| E merkure, 21.08.2019, 11:26 AM |
UNË
MES FAQEVE LIBRIT
E
KËRKOJ VARRIN TIM
NGA
KALOSH ÇELIKU
(Nuk i dua tre muaj Verë
po nëntë muaj Dimër)
Unë, kur të ik nga
kjo botë me lule
“Xhehnemin” e pash
përsëgjalli. Zjarr.
Edhe, vetë dua të
ik me gjithë plehëra:
Mos më lani!
Pastroni për “Xhehnet”
Në varr më shtini
me gjithë pleshta! Morra!
Këmbekokë t’i djeg
me zjarr “Xhehnemi”
Atdheun, ta
shpëtoj nga Dexhalli. “Harami”.
Edhe, hoxhë nuk
dua mbi varr. As prift
Çallmë turku me
ilahi turko – arabe!
Përveç familjes
ngushtë. Tri Cucave me dajre
Duke më përcjell
n’atë Botë me këngë e valle.
Shkaku, se: Nuk i
dua tre muaj verë. Lule
Po, i dua ato
nëntë muaj Dimër! Dhe, Borë.
E, di: Do të më
kërkoni në Dimër pak zjarr
Jo, nuk do u jap.
Rrini në “Xhehnet”! Lule...
(Ulem në të njëjtën tavolinë
në Tavernat e Shkupit)
Unë ulem në të
njëjtën tavolinë
Nën Rrap. Hije, me
Vapë Shkupi.
Edhe, i pres Dy
shtamba me verë
Që, vijnë
krahpërkrahu me Miken.
Dhe, më pyesin: A,
është e lirë
Po, u përgjigjem.
Zonja, uluni!
Rehatohen,
përballë meje në tavolinë
Përçudi, më dehin
jo me raki. Bukuri.
Pasmesnate, herët
kthehem në Shtëpi
Vetë i pesti.
Përkrahu me Tri Poezi...
(Nuk kam fjetur në shi
me Miken Di)
Nuk kam fjetur
jashtë në shi
As nën Pemë me
Miken Di.
Dhe, nuk e di si
lahet shiu
E di si noton në
rërë Mikja Di.
Unë nuk kam fjetur
edhe në borë
Dordoleci të më
bëjë roje natën.
Lepuri, mos ma
vjedh karrotën
I kam hipur sajës
te Kodra Tike.
Fitore e madhe,
Sot për një Poet
E dashura ime në
Dritare. Guri Zi.
Unë, kur
rrëzohesha në përrua:
Qeshte. U biente
duarve, shuplakë...
(Vetmia e Hënës)
Hëna edhe pse mes
yjeve në Qiell
Është e vetmuar.
Diellin e ka Larg.
Mjegullave fshihet
nga Lakuriqi
Herë bëhet kulaç.
E, Herë drapër.
Hëna, kur delë mbi
Çelëvjollcë
Katundi, rrëzë
Çukës kreh flokët...
(Burra mejdani lani sytë
Lirinë ta shihni ndryshe)
Burra mejdani,
lani sytë! Ballin
Lirinë shihni pa
ferexhe. Ndryshe.
Grua është. Dhe,
nuk ka burrë Nane
Që, e murosë Nuse
te Ura e Gurit.
Në Shkup. E cila
ndërtohet Ditën
Dhe, rrënohet
Natën me Hënë.
Burra mejdani,
lani sytë! Ballin
Nuk kemi Nuse pët
Urën e Gurit:
Një gji t’ia lini
jashtë për poetët...
(Matanë këtij Mali me borë
nuk këndojnë zogjtë)
Matanë këtij mali
me borë
Nuk këndojnë
zogjtë. Sorrat.
Ujku ulëron natën.
Dhelpëra
Lumi e lan veten,
zbret në Katund:
Lulekuqet i dalin
para te porta.
Babai me shat e
kthen në Kopësht
Kungujt e
Stambollit zgjojë nga gjumi...
(U përpoqe të mjelësh Lopën
që e derdhi kusinë)
(Mikut të Penës: Gani Xhafolli)
Mik, Ti u përpoqe
të mjelësh Lopën
Ajo qiti shqelma.
Ta derdhi kusinë.
Viçi palëpi e
thithi sisën. Dhe, Gjirin
Tambël, nuk mbeti
për Ty. Kulloshtër.
Nesër, nuk do të
kemi as kos. Gjizë
Livadhin po na e
kullosin sot lopët.
Nëna nuk do të
gatuaj bukë misëri
Vorba e groshës,
nuk këndon n’oxhak.
Babai te ara e kep
kosën për barin e egër
Papritmas, që na
mbiu para Dere. Oborr...
(Unë mes faqeve Librit
e kërkoj varrin Tim)
Shishet e zbrazta
të verës kokë më kokë
Koten. Sonte,
flejnë në vitrinë. Gërhasin.
E shfletoj Librin
e “rrezikshëm” për Nesër
Terri, tinëz
dhunshëm po m’i mbyll sytë.
Përjashta,
errësirë. Në rrugë, lehin qentë.
Agimi, më gjen me
kokë mbi tavolinë
Gjumi, ende troket pas dere. Hap sytë.
Shishet e zbrazta
të verës kuqe. Ibrikë
Papritmas, i
mbyllin dritaret e Shtëpisë.
Unë, mes faqeve
Librit kërkoj varrin Tim...
(Dega e manit Shtëpisë
u shkund në Kopësht)
Dega e manit
Shtëpisë. Lëmë
Sot, u shkund në
Kopësht. Bar.
Edhe, i bombardoi
lulet. Bletët
Nana, turr me
sfurk, dali ndihmë:
Ua mjekoi plagët.
Ngriti kokën.
Ne, hutaçët me
brekët në dorë
U sulëm ta rrasim
plot barkun.
Mani qeshi me
kokën në qiell:
Hani, për ju e
shkunda dorën.
Mani Kopshtit shti
thellë rrënjët
Matanë gardhit, e
zgjatë kokën...
(Ti nëse vjen në vizitë
një Ditënatë)
Ti, nëse një ditë
vjen në vizitë
Dihet, do më gjesh
mes librave.
Shisheve zbrazta
të verës kuqe
Dhe, Dy ibrikëve
me raki rrushi.
Sesi: më dalldisin
para Arushës.
Ti, nëse vjen një
ditë në vizitë
Unë çohem nga
varri me libra.
Dhe, të laj me
verë të bardhë
Këmbekokë të
mbuloj me poezi.
Çmendi. Zgjuar të
mbaj natën.
Mike, zgjohu t’i
dalim para Diellit!...