E enjte, 01.10.2020, 12:07 AM (GMT+1)

Kulturë

Mehmetali Rexhepi: Në Gjilan u shënua Dita Ndërkombëtare e Shkrimtarëve

E merkure, 04.03.2020, 09:00 PM


NË GJILAN U SHËNUA DITA NDËRKOMBËTARE E SHKRIMTARËVE

Nga Mehmetali Rexhepi

Në Qendrën Edukative-Sociale “Don Bosko” në Gjilan, sot  prej orës 14,15 me një veprimtari letrare-artistike u shënua Dita e Shkrimtarëve. Nxënës të përzgjedhur të Qendrës Edukative-Sociale “Don Bosko” në Gjilan, përkujdesur nga drejtori Don Olsi nga India dhe profesoresha e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, Shqipe Sijarina,  disa nga nxënësit e përzgjedhur  lexuan shkrimet e veta poetike para bashkë-moshatarëve dhe mësimdhënësve të vet, në prani të  një numri të konsiderueshëm shkrimtarësh nga Gjilani dhe Dardana.

Drejtori i Qendrës Edukative-Sociale “Don Bosko”, Don Olsi uroj mirëseardhje për poetët, njëkohësisht shfaqi interesimin për bashkëveprimin me letrarët e kësaj hapësire rajonale të Republikës së Kosovës. Këtë takim simpatik e udhëhoqi Mehmetali Rexhepi, i cili para këtij auditori lexoi një ese të shkurtë për misionin fisnik të shkrimtarit në shoqëri, si një shpirt i butë dhe prore  i rebeluar kundrejt ndeshtrashave (ç)njerëzore në jetën urbane...

Poetët që lexuan para nxënësve kryesisht përfaqësonin Ars-clubin “Beqir Musliu” të Gjilanit. Me nga një  ose dy poezi u paraqitën: Albinë Idrizi, Hysen Këqiku, Nexhat Rexha, Alketë Spahiu, Selvete Abdullahu, Minivere Maka, Shqipe Sijarina-Jakupi dhe Mehmetali Rexhepi.

Këpujë e një organizimi të tillë mes Qendrës Edukative dhe letrarëve të lartshënuar ishte edukatori shumëvjeçarë dhe letrari Hysen Këqiku.

Me këtë rast, simbolika e Ditës së Shkrimtarëve u përmbush me dhurime lulesh për poetët nga nxënëset simpatike të kësaj qendre shkollore.

Gjilan, më 3 mars 2020



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora