Kulturë
Fetah Bahtiri: Hysen Ibrahimi - Avdyl Uka hero i dëshmuar i atdheut
E diele, 01.03.2020, 11:37 AM
Fjala
e redaktorit, Prof. Fetah Bahtiri
Sot
doli libri i titulluar “AVDYL UKA HERO I
DËSHMUAR I ATDHEUT” i autorit z. Hysen Ibrahimi, titulli i këtij libri, i cili,
në vete përmban një domethënie të rëndësishme dhe porosinë e tij patriotike.
Në
të vërtetë autorit Hysen Ibrahimi i është dashur të bëjë hulumtime të thukëta,
të takojë personalitete të shumta, të bisedojë me ta gjerë e gjatë për të
nxjerrë në dritë argumentet pse Avdyl Uka është hero i dëshmuar i Atdheut.
Autori ka bërë një punë voluminoze dhe ia ka arritur qëllimit që para lexuesve
ta prezantojë në mënyrë komplete personazhin kryesor të këtij libri – Avdyl
Ukën, i cili sot jeton dhe vepron në Suedi.
Prezantimi
i këtij personaliteti në libër është bërë në mënyrë bindëse, gjithnjë duke u
mbështetur në dokumentacionin të cilin e ka pasur në dorë autori, me anë të
disa intervistave të cilat i ka zhvilluar ai me personalitete të shumta të
profesioneve të ndryshme si dhe me Avdyl Ukën e me familjarët e tij, e po ashtu
edhe me figurat aktuale politike nga komuna e Vushtrrisë, qytet ky në të cilin
ka jetuar Avdyl Uka, ku më datë 22 qershor 1991, ka shtënë me armë zjarri për
ta mbrojtur pragun e shtëpisë dhe familjen nga barbarët e shfrenuar serbë, që
natën kishin mësyrë shtëpinë e tyre për të bërë masakër. Atëbotë e edhe sot,
pushka e Avdyl Ukës dhe e familjes së tij të madhe ishte dhe është edhe sot një
pushkë e krenarisë kombëtare, ishte dhe është një krismë dhe jehonë e fuqishme
e lirisë.
Këtë
akt heroik të Avdyl Ukës e kanë vlerësuar lart edhe strukturat udhëheqëse të
komunës së Vushtrrisë, prandaj, ndër të tjera kanë vendosur që në shtëpinë e
Avdyl Ukës ta vënë një pllakë përkujtimore, e cila u zbulua solemnisht më datë
17 gusht 2019.
Siç
e cek edhe autori në libër për këto ngjarje që lidhen me heroizmin e Avdyl
Ukës, personazhi kryesor i librit vetë në hollësi i ka regjistruar të gjitha
ngjarjet dhe i ka prezantuar në disa libra të tij të botuara e të ribotuara në
kohën prej vitit 2009 deri më 2015, e që janë:
? ”Mbrojtja e pragut të shtëpisë" (2009), ribotim 2015
? ”LOTI mbeti në gjirmë të zemrës” 1 (2012)
? ”LOTI mbeti në gjirmë të zemrës” 2 (2013)
? ”LOTI mbeti në gjirmë të zemrës” 3 (2014)
Kur
marrim parasysh heroizmin e dëshmuar të Avdyl Ukës, argumentet e prezantuara në
këtë libër të Hysen Ibrahimit dhe të dhënat nga vetë veprat autobiografike të
Avdyl Ukës, atëherë sqarohet pastër si loti i syrit se Avdyl Uka është hero i
gjallë dhe i dëshmuar i atdheut.
Të
dhënat që Hysen Ibrahimi ua prezanton lexuesve janë kryesisht fakte të
argumentuara me dokumente. Kjo bën që librin mund ta quajmë dokumentar për një
hero të gjallë e të dëshmuar, i cili quhet Avdyl Uka. Avdylin e kemi të gjallë
në mesin tonë. Ai jeton dhe vepron bashkë me ne, kudo që e kërkon nevoja. Gëzon
nderimin dhe respektin maksimal nga të gjithë bashkatdhetarët në mërgatë dhe në
atdhe.
Unë
mund të pohoj pa hamendje se Hysen Ibrahimi ka bërë një punë të shkëlqyeshme që
heroizmin e Avdyl Ukës e ka prezantuar në mënyrë komplete dhe të hollësishme,
për çka kjo gjeneratë e jona i është mirënjohëse, por ky libër do të mbetet
dokument i rëndësishëm edhe për gjeneratat e ardhshme dhe do të jetë një lloj
abetareje që do t´i udhëzojë dhe mësojë të gjithë se si duhet vepruar për ta
mbrojtur atdheun.
Duke
pasur parasysh këtë dimension të rëndësishëm të librit “AVDYL UKA HERO I DËSHMUAR I ATDHEUT”, mund të them se
autori ka bërë një punë të madhe dhe korrekte, për çka i jemi mirënjohës dhe
falënderues.