Kulturë
Nebi Dragoti: Pikësimi në poezi
E shtune, 29.02.2020, 11:13 AM
PIKËSIMI NË POEZI
(Vëzhgim)
NGA
NEBI DRAGOTI
Pikësimi,
që përdoret në poezi i përmbahet paragrafit 93 të rregullores Drejtshkrimi i
Gjuhës Shqipe, ku, shprehimisht, thuhet: “Në veprat poetike fjala e parë e çdo
vargu mund të fillojë me shkronjë të madhe ose të vogël; por në rastet kur
vargjet, në citimet shkruhen vijueshëm njëri pas tjetrit, jo secili në rresht
më vete, ato nisin gjithmonë me shkronjë të madhe”. Në socrealizëm u përkrah
variant i dytë “…ose me të vogël”. Pse? Është më i drejtë në zbatim të
drejtshkrimit. Pse? Që çdo varg të
fillojë me shkronjë të madhe, shkelej rregulli, se edhe mbas presjes,
pikëpresjes, dypikëshit do të fillonte vargu po me të madhe. Por…por përsëri ky
paragraph kërkon të rishihet për ta saktësuar dhe mos të qëndrojë në mëdyshje:
dhe ashtu, dhe kështu. Shenjat e pikësimit, që përdoren në prozë janë
sanksionuar dhe gjejnë përdorim të drejtë.Atëherë po kjo të jetë edhe në poezi
që të kemi një rregull kur e shkruajmë gjuhën. Kjo kërkesë e imja, për saktësim
të mëtejshëm, nuk do të thotë që 87 personalitete të gjuhës shqipe ma tituj e
grada shkencore të mos rishikohet teorikisht dhe praktikisht kjo temë. Merita e
këtyre Delegatëve të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe është shumë e
madhe dhe e padiskutueshme për kombin tonë. Në këtë natyrë që ceka, shoh që
edhe gjuhë të tjera shkelin rregullin drejtshkrimor të pikësimit në poezi. Në
prozë ruhet si domosdoshmëri, ndërsa në poezi shkelet, sepse krijuesët kanë
dobësi në përvetësimin e lëndës së gjuhës. Kjo mënyrë sjelljeje, që duket edhe
te ne, çorienton në marrjen e kuptimit përsa vargëzohet. Shkelje të përdorimit
të pikësimit ka edhe në gazetari dhe gazetat letrare, saqë, këtu, shihen edhe
poezi pa asnjë shenjë pikësimi. Kjo duhet ndalur, sepse po të shpiki secili
rregull të vetin për pikësimin, atëherë mjerë gjuha çfarë pëson. Keqtrajtimi,
sa ceka, përdoret edhe nga autorë që punojnë e jetojnë jashtë. Persona të tillë
duhet të jenë të kujdesshëm dhe mos të neglizhojnë të mësojnë tekstin e gjuhës.
Evitimit të këtij gabimi duhet t’i përvishemi të gjithë. Kjo kërkon mirëkuptim
dhe drejtkuptim dhe jo anashkalim.