jeanine. Kishim një dozë turpi për shkak të pjesëmarrjes së dobët!?- pëveç Kadri Manit e Avdyl Mërxhanit, gati asnjë i burgosur politik!?
 
Nga  Abdullah Konushevci

Ludo Hupperts, autori i këtij vëllimi me tregime, i shkroi këto proza me karakter të ndjeshëm dokumentar gjatë qëndrimit të tij nëntëmujor në Kosovë si punëtor i KFOR-it dhe i organizatave të tjera humanitare. Mund të thuhet se gjatë qëndrimit të tij e ndihmoi shumë muzikën tonë serioze dhe u dallua për angazhimin e tij shumë të madh njerëzor, sidomos për fatin e evgjitëve. Sikundër thotë edhe Allen G.: “Në këto tregime ai na rrëfen për njerëzit në këtë ‘makinë të(pas)luftës’, si mendojnë ata, si ndiejnë dhe si vuajnë. (...) Ka shumë njerëz që mund të shkruajnë. Ka pak që mund të shkruajnë mirë. Vetëm një ose dy shkruajnë me zemrën e tyre” e Ludo është pikërisht njëri prej atyre që këto tregime i shkroi me zemër, prandaj, pos në holandisht, ato u përkthyen edhe gjermanisht dhe spanjisht, kurse tash edhe shqip.

Rusët u prisnin sisët femrave shqiptare

Libri hapet me tregimin “Barrikada”, ku përshkruhet po¬thuajse besnikërisht barrikada, siç thuhet, ‘absolute’ e forcave të KFOR-it rus për të zëvendësuar forcat holandeze në Raho¬vec për arsyen e thjeshtë se rusët, njësoj si serbët, kishin vra¬rë shqiptarë, madje u kishin prerë gjinjtë femrave shqiptare si ‘medalje’ të ‘heroizmit’ të tyre shtazarak, fakt ky që e pohojnë të gjithë banorët njëzëri.
Një motiv tjetër i këtij tregimi është edhe mikpritja shqiptare, ku mysafiri ruan ende tipare të një gjysmëhyjnie (vizita te familja e Ahmetit), si dhe problemi i fatit të pakicës serbe në Rahovec. Pakicat, sipas konceptit ballkanik të së drejtës së tokës dhe të gjakut, janë ‘të tjerët’ dhe ‘tjetri’ nuk është njeri prej nesh, sipas mendimit të autorit. Meqenëse ai ose ajo nuk përshtatet, nuk përputhet me mjedisin që është këtu, atëherë shtrohet pyetja se ç’bën ende këtu. Enklava serbe në Rahovec jeton si në një geto. Synimi i bashkësisë ndër¬kombëtare se shoqëria e Kosovës ka të ardhme vetëm nëse është multikulturore dhe multi¬etnike, që është dhe bindje e gazetares serbishtfolëse, Moni¬kës, sipas autorit, është një iluzion. Gjermania dhe Franca përjetuan një pajtim pas plot 50 vjetëve. Por, në Kosovë, si gjatë Luftës së Dytë Botërore, njerëzit i kishin bërë gjëra të tmerrshme njëri-tjetrit, ndaj pas LDB ish-armiqtë jetonin të ndarë nga njëri-tjetri: viktima nuk i hyn rrezikut të jetës afër keqbërësit, sikur që keqbërësi nuk i hyn rrezikut të kërkojë punë te viktima e tij. Prandaj, autori thekson me të drejtë bindjen se për një jetesë të përbashkët paqësore do të duhen edhe shumë e shumë vjet. Ai ka frikë se bashkësia ndërkombëtare nuk po i jep mjaft kohë Kosovës dhe se një përfaqësues i Evropës, i zgjedhur për katër vjet, dëshiron të ketë sukses në realizimin e politikës së bashkëjetesës së përbashkët, me qëllim që të tregohet i suksesshëm dhe të rizgjidhet përsëri. Por, siç thotë autori, ç’janë katër vjet për një student, të cilit i ka vrarë të atin fqi¬nji i tij?

Jeta në të gjitha pamjet e saj

Tregimi tjetër “Libri” është tregim i Syzanës, që e thërrasin me hipokoristikun a emrin zbunues Zana. Edhe ky tregim lidhet me udhëtimin e autorit-narrator me heroinën Zana për në Suharekë. Qëndrimi i autorit në Pallatin e Rinisë, rrethuar me dengje librash dhe dëshira e Zanës për të pasur për¬sëri në dorë një libër letrar si anëtare e një familjeje arsimdashëse shqiptare, sikur e hap tregimin me një alegro, me sa nota të kthjellta, sepse autori e vjedh një libër letrar dhe ia jep. Po këto nota do ta ngjyrosin edhe skenën kur ajo do të shtrëngohet t’i lërë librin së ëmës. Megjithatë, me gjithë këtë disponim të hareshëm, tregimi përshkohet nga një nokturno e rëndë, e thellë. Zana, një studente, që bën edhe punën e përkthyeses nga anglishtja, me të atin e dëbuar nga puna si pro¬fesor i anglishtes, që nuk mund të pajtohej me politikën shtypëse antishqiptare të Millosheviqit, i cili mërgohet në Gjermani për ta mbajtur familjen plot nëntë vjet, kur kthehet në vendlindje pas fushatës së bombar¬dimeve, e gjen jo vetëm shtëpinë, por edhe bibliotekën e pasur familjare të bërë shkrumb e hi. Edhe shtëpia e gjyshit, ku mendonin se do të strehoheshin, është e djegur po ashtu. Autori shpreh tronditjen e tij pse të rinjtë, që ishin përfshirë në konfliktin në Ballkan, kishin më shumë dije për jetën dhe botën se brezi i tyre në vendet e tjera. Po kjo mund të thuhet edhe për Zanën, që tashmë ishte një femër e rritur, sepse e kishte mësuar jetën në të gjitha pamjet e saj. Në pyetjen e autorit, që i drejton gjyshit të saj se në do të mund të jetonte përsëri me serbët, i gjyshi i saj i përgjigjet: “I kisha katër vëllezër. Njëri prej tyre i kaloi 12 vjet në burg. Tre të tjerët, secili prej tyre nga 7 vjet. Isha shumë shpesh i arrestuar dhe i keqtrajtuar nga serbët. U desh të duroja tepër shumë. Do të doja të jetoja në paqe edhe disa vjet me fë¬mijët, nipat dhe mbesat. Jo, nuk mund të jetojë më me serbët. E dini, për herë të parë në jetën time, pas shumë vjetësh, unë mund të eci pa frikë në rrugën përballë shtëpisë sime”.

Koncerti

Nga tregimet më të mira dhe më domethënëse të këtij tregimi është “Koncerti”, një tregim ky për Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë. Është ky një tregim për tiraninë kulturore, e cila zgjati për gati një dekadë, duke shtruar nevojën që energjia e mbledhur kulturore të gjente një rrugë për të shpërthyer diku. Përjashtimi nga gjuha dhe jeta kulturore, siç thotë një heroinë e këtij tregimi, është sikur të të marrin shpirtin. Megjithatë, për realizimin e kësaj dëshire për të mbajtur një koncert, da¬lin vështirësi të më¬dha: salla e ftohtë, e cila është gati e pa¬mu¬ndshme të ngroh¬et; mungesat e shpeshta të rrymës; akordimi i pianos; provat e instrumentistëve në sallën e ftohtë etj. Por, falë angazhimit të madh të instrumentistëve, or¬ga¬ni¬zatorëve, më 27 nëntor 1999 mbahet edhe koncerti, në të cilin, shoqëruar nga Orkestra e Tiranës dhe drejtuar nga dirigjenti italian, luhen vepra të Moxartit, Hajdnit, Glazu¬novit, Bahut dhe Britnit. Ky koncert shënon po ashtu fitoren, jo ushtarake, por kulturore dhe artistike, mbi tiraninë dhje¬tëvjeçare të ushtruar nga pushteti fashist i Millosheviqit.
Të gjithë heronjtë, si Sihana Badivuku, Valbona Pula, Venera Mehmetagaj janë figura konkrete, prandaj duhet të vihet në dukje se tregimet e Ludo Hupertsit janë jo vetëm proza artistike, por dhe dokumentare. Madje, karakteri i tyre dokumentar është tipari më thelbësor që karakterizon këto tregime.
Skica e vetme e këtij vëllimi është “Letër nga Prishtina”, ku një i ri (e re) i kthen përgjigjen autorit-tregim¬tar në një le¬tër për Kërshnellat e vitit 1999. Derisa për au¬torin dhe për të tjerët, fundi i viti 1999 është dhe fillim i një mijëvjeçari të ri, për të riun (renë) shqiptar, siç thuhet në paragrafët në vijim, ai do të jetë një vit i zakonshëm: Për mua, ky do të jetë një vit i luftës për ekzistencë. (...) Me një rini plotësisht të thyer dhe një shoqëri të shkatërruar, do të mundohem t’i ngjes pjesët e thyera të jetës sime. (...) Shumë pjesë të jetës sime janë shpërndarë dhe shumë të tjera janë thyer ashtu sa të mos ndreqen kurrë.
Tregimi më i gjatë i këtij vëllimi është “Hashkalinjtë” dhe fati i tyre i keq, sidomos në Prishtinë, meqenëse jo pak ev¬gjitë morën pjesë krahas forcave serbe në plaçkitjet e pa¬surisë së shqiptarëve, djegiet e shtëpive dhe të lokaleve, madje dhe krimet kundër shqiptarëve. Megjithatë, për ata që e njohin Kosovën, e dinë se hashkalinjtë e Podujevës dhe të Gjako¬vës, që bashkëvuan me shqiptarët gjatë fusha¬tës së bombardimeve, kanë të njëjtën gjendje me të gjitha bashkësitë e tjera etnike, madje aty-këtu janë në pozitë edhe më të mirë se më parë. Me një fjalë, kjo familje është viktimë e rretha¬nave, sikur e thotë edhe Mehmeti, i biri më i madh. E habit¬shme është se organizatat e shumta humanitare nuk e lodhin kokën për fatin e kësaj familjeje, sepse ato finan¬cojnë dhe ndihmojnë vetëm projekte, por jo dhe raste indi¬viduale. Por, falë autorit dhe bashkëshortes së tij Jea¬nine, ata sigurojnë ujin e pijshëm, drutë për dimër, madje edhe ushqim të freskët dhe të bollshëm, sikundër që, falë mjekut indas, Denish, që ndihmon Salën të lindë në spitalin e Prishtinës, por edhe krejt anëtarët e familjes gëzojnë një trajtim të lakmueshëm mjekësor me një ton kur e kur tragji-komik etj.
Tregimi “Blerja e shtëpisë” është një përshkrim i bana¬liteteve, si shit-blerja e shtëpive nga serbët, të cilët jo rrallë falsifikonin nënshkrimet, i nxirrnin blerësit shqelma jashtë, pasi u merrnin paratë, si dhe për lidhjet e forta të tyre me ushtarët rusë të KFOR-it.
Tregimi i vetëm, që lidhet vetëm tërthorazi me jetën në Kosovën e pasluftës, është “Udhëtimi për në shtëpi”, në të vërtetë udhëtimi nga Sarajeva në Prishtinë, që shoqërohej nga ndalesat e shpeshta të policisë, si dhe qëndrimet e gjata nëpër kufij a pika kontrolli që nga Republika Serbe deri te pika e kontrollit të KFOR-it.
Sado që librit i është vënë titulli “Koncerti (tregime nga Kosova)”, mendojmë se tregimi më i realizuar, më tronditës dhe më mbresëlënës është “Zjarri”, që, siç e dimë të gjithë, kaploi në mënyrë të përbindshme Pallatin e Rinisë, duke shka¬ktuar dëme të mëdha. Luftimi i stihisë së zjarrit, i cili u shtrë¬ngua të çante përpjetë, vertikalisht, bëri që pjesa e dyqaneve të shpëtonin, por ana e majtë e Pallatit të shkatë¬rrohej pothu¬aj¬se plotësisht. Është domethënëse skena kur një polic, në vend se të ndihmonte në largimin e librave dhe të komp¬ju¬te¬rëve nga Cambridge School para se t’i kaplonte zjarri, sht¬r¬on qilimin e falet etj.
Libri mbyllet me tregimin “Të mësuarit anglisht”, ku autori përshkruan përvojën e tij nga të mësuarit anglisht me disa pjesëtarë të komunitetit serb.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora