E premte, 26.04.2024, 03:58 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Shaban Cakolli: Shpalime të hidhura kujtese

E shtune, 18.10.2008, 11:19 PM


SHPALIME TË HIDHURA KUJTESE
 
Shkruan:
Shaban Cakolli

Masakrat e kryara në janar të vitit 1921 nga pushtuesit serb, nuk ishin as të parat dhe as masakrat e fundit që shovinistët sërb kishin bërë dhe ushtruar mbi popullin e pambrojtur shqiptar. Masakra e vitit 1921 është e njohur sot e kësaj dite me emrin "Janari i zi". Si ndodhi kjo kasaphanë?
Fill pas pushtimit të Kosovës nga Sërbia dhe Mali i Zi (1912) u vendos pushteti ushtarak sërb e malazez. Gjatë këtyre viteve, nga nëntori i vitit 1912 deri në qershor të vitit 1914, Kosova ishte kthyar në një poligon ku provoheshin zjarri,pushka,thika dhe "trimëria" serbo-malazeze,mbi gratë, fëmijët, pleqët dhe popullatën e pambrojtur shqiptare.

Të ushqyer me urrejtje shoviniste dhe të armatosur gjer në dhëmbë,ushtritë serbo-malazeze dhe bandat e organizuara paraushtarake vrastare e dogjën,vranë dhe shkatërruan Kosovën gati më shumë se pushtuesi turk gjatë pesë shekujve.E tërë kjo fushatë terrori dhe shkatërrimi bëhej me qëllim të spastrimit etnik të krahinave të pushtuara të Shqipërisë.Sipas dokumenteve serbe vetëm gjatë këtyre dy viteve janë shpërngulur me dhunë për në Turqi 302907 shqiptarë.
Shpërthimi i  Luftës së Parë Botërore pengoi përkohësisht shovinizmin e shfrenuar serbo-malazez të vazhdonin barbaritë mbi shqiptarët.Me të mbaruar lufta e parë rifilloi gjenocidi i organizuar shtetëror mbi popullsinë e pushtuar shqiptare.Fushatat e ndërmarra për terrorizimin e shqiptarëve të krahinave Llap e  Gollak ishin tejet të tmerrshme, por më së keqi e pësuan fshatrat Keqekollë dhe Prapashticë.Për këto masakra është folur e shkruar vonë.Mungonte guximi që t´u flitej njerëzve hapur për gjenocidin serbo-malazez, për të shkruar në hollësi për këto masakra kanë filluar historianët e breznive tona,duke përmendur këtu Hakif Bajramin që shkrou"Historia e popullit
shqiptar e viteve  1918-1948",ku përshkruan pjesërisht këtë ngjarje dhe më pas z.Ramadan Ibrahimi.Shikuar realisht para historianëve këtë histori e kanë shpalosur rrapsodët tanë të guximshëm bindshëm përmes këngës,njëri prej tyre Demir Krasniqi i cili kishte komunikuar me njerëz të cilët kanë përjetuar këtë gjenocid i cili ka lënë gjurmë të thella në kujtesën dhe shpirtin e tyre.
 
Shpalime të hidhura kujtese

Kanë kaluar 87 vjet nga janari i zi i vitit 1921,prej kur ka edhe sot njerëz që i kanë mbijetuar këto masakra.Kujtimet dhe rrëfimet e tyre për atë kohë të tragjedisë së madhe kombëtare,për atë kohë të përflakjes së Kosovës janë përgjithësisht të njejta.Më freskët këto kujtime i thoshte Rizah Emërllahu,nuk e dij tani nëse jeton,por atë kohë kur unë isha në atdhe,kur ai rrëfente kishte mbushur 88 vjet dhe rrëfimi i tij ishte mjaft i dhimbshëm dhe trishtues.Të gjitha thuajse njësoj i rrëfente edhe xhaxhai Selim Govori nga Prapashtica,i cili sipas gjitha gjasave ishte më i riu ndër ata që kishin pësuar.Ai ishte fëmijë në djep,kur vrarësit sërb ia kishin vrarë nënën,kurse atij ia kishin pre njërin vesh si fëmijë në djep,djepin ia kishin rrokullisur dhe kishte mbetur përmbys në borë,por Selimi kishte mbijetuar.E kam njohur plakun Selim Govori me një vesh,i cili shpaloste
këto dhimbje të hidhura,i cili  deri vonë ka jetuar,tani nuk di për te.
 
SI FILLON RRËFIMI

Viti 1921 ishte viti më i tmershëm i banorëve të kësaj ane,rrëfenin njerëzit e moshuar që kishin përjetuar mbi kurrizin e tyre egërsinë e pushtuesit.Fshatrat e  Gollakut u dogjën e u terrorizuan nga ekspeditat e ushtrisë serbe,të udhëhequra nga koloneli xhelat,Radovan Radoviqi,i cili kishte krah të fortë komandantin e gjandarmarisë,Bozhidar Paunoviq, i njohur si Bozhidar Ballovci. Fushata e terrorizimit filloi në fshatrat e Llapit si:Lupç,Majac,Tërrnavë,Bellopojë,Sharban e gjetiu duke kryar masakra të tmerrshme me djegëje e vrasje të banorëve të kësaj ane.Më pas bandat ushtarake serbe të ndihmuara nga forca vullnetare hyn në Gollak.Ata për pak ditë u vendosën në Koliq,ku aty duket të kenë bërë pregaditjet për masakrimet e më tutjeshme.Pasi ngrënën dhe pinë nga fshatarët e Koliqit dhe pushuan mirë,i masakruan pa mëshirë fshatarët e pafajshëm të lagjes së Zharalive,ata ishin kopran dhe duke  masakruar u tërhoqën për në Keqekollë,ku me nismën e  Bozhidar Ballofcit rrethuan dhe vranë Hoxhë Ademin me tërë anëtarët e familjes, i cili llogaritej burri më i shquar i lëvizjes atdhetare të asaj ane. Rrapsodi ynë Demir Krasniqi e ka shpalosur këtë histori dhimbje përmes këngës nga e cila po i marrim pak vargje:

Kështu Yrfia n´Koliq kanë dalë
i kanë vra disa kopran
i kanë vra te Zharalit
se n´Koliq kanë ndej dy ditë
paskan msy për Prapashticë.


Kurse vdekjen e  Mulla Adem Keqekollës, rrapsodi e përshkruan kështu:

Bozhidar Ballofci çaush ish kanë
Yrfisë para ju ka dalë
Ja ka nisë e mirë po i m´son
Ndashi veti me i çitë za
Mulla Ademi është shpi me za
Burrë më t´zotin
n´Gollak nuk ka
Na ma s´pari ati me i ra
Ja prejmë robt,ja kallim shpinë
Bozhidari po ju prinë.........

KUSH ISHTE MULLA ADEMI?


Emri i tij i vërtetë ishte Adem Emërllahu i lindur më 1850 në Prapashticë.Shkollimin e kreu në Prishtinë dhe Shkup,më pas u emërua hoxhë në Prapashticë dhe Keqekollë.
Në vitin 1908 u burgos nga pushtuesit osmanë për veprimtarinë e tij atdhetare dhe u denua me vdekje.Në burg qëndroj vetëm gjashtë javë nga se u lirua me dekretin e  Sulltanit.Në vitin 1911 sulltan Mehmet Rashiti kishte vizituar vilajetin e  Kosovës.Mulla Ademi e kishte përfaqësuar Gollakun.Fjalimin e tij në takim me sulltanin e kishte pregaditur shqip-turqisht..Ai kishte folur midis tjerash edhe për terrorin që ushtronin bandat serbe mbi shqiptarët.Veprimtarinë e vet e vazhdoi edhe pas pushtimit nga Serbia.
Familja e tij ishte gjithnjë nën trysninë e pushtuesëve.Ky atdhetar i shquar aktivitetin e vet nuk e ndërpreu asnjë çast deri në fund të jetës kur më 10 janar 1921,kur ushtarët dhe gjandarët serb e vranë në prag të shtëpisë me nëntë anëtar të familjes.

SI U BË RRETHIMI I PRAPASHTICËS?

Pas vrasjes së Mulla Ademit,ushtria serbe kishte mbledhur meshkujt prej 15 deri në 70 vjeç nëpër lagjet e Keqekollës,si: Kurtaj, Qorraj, Çelaj, Myftaraj, Spahijaj, Balaj, Govor dhe tërë popullsinë e kësaj moshe të Prapashticës dhe Keqekollës i tubon në një livadh në Prapashticë duke i pranguar këmbë e dorë dhe duke i vra 1020 shqiptarë të Gollakut.Janari dhe moti i acart,bora e madhe që binte në malësinë e Gollakut kishin vështirësuar lëvizjet e malësorëve.Pabesia serbe hynte para mëngjezeve,i nxinte malësorët në gjumë,ku banorët e kapur i vranë,i dogjën,i therrën me bajoneta,shtëpive ua vunë zjarrin.Të moshuarit që kanë p7rjetuar ato ngjarje thonë se nga ky terror qenë friguar gjitha gjallesat në tokë dhe ujqit kishin uluritur disa ditë.Pas masakrave në Prapashticë ushtritë serbe dhe vullnetarët çetnik përgaditeshin për të marshuar në akcionin nëpër Nishefc,Brainë,Orllan,Kalaticë dhe Ballaban.Qëllim të vetëm kishin shfarosjen e plotë të shqiptarëve të kësaj ane,me qëllim të mbjellejes së frigës dhe pasigurisë në krahinat tjera.Nazmi Gafurri një atdhetar i shquar nga Prishtina,kishte përcjellur këtë egërsi serbe,dhe për këtë qëllim kishte shitur tërë pasurinë e vet që kishte,por edhe kishte tubuar edhe të holla nga atdhetarët,kishte paguar një shtypshkronjë në Shkup,e cila përmes gazetave kishte bërë të njohur opinjonin vendas dhe ndërkombëtar,ku kishte përshkruar gjërësisht mënyrën si po zhvillohej gjenocidi serb mbi shqiptarët.Nga ky lajm fuqitë evropiane u shqetësuan për gjenocidin që po ushtronte mikja e tyre mbi shqiptarët.Të shtrënguar nga opinjoni publik i vendeve të tyre,evropianët u detyruan të ndërhynin pranë autoriteteve shoviniste të Beogradit,dhe të ndërpresin hë për hë ekspeditën serbe.Autori i shkrimit për këtë kasaphanë Nazim Gafurri hyri në listën e Radoviçit për të u likuiduar,dhe nuk vonoi shumë e krimineli Radoviç gjeti bashkëpunëtorët që bënë atentat mbi atdhetarin tonë të shquar Nazim Gafurrin.Malësia e Gollakut është vra,pre e masakruar edhe tri herë tjera pas vitit 1921,por malësorët e kësaj ane kurrë nuk janë gjunjëzuar dhe të pa gjunjëzuar do të mbesin gjëthnjë sa të ketë Shqipëri dhe shqiptarë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora