Speciale
Fatbardha Demi: Dy fjalë që ndryshuan historinë e botës (II)
E hene, 11.05.2020, 05:46 PM
DY FJALË QË NDRYSHUAN HISTORINË E BOTËS (pj. II)
(Historinë, arkeologjinë, mitet, figurat e shquara,
etj.)“ne i quajmë si pjesë përbërëse të pushtimitapo të përfituara prej
aneksimit, dhe nuk do të ngurojmë që t’i shtiem në zotërimin tonë edhe ato“. Jean Jacques Ampere (1800 – 1864), anëtar
i Akademisë Franceze.
Në të
gjitha studimet që kanë lidhje me toponimet gjeografike apo emërtimet e
njerëzve të lashtësisë dhe atyre në mite, ajo që vihet re është se,
shfrytëzohet metoda historike ose gjuhësore apo gërshetimi i të dyjave
shkencave (historiko-gjuhësore). Mirëpo,
shumë fjalë dhe emërtime morrën formën e plotë në shqiptim, në periudha shumë
më të vonshme se sa idea që krijuan njerëzit primitiv për veten dhe botën që e
rrethonte. Për shëmbull , një periudhë
pafundësisht e gjatë e ndan emërtimin besimtar Ar (Ara) apo De (Dhe) ,
nga koha kur njeriu krahasoi “jetën” e bimëve në Tokë, me atë të
lindjes-maturimit-vdekjes së njeriut dhe e hyjnizoi atë. “Në periudhën më të
herëshme të shoqerisë, pohon Mircea Eliade (Storia
delle credenze e delle idee religiose), të jetoje si qënje njerëzore ishte
në vetvete një veprim besimtar”. (1) Nuk do të gabonim po të shpreheshim se :
mendimi besimtar mbi botën, ka lindur tek njeriu para se ai të mësonte të
shprehej me fjalë. Ky fakt tregon sesa i rëndësishëm është në studimet
gjuhësore, shfrytëzimi i shkencës së besimit.
Nuk
janë të ralla emrat e gjuhës shqipe që lidhen me besimin parahistorik, që
përbën edhe pjesën e dytë të studimit “Dy
fjalë që ndryshuan historinë e Botës”.
ORIGJINA E PANJOHUR E EMRIT
« SELLENA »
Origjina
besimtare (jo gjuhësore) e kësaj fjale lidhet me kohën kur njeriu i shpellave dhe i kasolleve të
para, kuptoi se jeta dhe ndryshimet në
trupin e njeriut ngjanin me natyrën,
sidomos me Hënën. Sipas miteve të kohës
homerike (2), “Sellena” i përkiste familjes së Titanëve, pra miteve shumë më të
lashta, krahasuar me ato të Zeusit dhe
perëndivetë oborrit të tij. Në objektet arkeologjike ajo paraqitet me krahët e
shqiponjës, që dëshmon rolin e saj të ndërmjetësit midis njerëzve dhe
Krijuesit,“profesion” të cilin njeriu primitiv fillimish ja kishte besuar -
shqiponjës.
Për
origjinën e emrit të saj, deri më sot, nuk janë kryer kërkime gjuhësore mbi
baza shkencore. Sipas Enciklopedisë Treccani, perëndesha SELENE përfaqësonte Hënën dhe
emri i saj është grek (??????) i
ardhur nga fjala ????? (sélas) që do të thotë : rrezatimi i zjarrit. (3)Me të njejtin mendim (dritë, rrezatim, flakë, ndriçim) bashkohen shumica e studiuesve modern. Por nuk janë të paktë
ata si Károly Kerényi, themeluesi i studimeve moderne mbi
mitollogjinë e lashtë, i cili pohon se origjina e emrit të saj nuk është e
qartë.(4)
Duke e
përkthyer shkrimin grek ????? (sélas), në gjuhën
franceze do të lexojmë : 1.Siège du
cavalier.2.Petit siège.
(ndënjëse,për tu ulur); ndërsanëit. dheshq. - vënd(5), fjalë pakuptim për emrin e
një perëndeshe hënore. Kjo ndodh edhe me
shumë fjalëqë hasim në botimtet mbi lashtësinë të përcaktuara me origjinë
“greke”, por kur shkrimi grek përkthehet në gjuhë të tjera, nuk përkon me
veçoritë e emërtimit të lashtë.
Në
librin kushtuar besimit pellazg (Sellenizmi,besimi
që sundon Botën f.11) , nëpërmjet gjuhës shqipe shpjegohet kuptimi i emrit
Sellena : Hëna dritë-argjendë, mbretëreshë e natës, largohej duke “s(j)ellë”
ndriçimin e fortë të Diellit , një shkëmbim i pandërprerë dritash. Në mite, jo
rastësisht, paraqitet si fëmijë e Iperione (6) ,i cili quhet Titani i dritës,
dhe fëmijët e tij përfaqësojnë ndriçimin -
Elio (dielli), Selene (hena), Eos (agimi). Edhe emri
Iperi-one është i gjuhës shqipe: rrenja IPE, ne dialektin çam emërton
shqiponjën. Pra, duke qenë bij e një
shqiponje, një Titane (tanët-një fis), përfaqësuese e Zotit-Hënë, vërtetohet se
s´kemi të bëjmë me mite “greke” por të shqip-folësve Pellazg dhe besimit të
tij.
Dëshmohet
se ritet kushtuar Sellenës ishin shumë të ndjekura gjatë qytetrimit me të
famshëm të lashtësisë, atij minoik dhe mikenian. (7)Mikenet, pohon gjuhëtari
dhe mitollogu Niko Stillo (Etruskishte-Toskërishte),apo
me sakte Eneskët mikenej, flisnin gjuhën jonike dhe konkretisht dialektin çam,
të shqipetarëve të Iperisë (Epirit)(8)Për rrjedhojë, këto dy qytetrime, nuk
kanë qenë “greke”,por pellazge për të cilat Dr.Arif Mati (Aref Mathieu) në
librin Mikenët=Pellazgët, sjellë dëshmi të shumta, siç e tregon edhe
titulli i librit.
Sellena
ishte perëndesha e parë së cilës ju kushtua tempulli i Dodonës, i ndodhur në
Iperi (Epir) trevë autoktone e Arbërve deri në pushtimin e Janinës nga shteti i
Helladës (mars 1915). Në këtë tempull, mbreti dhe gruaja e tij (në rolin e
ndërmjetësve të Zotit), u pagëzuan me emrin Selleni / Sellena dhe
“sellë” shërbenjësit, njëkohësisht të afërt me familjen mbretërore.Në
periudhat e mëvonshme, emri “sellë” morri kuptimin e “profesionit” të
shërbenjësve të tempullit, siç i përshkruan edhe Homeri (kënga XVI, 231-235) : “Zeusi i gjithpushtetshëm dodonas,
Perëndi Pellazgjike që sundon mbi Dodonë, në këtë vënd të ashpër të Sellëve
hyjnor, me këmbë që nuk lahen kurrë, që flenë në tokë”, shkrim i
përmëndur edhe nga shkrues të tjerë (Plin.
4, 2; Luc. 3, 180) ”.(9)
Jemi
të detyruar të zgjatemi me shumë sqarime, sidomos kur bëhet fjalë për tema të
lashtësisë. Arësyeja,sipas gazetarit të shquar Marco Travaglio është se : “ Të
informosh për një ngjarje atë që nuk di asgjë, është shumë më lehtë, se
sa të informosh atë që është njohur më parë me një lajm fallc ose të
manipuluar. Së pari duhet bindur se është mashtruar (rrethanë që është e
vështirë të pranohet), t’ia heqësh nga mëndja lajmin falls dhe pastaj t’ia
zëvëndësosh me lajmin e vërtetë“. (10)
Shumë faktet të lashtësisë, edhe pse të
fallcifikuara,vijojnë të ruhen me fanatizëm në shkencën Historike, si psh.
“Zeusi pellazg” i Homerit, emërtohet sot “Zeusi grek”, megjithese nga
studiuesit modern, “grekët” nuk pranohen si fise pellazge. Hesselmeyer(1890) :“Nëse
poetët e kohëve historike flasin për prejardhjen e grekëve nga pellazgët, kjo
nuk ka të bej me konceptin historik mbi Pellazget, ata ishin etnikisht të
ndryshëm dhe është e gabuar ti trajtosh si paraardhës të grekëve”. (11)
Jo
rrallëherë shkruhet se Pellazgët dhe shqipetarët adhuronin Diellin, i cili në
fakt nuk është hyjnizuar asnjëherë si Zot, ndërsa Sellena/Hëna po. Simboli i
Diellit u ndërfut në mite shumë më vonë dhe hymnet ju kënduan jo në besimin
popullor, por atë të mbretërve të forta ushtarake dhe ligjore. (12)
Në të
tre figurat e mësipërme, theksohet simboli i hënës, që shpreh besimin HËNOR
të fiseve druide të Europës qëndrore dhe veriore (fig.1), tëpellazgëve
(fig.2) i trashëguar deri në shk.19-20 në traditën kulturore, ritet (zakonet),
etnografinë etj. tek Shqipetaro-Arbërit. Në karrigen e Shqipërisë Veriore (fig.3)(Arkivi i Institutit Historik
Tiranë) paraqiten tre fazat e hënës: dy gjysmë-hëna dhe në mes hëna e plotë e
përdorur shpesh tek furkat dhe djepet e cila gabimisht merret si simbol i
Diellit.
Në tekstet e lashta Sellenës i këndohej: ”... ti që na blaton një jetë të
trefishtë/.../ nënë e Perëndive/e njerëzve, e natyrës, nënë e të gjitha
gjërave”.(13)Në objektet më të lashta arkeologjike hëna vendosej mbi kokë
(fig.2). Si simbol i hënës së plotë përdorej edhe forma e diskut. (Giulio
Giannelli - Enciclopedia Italiana,1936)(14)
Emrat Sellenë dhe sellë, mbijetuan në shkrimet e autorëve
të hershëm dhe toponimet e shumta të lashtësisë, deri në kohët e sotme :
-si emer femrash dhe meshkujsh S?l?n? / S?l?n?um / Sell?um, (Cic.
Verr. 4, 27; Suet. Cal. 26. ;
Just. 39, 4, 1)
(Liv. 4,42). Seleucus, gjenerali i Aleksandrit të Maqedonisë i
cili u bë mbret i Sirisë që formoi dinastinë pellazge Seleucide. [Seleucus Nicator, Seleucus Philopator]. ( Just. 13, 4, 16.)
-si emër popujsh : Selep?t?n?,
popull i Ilirise (Liv. 45, 26.) S?leucensis, populli i Parthëve (Tac.
An. 6, 42.) dhe Galacisë, rajon në
Turqi (Plin. 5, 147.); S?cæ, (Saces) popull i Skithëve,( Plin 6,50.) Sacass?ni, popull i Kaukazit (Plin,6,29)
- si emër qyteti: Selenica,
prefekturën e Vlorës, Pieria
Seleuceia (Strabon327), afër Apollonisë, Fier-Shqipëri. Sellas?a: Sellasie
(qytet në Laconi).( Liv. 34, 28.) Sell?, qytet në
Lucani.Itali. ( Stat. S. 5, 3,) 127. S?linus, qytet nëSiçili: (Virg. En. 3,
705) dhe në shumë qytete të Azisë:
S?leuc?a (S?leuc?a)kryeqyteti i parthëvenë Babiloni, pranë
lumit Tigre (Sall. Ep. Mithrid. 19; Plin. 10, 48, 67, § 132); dhe i qyteteve të lashta në Turqi dhe Siri:
Seleucia Pieria (Plin. 5, 12, 13, § 67; Cic. Att. 11, 20.) SeleuciaTrach?a(Plin.
5, 27, 22, § 93; Amm. 14, 2, 14.), Sellasia
qytet i zhvilluar tregëtar, që lidhte Argon me Spartën (Peloponez)
- emër barishteje: s?l?n?n(s?l?num) (Apul.
Herb. 8.)
- si emër
mali : S?leucus : mal në vargmalin e Alpeve midis
Francës dhe Italisë. (Anton.) Vetëm
në Francë gjejmë 12 komuna, në emrin e të cileve pasqyrohet i veçuar emri
“Sellë” : Komuna Selles-Saint-Denis
në rajonin e Pikardisë e banuar që në kohët prehistorike,Komuna
Causse-de-la-Sellerajoni
Languedoc-Roussillon, La Selle-en
–Luitrèrajoni Bretagne, etj.GjithashtunjëvargmalnëFrancë e ka tëpërfshirëkëtëemër : Aiguille du
Plat de la Selle.(15)
SELLENA NË
BESIMET E LASHTËSISË
Ndermjet figurave mitike të botës së Titanëve, ku
shquheshin figurat e Kronit dhe e Prometheut, vetëm Sellena u përzgjodh të sundonte
në tempullin e Dodonës . E vetmja arësye
ishte se, ajo përfaqësonte vetë Zotin /Hënë dhe jo njeriun e hyjnizuar të
miteve Pellazge. Këtë e dëshmon edhe fakti se emri i saj, dhe jo ai i Diellit
apo i Zeusit, emërtoi besimin pellazg në lashtësi. Me zëvëndësimin gradual të
shoqërisë primitive nga “matriarkati” në “patriarkat”, vendi
i saj në mite ndryshoi, nga
krijuese “nënë e Perëndive/e njerëzve, e natyrës, nënë e të gjitha
gjërave”, tek mitet olimpike paraqitet thjesht simotër, grua apo bijë e
figurave të tjera. (16)
Emri Sellenë dhe derivati i saj gjuhësor dhe besimtar
“sellë”, e vijuan rrugëtimin e tyre mjëravjeçar : e para si emër besimi (sellenizëm)
dhe i dyti, për profesionin e priftërinjve
në tempuj. George
Dumézil në librin e tij (La religione romana
arcaica. Miti ,leggende, realtà), duke folur për Marte (Marsin) dhe Cuirino
(Kuirino) , sundimtarët e parë, që bashkarisht drejtuan Romën, pohon se, ishin
të vetmit që zotëronin armët që përdoreshin në ritet dhe kishin lidhje me dy
grupet Sali. (17)
Sali (lat.
Salii) ishin
priftërinj dhe ushtarë, detyra e të cilëve ishte adhurimi dhe ruajtja e 12
mburojave, ndërmjet të cilave ndodhej një mburojë e rënë nga qielli, shenjë hyjnore e forcës
ushtarake të Romës në të ardhmen. Ata zgjidheshin nga familjet e patricëve dhe
ditën e një marsit, parakalonin nëpër rrugët e qytetit duke perplasur heshtat
mbi mburojat e shenjta, me kengë e kërcime të lashta luftarake.Ky rit besimtar na
kujton vallet e kënduara të kuretëve që mbrojtën Zeusin foshnjë në ishullin e
Kretës si dhe vallen e shqiponjës apo të shpatave, të traditës së shqipetarëve.
Në hymnet orfike, Kuretët quheshin priftërinjt Salii të perëndisë Mars
(Aresit).(18)
Emri Salii, sipas
studiuesve modern, e ka origjinën nga folja latine salire , që do të
thotë - të hidhesh(saltare ) sepse priftërinjtë gjatë ritit kërcenin në
rrugë. (19)Folja “saltare”(hidhem) nuk shpreh asgjë në besimin
pellazg dhe s´ka lidhje me emrin e Sellenës, ndërkohë që folja shqipe “sjell”
shpreh mitin parahistorik të hënës. Maurus
Servius Honoratus (shk.4) i njohur për veprën e tij mbi shkrimet e Virgjilit (Vergiliicarmina
comentarii. VIII, 285 ) pohon se
Salii më përpara ishin priftërinj Etrusk / Tosk, që më vonë u bënë romak.(20)
Masaliane emërtoheshin
grupet besimtare në Siri (shk.4-69 dhe Persi (ShK. 4-6) që adhuronin vetëm një
Zot, siç e dëshmon edhe vetë emri i tyre :Ma/emri i lashtë i hënës Mana +Sali
/priftërinj ? priftërinj të besimit hënor. Një pjesë e
tyre, megjithëse përqafuan më vonë besimin e ri, gjatë shk. 4-8 u dënuan nga
teologët kristian si eretikë.(21)
1.Hëna në shtizat e
falangave romake qëndron mbi rrethin me topth (simbol i Zotit); 2.Perëndia
pellazgo-egjiptiane Serapi i kohës së Ptolemeut I (shk.3p.K.) ; 3.Relievi i
priftërinjve Salii në Ara Pacis, Romë.(22)
Të tre figurat i bashkon
besimi hënor i pellazgëve: (fig.1) me një pohim, Hëna ?Zoti; (fig.2) Simboli i
Hënës mbi qeleshe tregon besimin dhe etnin pellazge të perëndisë Serapi; (fig.3)
Priftërinjtë Salii me qeleshen e vogël me “bisht” si e Papës. Qeleshja ishte
simbol i mbretërve që ishin edhe kryepriftërinj dhe më vonë e priftërinjve.(trajtuar
tek “Plisi –Miti i origjinës së Pellazgëve hyjnor”, Sellenizmi...f 120)
Si përfundim, emri etrusk-Salii , e ka origjinën
nga emri Sellë i prejardhur nga gjuha shqipe. Duhet të kemi parasysh se zanoret a/e , në
lashtësi kishin të njejtën vlerë gjuhësore dhe besimtare, siç i gjejmë të përdorura
në shembujt e mëposhtëm.
Sellistern?umlat.: (Sellisterne),quhej ushqimi hyjnor që ju afrohej
altarëve të perëndeshave të ulura në fron(23) . Rrënja e emrit Salii është “sa”(lat.S?) prej
së cilës e kanë origjinën emërtime të figurave mitike dhe fjaleve në besim: lat.Sanctus, e shenjtë;lat.Sabinus- një nga popujt
romak, prifterinjt Salii ishin nga fiset sabine; emratSacerdote, Sacrifices,
etj.
Rrenja “Sa” ndodhet edhe
në emrin Thesali (The/Dhe + Sali ), thesalët ishin fise të ardhur nga
Thesprotia në Iperi (Epir) ku ndodheshin
priftërinjt Sellë. (24) Priftëreshat e Egjiptit të lashteemërtoheshin “ S?
“. Ato shërbenin në altarin e perëndeshës hënore Isida dhe perëndeshave të
tjera femra dhe ishin bijat e faraonit apo të familjarëve të tij. (25)
Në
librin e tij (La Cité antique,1864) Fustel De Coulanges arrin
në një nga përfundimet themelore të shkencës historike dhe gjuhësore : “Idetë u
shndruan dhe kujtimet u venitën ; por fjalët mbetën dëshimtare të
pandryshueshme të besimeve që u zhdukën”. (26) Këtë e vërteton gjuha dhe besimi
i shqipëtaro-Arbërve.
HËNAC – HËNOTEIZMI -
SELLENIZMI - HELLENIZMI
Në
shkencën e sotme, vihet në dyshim nëse duhet përdorur emertimi “besim” për periudhën parahistorike. Besimi si
koncept në Europë i përket shekullit të 18-të - pohon Pr. Jan
N. Bremmer i
Univ.Groningen (Greek Religion. Encyclopedia
of Religion) - prandaj nuk ka një emër grek për “besimin”.(27) “Eshtë e
qartë , thekson Giovanni
Filoramose (Dizionario delle religioni Einaudi,
1993) , një emërtim nuk mund të bëhet pjesë e kërkimit, kur mungon vetë
emri”. (28) Sipas Mircea
Eliades (Storia delle credenze e delle
idee religiose): “ Nuk zotërojmë asnjë mjet për të përcaktuar origjinën
dhe zhvillimin e besimit të paraardhësve gjatë parahistorisë”.(29)Përsa më
sipër, studiuesit pranojnë se nuk mund të flitet për besim në parahistori dhe nuk ka patur ndonjë
emërtim që ta përcaktonte atë. Përfundimisht,
sot përdoren shprehjet “pagan” apo “politeist”për besimin pellazg,me
kuptim“besim në shumë Zot-a”. Është vërtet për t´u çuditur se si studiuesit
modern anashkalojnë shkrimet e autorëve të lashtë. Dy poetë të famshëm
pellazg të Beocisë kanë lënë këto dëshmi për Perënditë : Sipas Hesiodit
( H?síodos, shk.8p.K.-7p.K. ), njerëzit dhe Perënditë kanë të njejtën
origjinë. Ndërsa Pindari (518 p.K.- 438p.K.) sqaron se “Të parët kanë origjinë
njerëzore, të dytët atë hyjnore, dhe si njera dhe tjetra, të njejtës nënë
(tokësore-shën im) i përkasin, prej së cilës morrën frymë...”. (30) Koha
e përdorimit të emërtimeve “politeist”
dhe “pagan” është e vonëshme dhe pasqyron mjetin kryesor të teologjisë kristianepër
të luftuar besimin pellazg. Filozofi hebre, Filone i Aleksandrisë (20 p.K.-50
pas K)në shkrimet e tij, trajtoi dallimin midis besimit hebraik (qënjen e një
Zoti) krahasuar me besimet e lashta (nuk adhuronin një Zot) (31). Kritika ndaj tezës së
“dallimeve” midis besimit të lashtë dhe atij kristian nuk kanë munguar :
“Tashmë është vërtetuar qartësisht, pohonte studiuesja e besimit të lashtë
Helena Blavatski (1831 – 1891), se “populli
i zgjedhur” (hebrejtë-shën im) nuk pati asgjë, e cila mund të quhej “e
re”, të gjitha detajet e riteve dhe të besimit të tij ishin huazuar nga
popujt më të hershëm”(32). Shkenca
Besimtare dhe Historike ka fakte që dëshmojnë, se në lashtësi janë hyjnizuar
shumë dukuri natyrore dhe njerëz tokësorë , por është adhuruar vetëm NJË
ZOT qiellor, i shprehur me simbolet e tij në të gjithë Kontinentet ku
banuan dhe emigruan Pellazgët hyjnor. Ishte njeriu parahistorik që krijoi idenë
e Fuqisë së mbinatyrshme“të lartësisë”, duke ndjerë frikën prej ndryshimeve
të formës së saj dhe errësirës që mbretëronte me largimin e dritës së zbetë
gjat natës. Hëna dhe Dielli në zanafillë, kuptoheshin si objekt i njejtë
qiellor, dhe duke e krahasuar me veprimet e tij, e thirri : “Ha”(ajoqë e
hanë), fjalë mrekullisht e ruajtur
edhe në ditët e sotme në shqip,si folje dhe si emër me të njejtin
kuptim : Ha-na (dial.geg). Shenjtërimin
e emrit Ha (hana) në besimin primitiv, na e vërteton gjuha kishtare
sanskrite: HA – është një fjalë magjike e përdorur në formulat e shenjta ;
ajo përfaqëson pushtetin e shpirtit të përjetshëm.(33)Sot mund të përcaktohet
edhe koha kur u krijua kjo fjalë. Në studimin e David De Gusta (Hypoglossal
Canal Size and Hominid Speech, 1999, botim i Akademisë nacionale të
Amerikës) është arritur në përfundimin se para 400 mijë vitesh, njeriu i
Nedertalit ishte i aftë të shqiptonte tingujt.(34)Gjuha shqipe , në të dyja
dialektet ka shumë fjalë me një/dy tinguj, si : u (un, dial.çam), a/as (asht,
dial.geg),ha, di, pi, pa, ku, ka, ri, etj.që dëshmon moshën e saj
parahistorike. Dokumentin
e parë tëemërtimit të besimit pellazg, na e zbulon albanologu arbëresh Nikoll
Ketta (1741 – 1803), i cili duke folur mbi perënditë më të lashta (atllantido-pellazge) të
Egjiptit, Osiris dhe Isis, pohon se ishin « HËNAC »(hënok) (35),
fjalë që luan rolin e mbiemrit, i cili tregon përkatsinë apo natyrën e emrit.
Në rastin tonë dëshmon se dy perënditë
i përkisnin besimit hënor.Nxenësi i tij, Zef Krispi (Giuseppe Crispi1781–1859),
e përdor me të njejtin kuptim : “Atlanti quhej Hënoch (hëhok), fjalë që
rrjedh nga “hënë”.(36)Edhe romakët , siç e pamë nga objektet
arkeologjike, kishin besimin monoteist “hënok”, i adaptuar nga shkruesit
romak në gjuhën kishtare, me emrin “Henoteizem”(lat.henotheismus). Studiuesi
i teologjisë, gjuhësisë dhe arkeologjisë Friedrich Welcker (1784-1868) ishte i pari që e përcaktoi se fjala “HENOTEIZËM” në
parahistori shprehte besimin në NJË ZOT.
(37) Filozofi gjerman Friedrich Schelling (Philosophie der Mythologie und der Offenbarung1842) e quan me origjinë nga “greqishtja e
lashtë”(gjer.hén /gr. heîs-një + lat.theismus / gr. theós-zoti? një zot). (38) Historiani
dhe arkeologu rumun Silviu Sanie Cuprins pohon se ky emërtim (rum. Henoteismul) i përkiste besimit monoteisttë fiseve Geto-Dake
(dardane-shën im), të përmëndur nga Herodoti (Lib.IV Historia), por pa
shpjeguar natyrën e tij gjuhësore dhe besimtare.(39) Max
Müllerpropozon
një emërtim të sajuar “Kathénothéisme”
(gr. e lashtë ???' ??? ???? [kath' hena theon]), “një nga shumë Zota”, ndërsa emërtimin e Herodotit,
studiuesit modern e quajnë si shprehje “të pa qartë”.(40) Ky shëmbull nuk
është i rastësishëm për metodën e disa studiuesve të shk 19 , të cilët kanë
sajuar emërtime pa asnjë bazë shkencore, duke lënë në harresë apo zëvëndësuar
emrat historik. Emri
Hënoteizëm, përbmban tre fjalë dhe mund të kuptohet nëpërmjet gjuhës dhe
besimit të Shqipëtaro-Arbërve (hena+ gr. theós [the/them, flas] + os/
Zoti)(41). Duke e shqipëruar kemi : Hëna +është + Fjala/Zoti dhe në kuptimin besimtar?Hëna
është vetë Zoti, që e gjejmë tek izraelitët në formën YHWH, i perkthyer
nga alfabeti pellazgo-shqip(Y-j, h-e, W-v, h,e) “Je vet” (Zoti), pa përmëndur
sipas traditës emrin e Krijuesit. Sipas
Testamentit të Vjetër “në një moment të caktuar Zoti i Izraelit u shpall si
Zoti i qiellit dhe i tokës, i emërtuar në një formulë të thjeshtë, si e
fjalës që jehon përmes flakës që kanë përpirë turrën e druve : Jam vet. ”(42).
Kjo formulë e thjeshtë (YHWH) kuptohet vetëm nëpërmjet gjuhës shqipe, pra
është e shkruar nga shqipfolës, dhe nuk është rast i vetëm, Bibla fillon me
një fjalë po shqipe - “në fillim”. Që
në besimin hënor të pellazgëve adhurohej NJË
Zot, e pohon edhe Papa Françesku (në sheshin San Pietro 6.11. 2019)duke folur
për misionin e shën Palit se , në Athinë ndodhej një altar i veçantë i cili
nuk kishte statujë apo figurë si tek të tjerat, përveç shkrimit “Zotit të
panjohur”. Sipas Biblës, shën Pali u
thotë athinasve : “Ai, që ju pa e njohur e adhuroni, unë po e shpall ” (At 17,23). (43) Idea
e NJË Krijuesi në besimin pellazg,
shprehet në një shkrim të Rig Vedës (2000p.K. Indi), në mësimet e
priftërinjve egjiptian të tempullit të Thotit dhe u përpunua nga filozofët
parakristian si Pitagora, Parmenide, Eraclito,Platone, Aristoteli,Plotino , etj.(shk. 6p.K.- shk.3). (44)
Trajtimi i Krijuesit si numër “1” [Uno (filosofia)] dhe raporti i Zotit me
Natyrën dhe njeriun, ishte tema më e rëndësishme e mendimit
filozofiko-besimtar gjatë lashtësisë, mesjetës dhe kohëve moderne. Mendoj se
jo rastësisht, Étienne Gilson (1884 –1978) njohësi i filozofisë së
Aristotelit dhe të Shën Agostinit (354 – 430),i emërtoi studimet historike mbi Zotin –NJË
:"Henologji" (Hëna +
logos/fjala/Zoti ?Hëna është i vetmi Zot). Ide e përqafuar
nga teologët kristian për Atin (Dio Padre).
HELLENIZËM Duke
lexuar studimet moderne , si të historianëve edhe të teologëve kristian, kjo
fjalë trajtohet me një llogjikë aq kontraditore, sa vë në dyshim metodën me
të cilën është shpjeguar. Sipas Fjalorëve sqarohet se, emri Hellenizëm apo
Ellenizëm : E ka
origjinën nga gjuha greke (?????????? /ellinismós, lat.hellenismus) që do të thotë “mënyra e të folurit
greqisht”. Tregon
historinë e popullit grek e cila behet gradualisht histori e të gjithë atyre
që flisnin dhe mendonin si grekët , pavarsisht origjinës etnike të tyre. Në
Fjalorin Treccani emri “hellenizëm”(ellenismo) e ka origjinën nga fjala
“helen” (????? -ellèno) dhe ka dy kuptime: a) mënyra e të folurit sipas
greqishtes; ose një shprehje greke e huazuar nga një gjuhë tjetër. b)
periudha historike e “qytetrimit grek” edhe në vëndet jo greke (Egjipt, Azia
e Vogël, etj.) nga vdekja e Aleksandrit të Madh (323p.K) deri në betejen e
Acios (31p.K.) dhe si sinonim i “periudhës
aleksandrine”. Helenik-
mbiemër, nga greqishtja (?????????? / ellènico) Helenë, ose të Helladës dmth
Greqia e lashtë : qytetrim, arti helenik... etj. Në disa raste përfshin edhe
Greqinë moderne pa një kufizim kohor . psh.gadishulli helenik, popull
helenik.(45) Por
a përfaqëson fjala “hellenizëm” besimin e “grekëve të lashtë”?
Tradicionalisht besimi parahistorik trajtohet me mitet. Kjo fjalë (mýthos),
në greqisht nuk ka shpjegim gjuhësor. Sipas Encyclopædia Britanica -mýthos-
ka kuptimin “fjala” dhe është e
rëndesishme në besim.(46) Në gjuhën shqipe zbërthehet : gr. ????? (mýthos) = mi/më + th/the +os dhe nënkupton tregimin e
historive hyjnore. Studiuesit Jonathan Z. Smith, Richard G.A. Buxton,Kees W. Bolle pohojnë se Miti është
një tregim simbolik i ngjarjeve të traditës me origjinë të panjohur. Ndikohet
nga besimi, por dallohet prej tij prej sjelljeve (të kultit, ritualeve) dhe
objekteve simbolike (tempujt, ikonat). (47)I vetmi shërbim që Mitet i kanë
kryer Besimit, ka qenë se, statujat e tempujve të parë dhe emrat e dukurive
tokësore dhe qiellore të botkuptimin primitiv, i ka veshur me “histori” dhe
“tipare” të ngjashme me të botës tokësore si : krijues, të pushtetshëm,
mbrojtjes, ndihmës, luftëtarë, hakmarrës, rrëmbyes, dashurues, inatçor, etj.
duke ngjallur frikën dhe domosdoshmërinë e nënshtrimit ndaj tyre. Mitet, në
brëndësinë e tyre kanë ngjarje reale që ndihmojnë për të njohur veprimet e
bashkësive fisnore apo individëve të hyjnizuar si perëndi dhe qytetrimet
parahistorike. Pra MITI është një tregim hyjnor, por nuk
është teollogji dhe ka lindur shumë më vonë se sa mendimi besimtar. Fakti se
sot kemi dy shkenca të veçanta, të Mitollogjisë dhe Historisë së besimit
dëshmon se Besimi nuk është Mitollogji, pavarësisht dukurive të përbashkëta,
siç hasen edhe në shkenca të tjera (psh fizika me matematiken). Sot
pranohet se, nuk ka një shpjegim të kënaqshëm për emrin Hellenë (48)prej të
cilit mendohet se e ka origjinën gjuhësore fjala Hellenizëm. Ky emërtim,
sipas Fjalorëve historik , është shpikur nga historiani gjerman Johann G. Droysen (Geschichte
des Hellenismus, 1836) por gjithëmonë për dallimin gjuhësor midis
“grekëve” dhe popujve të tjerë (hebrenjve). (49) Me
emrin Hellenizëm, historianët e shk.19-20 emërtuan arbitrarisht qytetrimin e
3 shekujve të lashtësisë (shk.4-1p.K), në një hapësirë gjeografike që
fillonte nga Siçilia dhe pjesa qëndrore dhe jugore e Italisë (Magna Grecia) deri në Indi (Regno indo-greco) dhe nga Deti i Zi (Regno del Bosforo Cimmerio) deri në Egjipt. Ai
zëvendësoi fjalën “aleksandrine”
vetëm për faktin, se gjuha “greke”(koinè) u bë gjuhë e elitës
administrative dhe dokumentave të shkruara në
“greqishten e lashtë”. Sot, fjala “hellenike” përfshin qytetrimin e
Gadishullit Pellazgjik nga parahistoria (ardhjen e supozuar të hellenëve)
deri në shekujt modern. Arësyeja
kryesore e trajtimeve të gabuara të emërtimeve, në përgjithësi është mungesa
e njohurive mbi BESIMIN e fiseve
autoktone të Gadishullit Pellazgjik, të njohur si Atllantido-Pellazgë. Ishin
ata që për mijëra vjet punuan tokën, ndërtuan banesat pranë vëndeve të
shenjta, ngritën tempujt ku mësonin dhe kryenin ritet, shkruan ligjet e para,
kënduan hymne, kërkuan shiun për të mbjellat dhe bollëkun e gjahut, lypën
fitoren në luftime dhe mbrojtjen nga sëmundjet. E gjith jeta e tyre vërtitej
rreth një boshti - Zotit / Hëna - i
tempullit të Dodonës dhe simotrave të saj në Euro-Afro-Azi. Ky Zot u përkiste
VETËM fiseve të tyre ( të një
gjaku, gjuhe dhe zakoneve) prandaj simbolet, besimi dhe emërtimi i tij, ka
qënë i njejtë kudo ku këto fise i çoi halli apo fati. Tek
studiuesi Giorgio Pasquali(1885 –1952) lexojmë : Herodoti (VIII, 144) me
fjalën “hellenik” kupton gjithëshka që ka gjakun dhe gjuhën e përbashkët,
sikurse tempujt e perëndive , ritet e sakrificave dhe zakonet e ngjashme.(50)
Besimi parahistorik përfaqësonte edhe ETNINË,
fakt që shpjegon se përse emri i besimit, i perëndive, toponimeve që lidhen
me besimin dhe shkrimet e gurta parahistorike janë të papërkthyeshme për
gjuhët e tjera, përveç gjuhës shqipe,
e mbijetuar nga dialektet e shumta të fiseve Pellazge. Njihet
mosmarrëveshja e Demostenit me Filipin e Maqedonisë , të cilin e akuzonte se
nuk ishte helen. Por Filipi e sqaron për emrin “hellen” dhe përkatsinë e tij
“hellenike”duke i sjell prova për përgatitjen e tij të thelluar, me
filozofinë e lashtë (51).Plutarku (Jeta
e Aleksandrit)e përmënd faktin se, Filipinë rini kishte kryer ritet e iniciatëve të mistereve
në tempullin pellazg të Samothrakës ku ishte njohur edhe me Olimpinë. (52) Formulës
“hellenizëm-besimit hënor pellazg”, gjatë periudhave historike, për arësye
politiko-fetare , ju ndryshua kuptimi dy herë : a) prej oratorëve në shërbim
të shtet-qyteteve të Helladës dhe
kishës kristiane dhe b) prej studiuesve të shk.19-20. Faza e parë(a) pasqyrohet tek fjala e Isokratit(436 p.K – Atene, 338 p.K.)drejtuar athinasve (Panegyricus) : “Aq shumë qyteti ynë u
largua nga të tjerët në filozofi dhe oratori, sa qytetarët e tij u bënë
mësues për popujt e botës; si rrjedhim emri
Hellenespërdoret tashmëjo për etni, por
për inteligjencë, dhe me këtë
titull emërtohen më shumë ata që u paisën me kulturën tonë, se sa ata që
kishin të përbashkët gjakun me ne”. (53) pavarësisht se kujt populli i
përkisnin. Isokrati
këtu ka parasysh “elitën” e qytetit të Athinës, dhe e përdor fjalën “hellenë”
si mbiemër përcaktues (titull nderi) për ta. Po në këtë mënyrë shprehet edhe për
elitën e huaj të mbretërive të pushtuara nga Aleksandrit i Madh në
Euro-Afro-Azi, të cilët përqafuan“besimin
hënor” dhe filozofinë e tij, duke u bërë “më të ditur”. Në
kohën e kristianizmit,siç lexojmë tek Philastrius (shk.4), i shenjtëruar për
predikimet e tij kundra “paganëve” : “hellenë”-
ata që nuk kishin besimin kristian(54) Koha
e Aleksandrit ishte periudha e ndryshimeve të politikës shtetërore dhe rrjedhimisht edhe të teollogjisë
(filozofise) hellenike, nga një besim i ndaluar “i mbyllur” për fiset e huaja
, prej dinastive ushtarake atllantido-pellazge të Egjiptit dhe Gadishullit
Pellazgjik, në besim “ të hapur”,
që me ndihmën e priftërinjve do t´i
shërbente nënshtrimit psikologjik të banorëve ndaj pushtuesve. Faza e dytë: (b) Kisha ortodokse e shk.19 nuk e pranoi
që emërtimi “hellenizëm” të përcaktonte besimin e banorëve. Ndërsa për
studiuesit e shk.19-20, fjala “hellinizëm” nuk emërtonte besimin e Arbërve, megjithëse
ishte një fakt i njohur për popullsinë autoktone shqipëtare kur u formua shteti i Helladës
(1821-1828). Edhe Kisha katolike e shk21,e pohon emrin Hellenizëm për besim,
siç dëshmohet në fjalimin e Papa Benedikti XVI në referatin e tij "Three
Stages in the Program of De-Hellenization"(tre
fazat e çhellenizimit). Çfarë kuptojnë studiuesit modern me fjalën
“hellenizëm” : Sipas historianit të besimeve Jonathan
Z. Smith, me “besim
hellenistik”(Hellenistic religion) kuptohet “çdo formë e sistemeve dhe
praktikave besimtare të popujve Mesdhetar nga v.300 p.K deri në v.300 pas K.”(55) “Hellenizmi” përcakton fazën e vonshme të besimit
“Antik Grek” , që nënkupton besimet dhe ritet e popujve që janë ndikuar nga
kultura e “Grekëve të lashtë”, të viteve të sipërpërmëndura nga J.Smith. (57) Sipas
John Richard, Thornhill
Pollard dhe A.W.H. Adkins,
koncepti “besim Grek”, nënkupton
botkuptimin besimtar dhe ritet e Hellenëve të lashtë (...) Megjithëse një
populli aq besimtar, çuditërisht Grekët nuk kishin një fjalë për vetë fenë;
Emërtimet e përafërta ishin “eusebeia”(mëshirë) dhe “threskeia”(kult).(58) Për Mirçea Eliade, Walter Burkert,
etj. besimi “grek” e ka origjinën nga popuj
“indoeuropian” të mijëvjeçarit 3-2 p.K. të cilët u vendosën në
Gadishull, të përfaqësuar nga qytetrimi minoik dhe mikenian të ndikuar nga qytetrimi iLindjes së Afërme.(59) Pa u ndalur në trajtimin e gabuar të fakteve historike,
për origjinën dhe kuptimin besimtar të fjalës “hellenizëm”, kjo rënditje
mendimesh tregon paqartësinë që zotëron në shkencën e Historisë dhe Besimit
mbi lashtësinë. Emri Hellenizëm është i gjuhës së Pellazgo-Arbërve të cilët ,
siç e pamë dhe më lart, e emërtuan besimin e tyre me emrin e Perëndeshës
Sellena : SELLENIZËM Ky emërtim, që zëvëndësoi në popull emrat
“hënok” dhe “hënoteizëm”, i mbritur në shk.19 në formën “hellenizëm”,
përfaqësonte VETËM besimin e
Shqipetaro-Arbërve dhe fiseve të një etnije me ta dhe atë pjesë të qytetrimit
(art, letërsi, shkrime, botime, filozofi, etj) që kishte karakter fetar. Në
fakt, të tre emrat (hënok, hënoteizëm, sellenizëm) janë të barazvlefshëm
sepse shprehin besimin pellazg mbi Zotin/Hënë. Në Fjalorin mitollogjik të William
Smithit , Sellena personifikon Hënën. (60) Simboli
i besimit Sellenik ka qenë Hëna/Ylli, i
theksuar prej Arbërve në objektet arkeologjike të lashtësisë (fg.1), gjatë
mesjetës (fg.2 Manastiri i Deçanit, Dardani) dhe në ditët tona (fg.3) në
mbulesën e kokës e traditës të Malësisë së Veriut). Më poshtë kemi dy dëshmi që tregojnë
përdorimin në lashtësi të emrit “sellenizëm”, për besimin pellazg. Historiani i shk.2, Pausania (Paus.
Arkad. Lib.VIII,2) : “Arkadët thonë se
Pellazgu erdhi i pari në tokë (...) Njeriun toka e lindi e para, duke sjellë
dhuratë të bukur (...) pastaj Arkadia, Pellazgun´proselanaion´ “(61) Thumser
(1889) : Arkadet shikoheshin si popullsi shumë e lashtë që mbanin emrin “prosellenoi” (62) Studiuesit
modern fjalën “prosellenoi” e trajtojnë : “ i lindur para hënës”, duke mos
vënë re përdorimin e përsëritur nga Pausania të numërorit “i pari”, i cili
përcaktonte se Pellazgu ishte i pari
prifti/mbret, i perëndeshës Sellenë dhe besimtari i parë. Pro/proto, në
fjalor trajtohet me dy përdorime: perpara dhe i pari, por është jashtë
llogjikës së filozofisë fetare që Pellazgu, së bashku me banorët e Arkadisë,
kanë lindur përpara Zotit të tyre (Hënës). Që emri “sellenizëm”
është përdorur në kohën parakristiane, kristiane dhe atë moderne, na e
dëshmon fjala “proselenoi”
(besimtarët që e braktisën besimin hënor) në Testamentin e Vjetër dhe
Testamentin e Ri, në formën “proselito” e përdorur nga filozofët hebrej për
paganët që përqafonin Judaizmin (shk.6-1 p.K.). (63) Pra bëhet fjalë për përdorimin e emrit
“sellenizëm” për besim edhe në Egjipt dhe Azinë e Vogël. Aq e
përhapur ka qënë feja dhe filozofia “sellenike”(hellenike),sa edhe në shk.15
, sipas Aristidh Kolës, ekzistonte mundësia e zhdukjes së fesë kristiane, të
paktën nga territoret greke (të Helladës-shën im). (64) Në Universitetin perandorak të
Kostandinopojës, nën kujdesin e Kostandinit dhe Teodosios II (408-450),
megjith luftën e egër kundër “hellenizmit”, nuk mësohej filozofia kristiane, por rëndësia
kryesore i kushtohej ruajtjes dhe transmetimit tek studentët, të filozofisë
pellazge. (65) Arësyeja, sipas historianitÉmile
Bréhier(1876- 1952), ishte se gjatë 5
shekujve të parë nuk ka ekzistuar filozofia e kristianizmit, për shkak të
nivelit të ulët intelektual dhe origjinalitetit, si dhe pamundësisë së
besimit të ri për të sjellë vlera filozofike të ndryshme nga ato të autorëve
paganë.(66) Në
objektin arkeologjik(fig.1) i zhdukur si pasojë e luftes II bot. kemi figurën
e Orfeut. Me simbolin e hënës, 7 yjeve dhe yllin/kryq, me shigjetë të
drejtuar nga toka, shpreh Orfeun si zëdhënës tokësor i Zotit/Hënë. (fig.2)
Detaj i afreskut të Onufrit (shk.16) në kishën e Shën Premtes në Elbasan. (67)
Koka e Krishtit është e rrethuar me 3 (numër kultik hënor) trekëndsha (simbol i femres krijuese, në objektet
arkeologjike). Brënda sejcilit trekëndësh ndodhet një rreth (hapësira
hyjnore) me një yll në formën e lules (simbol i Zotit/hënë). Onufri ka
përdorur simbolet e besimit pellazg të huazuara nga besimi i ri, megjith 550
viteve të inkuizicionit të tmershëm kundër hellenizmit. Historiani
i kristianizmit ?. ?. ???????? (???????????)
vëren se “Do të duhesh luftë shekullore dhe forca mbinjerëzore për ta mposhtur besimin hellenik, duke e
zhveshur nga trashëgimija e lashtë etnike dhe kulturore (besimtare –shën
im) deri sa të arrihej forma universale e së Vertetës kristiane”(68) Sipas
studiuesit Jean-Paul Willaime (Sociologie des
religions) nuk ekziston një përkufizim i pranueshëm, për atë (botkuptim dhe
veprimtari fetare-shën im) që sot e quajnë “religion”.(69)Ciceroni (106
a.C.-43 a.C.) sqaron se emri latin “relìgio”, nga e ka origjinën emërtimi i
besimit në shumë gjuhë europiane, vjen nga folja “rilexim”. Të gjitha
trajtimet e tjera të studiuesve (lidhje, të shenjta, absolute, shpirtërore,
hyjnore ose të denja për nderim të veçantë) vetëm e justifikojnë vendosjen e
kësaj folje, si emër të besimit. (70) Me qënëse as në greqisht
“nuk ka emër për fenë”(71), arrijmë në përfundimin
se : të dyja teollogjitë (katolike dhe ortodokse) janë të reja. E
kundërta ka ndodhur me teollogjinë e Atllantido-Pellazgëve,siç e dëshmojnë
faktet e sipër-përmëndura. Ata kishin krijuar fjalën “besim”, që përdoret
edhe sot në gjuhën shqipe, e cila, së bashku me derivatet e saj (be, bekim,
besa, besimtar, betim, besnik, besoj,etj). shpreh thelbin e botkuptimit dhe
filozofisë fetare të raportit të njeriut me Zotin, dhe dokumentohet para 120 shekujve, e përfaqësuar nga
perëndia Bes. (Sellenizmi...f.41). Përse
emri Sellena, e ka ndryshuar historinë e Botës? Për arësyen e dy fakteve
historike : Së pari: sepse emri Sellenizmi/Hellenizmi dhe
Selleni/Helleni, nga “dora hyjnore” e shkruesve romak, mesjetar dhe ata
modern, u barazuan arbitrarisht me fjalët “ besimi grek” dhe “grekët”, duke e
trajtuar të gjithë trashëgiminë e Europës mesdhetare, nga parahistoria deri
në periudhën romake (besimin, kultet, mitet, arkeologjinë, gjuhësinë,
kulturën, ndërtimet , filozofinë, shtetin, etj.) si të tyre. Së dyti: se, për nevojat politike të teollogëve të
kristianizmit dhe studiuesve të shekullit 19-21, emri i besimit arbër
“hellenizëm”(me origjinë nga Sellena) ju bashkangjit besimit pa emër të
“grekëve”, ndërsa fiset pellazgo-arbërore u pagëzuan si “barbar” dhe “pagan”,
duke ju mohuar qytetrimin e lartë dhe origjinën e traditës së besimit,
teollogjisë, filozofisë, riteve, shërbenjësve të tij, etj. Si përfundim : 1.Emërtimet
Hënok, Hënoteizëm dhe Sellenizëm (Hellenizëm), që përfshijnë të gjithë
periudhën e zhvillimit të besimit të fiseve atllantido-pellazge dhe të
bashkësive fisnore të Arbërve, kanë përfaqësuar dhe dëshmuar se, besimi i
parë i njeriut të Euro-Afro-Azisë ka qënë monoteist dhe adhurohej NJË Zot (femër) -Hëna. 2.
Ky besim, gjatë mijëvjeçarëve është zhvilluar në vazhdimsi: si praktikë
fetare dhe mëndësi, duke krijuar teollogjinë e vet, ritet, shkrimin,
simbolet, këngët, hymnet, ndërtimet,
artin,etj. të cilat u huazuan më vonë nga hebraizmi, kristianizmi,
islamizmi dhe budizmi . 3.
Emërtimi i dhënë nga Rilindasit në shk.20 se “Feja e shqipetarëve është
shqyptaria” përligjet nga shkenca historike, e besimit dhe ajo gjuhësore. Ky
fakt pranohet edhe nga studiuesit e huaj : “Në një kuptim filozofik dhe
politik, kjo shprehje të kujton të vetmen përvojë në botë , ku FEJA e një populli është kombësia e
tij”.(72) 4.Se fondithemelor i gjuhësshqipe, sipas përfundimeve shkencore
të Jeronim De Radës,
përmban emrat zanafillor të idhujve fetarë të botës helenike-latine, të cilat
“ tek ajo (gjuha shqipe) janë emra të zakonshëm dukurish të natyrës të
paraqitur nga këta idhuj: (ajo është) çelësi i vetëm akoma i gjallë i një
kulti që mbajti të bashkuar për shumë shekuj me rradhë pjesën më fisnike të
Europës dhe që mori trajtë mbi sfondin e një feje të parë, që ka qënë e jona.”
(73) -Ekskluzivisht per ZemraShqiptare, Maj; 2020- FUND |