E premte, 20.09.2019, 09:36 PM (GMT+1)

Kulturë

Kalosh Çeliku: Unë mes faqeve të librit e kërkoj varrin tim

E merkure, 21.08.2019, 11:26 AM


UNË MES FAQEVE LIBRIT

E KËRKOJ VARRIN TIM

NGA KALOSH ÇELIKU

(Nuk i dua tre muaj Verë

po nëntë muaj Dimër)

Unë, kur të ik nga kjo botë me lule

“Xhehnemin” e pash përsëgjalli. Zjarr.

Edhe, vetë dua të ik me gjithë plehëra:

Mos më lani! Pastroni për “Xhehnet”

Në varr më shtini me gjithë pleshta! Morra!

Këmbekokë t’i djeg me zjarr “Xhehnemi”

Atdheun, ta shpëtoj nga Dexhalli. “Harami”.

Edhe, hoxhë nuk dua mbi varr. As prift

Çallmë turku me ilahi turko – arabe!

Përveç familjes ngushtë. Tri Cucave me dajre

Duke më përcjell n’atë Botë me këngë e valle.

Shkaku, se: Nuk i dua tre muaj verë. Lule

Po, i dua ato nëntë muaj Dimër! Dhe, Borë.

E, di: Do të më kërkoni në Dimër pak zjarr

Jo, nuk do u jap. Rrini në “Xhehnet”! Lule...

(Ulem në të njëjtën tavolinë

në Tavernat e Shkupit)

Unë ulem në të njëjtën tavolinë

Nën Rrap. Hije, me Vapë Shkupi.

Edhe, i pres Dy shtamba me verë

Që, vijnë krahpërkrahu me Miken.

Dhe, më pyesin: A, është e lirë

Po, u përgjigjem. Zonja, uluni!

Rehatohen, përballë meje në tavolinë

Përçudi, më dehin jo me raki. Bukuri.

Pasmesnate, herët kthehem në Shtëpi

Vetë i pesti. Përkrahu me Tri Poezi...

(Nuk kam fjetur në shi

me Miken Di)

Nuk kam fjetur jashtë në shi

As nën Pemë me Miken Di.

Dhe, nuk e di si lahet shiu

E di si noton në rërë Mikja Di.

Unë nuk kam fjetur edhe në borë

Dordoleci të më bëjë roje natën.

Lepuri, mos ma vjedh karrotën

I kam hipur sajës te Kodra Tike.

Fitore e madhe, Sot për një Poet

E dashura ime në Dritare. Guri Zi.

Unë, kur rrëzohesha në përrua:

Qeshte. U biente duarve, shuplakë...

(Vetmia e Hënës)

Hëna edhe pse mes yjeve në Qiell

Është e vetmuar. Diellin e ka Larg.

Mjegullave fshihet nga Lakuriqi

Herë bëhet kulaç. E, Herë drapër.

Hëna, kur delë mbi Çelëvjollcë

Katundi, rrëzë Çukës kreh flokët...

(Burra mejdani lani sytë

Lirinë ta shihni ndryshe)

Burra mejdani, lani sytë! Ballin

Lirinë shihni pa ferexhe. Ndryshe.

Grua është. Dhe, nuk ka burrë Nane

Që, e murosë Nuse te Ura e Gurit.

Në Shkup. E cila ndërtohet Ditën

Dhe, rrënohet Natën me Hënë.

Burra mejdani, lani sytë! Ballin

Nuk kemi Nuse pët Urën e Gurit:

Një gji t’ia lini jashtë për poetët...

(Matanë këtij Mali me borë

nuk këndojnë zogjtë)

Matanë këtij mali me borë

Nuk këndojnë zogjtë. Sorrat.

Ujku ulëron natën. Dhelpëra

Lumi e lan veten, zbret në Katund:

Lulekuqet i dalin para te porta.

Babai me shat e kthen në Kopësht

Kungujt e Stambollit zgjojë nga gjumi...

(U përpoqe të mjelësh Lopën

që e derdhi kusinë)

(Mikut të Penës: Gani Xhafolli)

Mik, Ti u përpoqe të mjelësh Lopën

Ajo qiti shqelma. Ta derdhi kusinë.

Viçi palëpi e thithi sisën. Dhe, Gjirin

Tambël, nuk mbeti për Ty. Kulloshtër.

Nesër, nuk do të kemi as kos. Gjizë

Livadhin po na e kullosin sot lopët.

Nëna nuk do të gatuaj bukë misëri

Vorba e groshës, nuk këndon n’oxhak.

Babai te ara e kep kosën për barin e egër

Papritmas, që na mbiu para Dere. Oborr...

(Unë mes faqeve Librit

e kërkoj varrin Tim)

Shishet e zbrazta të verës kokë më kokë

Koten. Sonte, flejnë në vitrinë. Gërhasin.

E shfletoj Librin e “rrezikshëm” për Nesër

Terri, tinëz dhunshëm po m’i mbyll sytë.

Përjashta, errësirë. Në rrugë, lehin qentë.

Agimi, më gjen me kokë mbi tavolinë

Gjumi, ende  troket pas dere. Hap sytë.

Shishet e zbrazta të verës kuqe. Ibrikë

Papritmas, i mbyllin dritaret e Shtëpisë.

Unë, mes faqeve Librit kërkoj varrin Tim...

(Dega e manit Shtëpisë

u shkund në Kopësht)

Dega e manit Shtëpisë. Lëmë

Sot, u shkund në Kopësht. Bar.

Edhe, i bombardoi lulet. Bletët

Nana, turr me sfurk, dali ndihmë:

Ua mjekoi plagët. Ngriti kokën.

Ne, hutaçët me brekët në dorë

U sulëm ta rrasim plot barkun.

Mani qeshi me kokën në qiell:

Hani, për ju e shkunda dorën.

Mani Kopshtit shti thellë rrënjët

Matanë gardhit, e zgjatë kokën...

(Ti nëse vjen në vizitë

një Ditënatë)

Ti, nëse një ditë vjen në vizitë

Dihet, do më gjesh mes librave.

Shisheve zbrazta të verës kuqe

Dhe, Dy ibrikëve me raki rrushi.

Sesi: më dalldisin para Arushës.

Ti, nëse vjen një ditë në vizitë

Unë çohem nga varri me libra.

Dhe, të laj me verë të bardhë

Këmbekokë të mbuloj me poezi.

Çmendi. Zgjuar të mbaj natën.

Mike, zgjohu t’i dalim para Diellit!...



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT