Mendime
Vildan Sharra: ‘’Zëri i Amerikës’’ dhe demo…hipokritët shqiptarë
E diele, 08.12.2019, 05:00 PM
“ZERI I AMERIKES” DHE DEMO…HIPOKRITET SHQIPTARE
Nga
Vildan Sharra
Luften e fituam , por
Europa e humbi lirine.Ne qofte se nuk i shporim keta derra dhe t’i dergojme
andej nga kane ardhur, nje lufte me te madhe do te kemi perpara. Ruset,
bolsheviket , nuk kane meshire per jeten njerezore, jane barbare, te dehur
kronike, bij k..vash ... Une nuk kam deshire te vecante t’i kuptoj bolsheviket,
pervec faktit se sa plumb ose hekur duhet per t’i zhdukur ata. Dhe u kerkoi
eproreve te tij dy jave kohe per t’i shporur bolsheviket ruse nga Europa. Jane keto disa nga
fjalet e dala nga goja e gjeneralit Xhorxh (George) Patton, komandantit te
armates te 3-te te ushtrise clirimtare amerikane, qe i shpartalloi regjimentet
hitleriane prej Afrikes,Sicilise deri ne Berlin, governatorit ushtarak te
Bavarise ne 1945. Fjalet e tija nuk u pelqyen, shume ofenduese per aleatin
bolshevik Stalin! Dhe bolshevizmi ozurpoi gjysmen e Europes, masakroi miliona e
miliona njerez te pafajshem. U shfaros nje Hitler nga ruzulli tokesor, dhjetera
te tjere u linden. U fshine nga faqja e dheut partite nazi-fashiste, por u
zevendesuan me dhjetera parti te kuqe komuniste. Nje “lufte e ftohte” perfshiu
ruzullin tokesor. Partite komuniste duke perfituar nga rrethanat e favorshme
moren pushtetin, eleminuan intelektualet dhe kundershtaret politike, luftetaret
e lirise i kthyen ne kriminele, ne vampira te kuq. Me propoganden e tyre e
coroditen popullin, e shkruan historine me gjakun e njerezve te pafajshem. U
vetequajten clirimtare, i munden dhe i perzune nazistet nga vendet e tyre ?!
Pallavra dhe budalleqe nga me te neveritshmet, qe vazhdojne te propogandohet
edhe sot, nga bijte e tyre dhe adhuruesit tru-shpelare qe kane zaptuar
Shqiperine. Ne dokumentin e gjetur mbi “ Raportin e Wehrmacht -it , Ministrise
se Mbrojtjes te Forcave Ushtarake te Gjermanise Hitleriane,te cilen e gjeti dhe
e paraqiti ne simpoziume te ndryshme historike Bernd Jurgen Fischer, shkruhet
se ushtria naziste u largua nga Shqiperia ne 4 Dhjetor 1944, dhe jo ne 29
Nentor sipas propogandes dhe historianeve komuniste. Aleatet,pasi e thyhen dhe
shfarosen ushtrine naziste, filluan rindertimin e Gjermanise . Hapi i pare qe
moren ishte “denazismi”,spastrimi ideollogjik,administrativ dhe fizik i
mbeturinave hitleriane. Dhe filloi rindertimi i Gjermanise se re , demokratike,
prej grave, pleqve dhe femijeve qe i shpetuan luftes vdekje-prurese hitleriane.
Prania dhe ndihma amerikane bene qe ne pak se 30 vjet, gjermania te behet nje
shtet i fuqishem demokratik, me nje ekonomi te fuqishme dhe shembull i perkryer
i paqes dhe stabilitetit ne bote. Por cfare ndodhi ne Shqiperine e pas luftes?
Me hyrjen ne L2B te Amerikes u kuptua se nazisteve u kishte ardhur fundi.
Partia sllavo-komuniste ne Shqiperi me ikjen e ushtrise naziste e pushtoi
vendin dhe shfarosi barbarisht gjithe intelektualet shqiptare, qe kishin
studiuar ne shkollat me te mira te botes, e ardhmja e Shqiperise se Re te
pasluftes. Masakruan gjithe prifterinjte katolike shqiptare , pjese te asaj
popullsie qe i rezistuan pushtuesve otomane dhe islamizmit, krenaria dhe
udheheqesit shpirterore te pavdekesise te kombit shqiptar. Dhuna dhe terrori
sllavo-komunist , vazhdimesi e atij nazist, i preu rrugen per rindertim,
zhvillim dhe perparim Shqiperise. Aleatet e kishin harruar Shqiperine,
perendite u t’kuren dhe u verbuan prej terrorit te papare dhe te padegjuar
komunist. Vriteshin dhe thereshin sherbestaret e kombit ne Shkoder dhe kudo ne
Shqiperi. Fati dhe shpresa e kishin humbur rrugen. Tru-shpelaret brohorisnin
per partine e kuqe. Kundershtaret ishin syrgjynosur dhe burgosur, por
shpirterisht te pamposhtur, krenare qe ishin shqiptare, diellin prape kishin
per t’a pare. Shqiperia kishte rene ne gjumin e tmershem komunist. Jo te gjithe
flinin. E prisnim, do te vinte, dhe erdhi. Kaloi rete e kuqe, nje ze i qete dhe
shprese-dhenes tingelloi fuqishem ne veshet tane. Valsi i lumturise? Jo, Zeri i
Lirise, Zeri i Amerikes. Ngrihuni nga gjumi, o shqiptare! Nuk na besohej. E
kishim humbur shpresen per te jetuar. E prisnim vdekjen , burgun, internimin,
me qetesi. Xhelatet benin listat dhe hapeshin gropat. Kush e kishte radhen?
Nenat dridheshin, grate tmeroheshin, femijet lebetiteshin. Dua babin, kur do
vij babi? Te nesermen nje kamion ndalonte te pragu i portes. Policet
zgerdhiheshin, gjitonet shikonin me keqardhje. Persekutimi fizik kishte
filluar. Ju flet Zeri i Amerikes, ju flet Zeri i Lirise. Zemrat filluan te na
ngrohen, trupi nuk i ndiente torturat e tmershme. Besimi per jeten, per atdheun
e lire , kishte ardhur. Terroristet e kuq tmerroheshin. Nga vjen, mos e lejoni,
bllokoheni. Filluan arrestimet, burgimet e shumta. Nenat te frikesuara u
bertisnin burrave, djemve, niperve. Mbylleni radion, do t’ju fusin ne burg, do
te na internojne. Ne, nuk u frikesuam, disa edhe u denuan. Me padurim prisnim
oren kur Zeri i Amerikes te fliste me ne, na qetesonte, na pakesonte vuajtjet,
ne gjuhen e embel shqip. Amerika nuk e ka harruar Shqiperine, Amerika e ka
shpetuar dhe do t’a cliroj Shqiperine. E prisnim me padurim. Diktatori vdiq,
por jo diktatura. Populli ishte ngopur me pallavrat e terroristeve te kuq.
Frika nuk i mbushte barqet e uritura. Zeri i Amerikes buciste neper rruget e
plurhosura dhe te pergjakura. Populli qe zgjuar , terroristet e kuq kerkonin
rruget per te shpetuar. Duhej gjetur nje rrugedalje, duhet te mos e leme
pushtetin. Thureshin planet “ e Katovices”, rinia marshonte fitimtare, populli
brohoriste i gezuar. E rezuam qenin, poshte komunizmi,liri- demokraci, e duam
Shqiperine si gjithe Europa... Te gjithe u mashtruan, shqiptare dhe te huaj.
Komunizmi u rrezua , por nuk vdiq. Dolen ne rruge me flamurin e demokracise.
Filloi ndertimi i demokracise, hipokrizise shqiptare. Rrjeshta artistike, jo,
te verteta historike. Vitet 1989-1990 nuk do te harrohen. Kudo ne vendet ish
komuniste shperthyen demostratat e lirise. Zeri i Amerikes luajti nje rol te
rendesishem ne rrezimin e diktatures komuniste ne Europe. E rrezuan, por nuk e
azgjesuan. Kush do t’i udhehiqte popujt e paditur dhe liridashes ne ndertimin e
demokracise ne vendet e tyre?! Kush ishte ndihma e shteteve demokratike per popujt
e roberise komuniste?! Gjermania perendimore menjehere i eleminoi militantet e
regjimit komunist nga te gjitha strukturat shteterore dhe shoqerore. Dhe shume
shpejt gjurmet e diktatures komuniste ne Gjermanine Lindore njehere e
pergjithmone u zhduken. Dhe shihen arritjet e sistemit demokratik ne Gjermani.
Edhe ne Shqiperi u ngriten, demostruan dhe e rrezuan diktatorin, e tmeruan
qeverine. Kush i drejtonte dhe i udhehiqte masat liridashese ne rrugen drejt
lirise?! Varferia e madhe, presioni i madh ideo-politik mbi popullsine, tmerri
qe ushtronte Partia e Punes me anen e “sigurimit te shtetit” , nuk kishin
lejuar te mendohej dhe jo te krijohej nje udheheqje per drejtimin e kesaj
revolte liridashese ne Shqiperi. Kishte shume intelektuale te pakenaqur nga regjimi
diktatorial, por ishte e pamundur te organizoje qofte edhe me te voglen levizje
kunder tij. E vetmja shprese per ne shqiptaret ishte Amerika. Zeri i Amerikes
degjohej masivisht dhe hapur, sidomos pas vdekjes se diktatorit. Rrezimi i
murit te Berlinit, permbysja e regjimeve komuniste ne Evropen lindore,
egzekutimi i liderve komuniste, i tmeroi udheheqesit e Partise se Punes ne
Shqiperi. Duke e pare pa-aftesine e shtreses se permbysur, pa-zotesine e
intelektualeve shqiptare te heshtur gjate kohes se diktatures, dhe sidomos
mos-organizimin e diaspores shqiptare ne boten e qyteteruar, per t’i ardhur ne
ndihme atdheut ne rrugen drejt demokracise, i dhane mundesine partise
terroriste dhe bijve te saj besnike te qendrojne ne krye te situates se
krijuar. Burgjet e te denuarve politike si edhe qendrat e internimit u mbyllen,
shumica e banoreve te tyre moren rrugen e emigracionit, kurse te tjere moren
pjese ne qeverisjen e vendit si anetare te Partise Hipokrite. Shume kishin bere
5, 10 , 20 apo me shume vite burg , dhe u takonte te uleshin ne ndonje kolltuk
?! Egoja e tyre personale i futi ne qorsokak. Shume shpejt gjeten dyert e
hapura dhe u ulen ne kultuqet e xhelateve te tyre. Njeri kryetar ne kuvend ,
tjetri deputet, disa udheheqes te partise demokratike, shume te tjere kuadro
neper ministrite e ndryshme, ambasadore, kryetare bashkie dhe shefa te degeve
te puneve te brendshme, etj., etj… Kush do t’a drejtonte vendin ne rrugen drejt
demokracise ? Diaspora shqiptare neper bote ?! Intelektualet nacionaliste ?! Shtetet
e zhvilluara demokratike?! Kush tjeter ? Komunizmit i kishte ardhur fundi.
Dihej, pritej dhe erdhi. Shqiperia u clirua prej diktatoreve komuniste, por u
pushtua pre bijve te tyre demo-hipokrite. Ku ishin partite dhe grupet
nacionaliste? C’fare bene shtetet e zhvilluara demokratike, po Zeri i Amerikes?
I duartrokiten dhe i mbeshteten keta udheheqes demo-hipokrite. Partia e Ballit
kombetar ishte dermuar dhe shkermoqur ne vite. Kujtoj kryetarin e saj ne Nentor
te vitin 1991, kerkonte ndihma te shqiptaret e Amerikes ?! Nuk kishte asnje ide
apo pergatitje per situaten e krijuar ne Shqiperi. Legalistet ishin me te
flakte, me besim te madh tek Mbreti, te gatshem te sakrifikonin gjithshka. Por
Mbreti ishte fshehur diku ne Afrike, e shikonte atdheun si prone mbreterore,
asgje me teper. Cfare kishin bere per 45 vjet antikomunistet ne mergim ?!
Kishte dhe shoqata te shumta patriotike, qe nuk ishin kursyer per atdheun, por
diktatura komuniste i kishte kthyer ne makina te propagandes se kuqe ne
diaspore. Vatra dhe Dielli ne Amerike e kishin shuar zjarin e tyre patriotik.
Pas vdekjes se Faik Konices, peshkop Noli mori plotesisht drejtimin e Vatres,
dhe per 10 vite brohoriten pushtimin e Shqiperise prej terroristeve te kuq.
Gazeta Dielli bente propogande te flakte per qeverine slavo-komuniste ne
diaspore. Po OKB-ja si e shikonte situaten e krijuar ne Shqiperi? Cila ishte
ndihma qe dhane apo do te jepnin per vendosjen e demokracise ne Shqiperi? Ne
tetor te vitit 1990 , vet i katert, shkuam per ndihme te zyrat e Komisiariatit
te Larte te OKB ne Rome, pasi kuestura e Romes na dha ultimatum qe te
largoheshim nga territori i Italise brenda dates se caktuar, per aresyse se nuk
kishim kerkuar azil politik ne Itali. U thame qe vijme nga Shqiperia, nuk i
njohim ligjet e shtetit Italian, etj… Ku ndodhet Shqiperia, ne Afrike, na pyeti
Tiziana dhe personeli i KLOKB ? Ishte hera e pare qe degjonin per Shqiperine?!
Nuk mund te shkruaj me teper, Ne, Shqiptaret kemi qene te harruar , ne meshiren
e diktatures me te eger ne bote. Fillimi i viteve 1990. Shqiperia kishte hyre
ne rrugen demokratike. Emigrantet punonin, kursenin dhe ndihmonin familjet ne
Shqiperi. Dukej se gjithshka po ecte ne rruge te mbare. Lidered e rinj
premtonin dhe mashtronin gjithandej, brenda dhe jashte vendit. Erdhen edhe ne
Amerike. Priteshin me nderime te medha nga diaspora dhe personalitete te
shtetit Amerikan. Habitesha! Si ka mundesi ? Si mund te besohen keta
demo-hipokrite?! Perse Zeri i Amerikes kishte rene ne gjume? Pata rastin te
takoj senator Frank Lautenberg, i cili sherbeu per 26 vite ne senatin Amerikan.
Nder te tjera i thashe : “ Keta, lideret e rinj shqiptare, jane bijte e
diktatoreve. Vijne ne Amerike te pagezohen si demokrate , mashtrojne kedo dhe
as qe kane per te ndertuar nje shtet demokratik ne Shqiperi”. Ne fillim te
viteve 1990, pas shpalljes se “demokracise” ne Shqiperi, se bashku me 7-8
bashkeatdhetare , po ktheheshim ne atdheun e dyte, Amerike, me linjen ajrore
AlItalia. E kishim kaluar naten ne stolat e aeroportit te Romes. Ishim ulur te
dremitur ne rreshtin e pare, pas sektorit te klasit te pare. Zerat tane ne
gjuhen shqipe depertuan dhe ngacmuan veshet e pjesetareve te nje Delegacioni te
Rangut te Larte Shqiptar , ulur ne klasin e pare.U hap dera perpara nesh, del
nje burre i veshur mire dhe na pershendeti ne gjuhen tone. Kerkoi mendimin per
ecurine dhe arritjet e demokracise ne Shqiperi. Nuk i pelqeu pergjigja... Ne
dore kishte nje shishe pije gjysem te zbrazur. E zgjati shishen perpara nesh
dhe me krenari na tha : “ ky eshte fillimi, deri tani e kemi mbushur shishen
pergjysem, merr kohe por do ta mbushim ate te plote, kini besim te Partia
Demokratike”. Nuk mu durua, nuk e kisha hapur gojen fare, vetem degjoja, dhe
qetesisht i thashe : “ shishja eshte e mbushur me djersen dhe gjakun e
emigranteve shqiptare, nuk ka per t’u mbushur kurre, ju po e pini dhe do t’a
pini per sa te jeni ne pushtet, mjere per kombin shqiptar”. Nuk e zgjati shume,
hapi deren dhe humbi ne kolltuqen e rehatshme te klasit te pare. Pothuajse tre
dekada me vone. Pushteti kishte kaluar nga e djathta ne te majte dhe
anasjelltas . Perparime te “jashtezakonshme” ne Shqiperi ! Korrupsion i
shkalles me te larte. Varferi e papare ndonjehere. Papunesi e madhe. Largime
masive per te siguruar buken e gojes. Shqiperia , vendi me i varfer dhe pa te
ardhme ne Europe. Kush e ka fajin ? Intelektualet shqiptare do te ishte
pergjigja. Flitet e shkruhet perdite nga opinionistet neper kafenete televizive
dhe gazetaret neper gazeta dhe portalet elektronike. Ka nje pafundesi autore
romanesh dhe poezish. Studiuesit dhe historianet e kane zberthyer historine e
kombit shqiptar si kurre ndonjehere. Intelektualet kane arritur ne shkallen me
te larte ne fushat ideollogjike dhe shkencore. Jane te panumerta dekoratat “
Nder i Kombit ”. Po ku eshte Kombi Shqiptar ? Nuk shihet , eshte fshehur, e
kane rrembyer. Te presim sa t’a ndertojne demo-hipokritet e partise se punes ?!
Koheve te fundit ne portalet elektronike lexoj shqetesimin e madh te
shqiptareve kudo, ne Shqiperi dhe neper bote. Flasim , shkruajme, ankohemi dhe
asgje nuk bejme. Sharlatanet e kane gllaberuar atdheun dhe nuk ka asnje shenje
qe mund te ndryshoje. Ne fjalimin e tij drejtori i Zerit te Amerikes, per
Euro-Azine, mbajtur ne Konferencen me rastin e 110 vjetorit te botimit te
gazetes Dielli ne Amerike, i ben nje analize te holle situates ne trojet
shqiptare dhe diaspore. Midis te tjerash thekson se : “ Shqiptaret sot duken se
e kane humbur busullen dhe nuk kane nje vision te qarte per te ardhmen. Ata e
kane humbur besimin tek udheheqesit e tyre dhe tek vetvetja” …. Per cilen
busull e ka fjalen ? Shqiperia dhe vendet ish komuniste kane ecur dhe ecin me
busullen e Katovices, programuar me mjeshteri nga ideolloged komuniste.
Udheheqesit e majte apo te djathte i kane zbatuar me perpikmeri direktivat e vyera
te Ramis Alise , dhene ne 1989. Shqiptaret e bene te tyren, e rrezuan
diktaturen. Kush i la dhe i perkrahu demo … hipokritet ne Shqiperi ? Shqiptaret
nuk i besuan demo...hipokritet, por nuk kishin dhe nuk kane rruge tjeter.
Besimin ata e moren nga Europianet dhe Amerika. Nuk e harroj pritjen
madheshtore qe u behej lidereve shqiptare nga diaspora dhe Washingtoni ne
fillim te viteve 1990. Keta hipokrite , e treguan se prej cili brumi jane
gatuar, kur nuk votuan pro mikut dhe mbrojtesit me te madh te shqiptareve,
Amerikes, ne OKB. Nje gje eshte e sigurte, shqiptaret nuk e kane humbur besimin
te Zeri i Amerikes. Me lart ne fjalimin e tij personal, shkruan se: “ Pas
kulmit te euforise qe pasoi pavaresine e Kosoves, veprimtaria e
shqiptaro-amerikaneve ka rene ndjeshem. Komuniteti duket pergjithesisht i
plogesht. ...Dielli , si dhe gazeta tjeter shqiptaro-amerikane, Yllyria, jane
ne gjendje te mire per te nxitur aktivizmin e komunitetit “. Te njejtin mendim
ka edhe ish- drejtori i meparshem i Zerit te Amerikes. Eshte e vertete,
veprimtaria e komunitetit shqiptaro- amerikan ka rene ndjeshem. Cila eshte
aresyja ? Pas L2B partia komuniste i dha rendesi te vecante diaspores shqiptare
neper bote dhe vecanerisht ne Amerike. Dhe arriti te kishte shume simpatizues
dhe veprimtare te zellshem ne Amerike e kudo. Vatra dhe Dielli ,ne pergjithesi,
luajten nje rol te rendesishem ne mbrojtje te demagogjise se rregjimit
diktatorial ne Shqiperi duke ju kundervene emigranteve politike dhe
organizatave te tyre. Me renien e rregjimit diktatorial ne 1990-91, Vatra dhe
Dielli pesuan nje tronditje te madhe. Pas viteve 1997-98 me marjen e pushtetit
nga te majtet, shume militante te djathte “emigruan” ne amerike. Shume shpejt
moren drejtimin e Vatres dhe gazetes Dielli. Kane pasur dhe kane role drejtuese
ne federaten Vatra dhe e ringjallen gazeten e tyre Dielli. Numri i emigranteve
shqiptare ne Amerike, eshte shtuar ndjeshem ne keto tre dekada. Pjesemarja e
tyre ne shoqerite dhe organizatat qe veprojne ne diaspore eshte shume i paket ,
kjo per aresye se i njohim mire se kush i drejton dhe i kontrollon
ato...militantet e partive te djathta dhe te majta. Dihet kush eshte president
i Vatres dhe Kryeredaktor i gazetes Dielli. Kush i drejton deget e tyre ne
Michigan, Florida apo Kanada. Militante te zellshem te PD. Mund te them se
Vatra kishte me shume anetare 100 vjet me se sa sot. Eshte absurde qe e quajne
vehten , Perandoria e Diaspores Shqiptare ne mergim. Te majtet kane organizatat
e tyre, dhe shfaqen hapur kur presin ministrin e diaspores te zgjedhur nga
kreministri ne Tirane ?! Diaspora shqiptare neper Bote dhe Amerike do te
shfaqet perseri, ne permasa te jashtezakonshme kur intelektualet shqiptare, do
te zgjohen nga gjumi letargjik dhe marrin ne dore drejtimin e situates teper
shqetesuese ne truajet shqiptare. Eshte shume e rendesishme te kerkojme dhe
shkruajme per historiografine shqiptare. Nuk duhen haruar figurat e shquara qe
nuk e lane kombin shqiptar te zhduket nga historia. E kaluara duhet te na
frymezoj per te ndertuar te tashmen dhe te ardhmen. Kemi 30 vjet qe mundohemi
te zbulojme te kaluaren, ankohemi dhe qahemi pambarim, shkruajme per Rruget e
Ferrit Komunist, por jo per Rrugen per te Shpetuar nga Ferri i Pafund ku eshte
futur Shqiperia. E kaluara e ka vendin ne zemrat tona , ne muzeume dhe krijime
letraro-artistike. Duhet te perpiqemi me shume per te tashmen, per te ardhmen.
Demokracia nuk pret, shkruan dikush. Shqiptaret nuk e pane demokracine.
Demokracia u shfaq si hije per te mashtruar popullin dhe te huajt, per te
shpetuar nga revoltat e popullit te shumevuajtur, per te pregatitur te ardhmen
dhe te mos e lene pushtetin e rembyer qe prej 1944-es. Planet e Katovices dolen
me sukses, porosite e Ramis Alise ne tetor te 1989 jane zbatuar me perpikmeri
nga bijte besnike, dhe rezultatet shihen. Por shqiptaret nuk e kane humbur
besimin te Amerika, e presin dhe do te vije dita, qe njehere e mire t’i
shfarosim bijte e sllavo-komunisteve, vampirat e kuq te popullit shqiptar,
mashtruesit demo...hipokrite.