Editorial
Valon Jashari: Ligjërata me burka të zeza është krim mbi të ardhmen e fëmijëve shqiptarë
E marte, 16.07.2019, 09:59 PM
Ligjërata me burka të zeza është krim mbi të ardhmen e fëmijëve shqiptarë dhe të shkollës shqipe në Preshevë
Nga
Valon Jashari
Të mbash fëmijët edhe atë nga mosha pesë vjeçare me orë të tëra para një “burke të zezë” është traumatizmi dhe një krim mbi të ardhmen e fëmijëve shqiptare dhe të shkollës shqipe në Luginë të Preshevës. Se shteti serb ka arritur deri në atë masë të interferojë dhe degradojë shoqërinë shqiptare në Preshevë këtë më së miri e dëshmon kampingu veror i organizuar nga një Shoqatë e cila quhet “Thirrja”. Ti ligjërosh fëmijëve në atë moshe mbi dogmat religjioze gjithsesi që është antinjerëzore, dhe antishqiptare. Se fëmijët e Preshevës bien në gjumë në mungesë të abetares dhe zgjohen pa e ditur historinë e gjyshit të tyre, kjo për politikën lokale shqiptare dhe atë në Prishtinë e Tiranë nuk është shumë shqetësuese, kurse për imamët më e rëndësishme është etika religjioze.
Javë
më parë qëndroi në Preshevë edhe
ambasadori i Turqisë Biligiq, si dhe
koordinatorja për Serbi e organizatës TIKA zonja Tosba nën ombrellën e
“investimeve në projekte zhvillimore”. Jo rastësisht edhe siç u potencua nga
vetë ambasadori i Turqisë se “në pjesën e Preshevës janë shumë aktiv dhe në të
ardhmen edhe më shumë do të jenë aktivë në këtë pjesë”. Kjo ishte deklaruar
kohë më parë edhe nga Duduqi që kishte theksuar hapur se “po punohet drejt
islamizimit-boshnjakizimit të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe të
Medvegjës”. Kjo na rikujton plagën që është zhvilluar ngjashëm sikurse që është
islamizuar Sanxhaku e që fatkeqësisht sot nga shkalla e islamizimit të lartë
nuk ndihen shqiptar.
Politika
e Turqisë me atë të Serbisë që janë në bashkëdyzim duke qenë si satelite të
Rusisë sidomos dy viteve të fundit në
këto komuna në një ofensivë me projekte antishqiptare atë të kamufluara nën
pretekstin gjoja të investimeve me karakter ekonomik zhvillimor. Realisht
gjithë këto projekte që po bëhen kanë tendenca të rritjes së elementit fetar
islam atë duke ndikuar direkt tek popullata në zbehjen e identitetit të tyre
shqiptare, dhe me një tjetërsim të qartë të paraqitjes përmes identitetit fetar
dhe jo ati kombëtarë. Në këto komuna shqiptare, Serbisë dhe Turqisë si satelite
të Rusisë prej kohësh po investoj mjete të mëdha financiare sidomos përmes
Bashkësisë Islame në Preshevë që në këto komuna të imponohet një riislamizim i
popullatës shqiptare, si dhe përmes disa OJQ lokale si Shoqata Thirrja etj...
që më shumë njohin vlerat materialiste sesa elementin e një shoqërie aktive në
dobi të qytetarëve.
Në
këtë mision antishqiptar gjithsesi fajtore e madhe është edhe politika lokale
shqiptare në këto komuna, duke mos përjashtuar asnjë subjektet politike,
mjafton të shikoni me dhjetëra tubime e fjalime të klasës politike lokale që
proklamojnë dogma orientaliste dhe assesi vlera qytetëruese perëndimore e
autoktone shqiptare, si dhe e mirëpresin interferimet nga jashtë me tendenca
islamiste. Se shkalla e dogmatizmit religjioz është aq e theksuar në klasën
politike sa që edhe në disa ceremoni mortore të figurave të shquara kombëtare
ia mbështjellin funeralet me flamuj arab dhe jo shqiptare, se i dërgojnë
fëmijët e tyre në mësim-besim nëpër xhamia dhe përkrahin këto aktivitete me
mjete financiar kurse për abetaren shqipe e për historinë shqiptare as që bëjnë
hapin e parë që të mësojnë fëmijët shqiptare, se emërojnë me dhjetëra rrugë me
mera imamësh e dogmatikësh që kanë të kaluar edhe në shërbim të titizmit e
pansllavizmit duke i tejkaluar figurat nacionaliste shqiptare që kanë dhënë
jetën në përpjekje për çlirim.
Disa
nga televizionet lokale shpesh here të ndikuar drejtpërdrejt nga ky mentalitet
i riislamizmit të popullatës shfaqin me qindra orë televizive në dobi të këtij
misioni antishqiptar, jo vetëm nga imamët e shitur por fatkeqësisht edhe një
nga një pjesë e intelektualëve që ia japin hapësirën nëpër këto mediume lokale.
Ky
riislamizim paraqet që tek kjo popullatë të mbillet një dogmë fetare më
radikale që në momente të caktuar nga këto fuqi të shfrytëzohet kjo popullatë e
riislamizuar për qëllimet strategjike e gjeopolitike të tyre. Gjithsesi nga
rrethanat politike që po mbretërojnë mes Kosovës dhe Serbisë ky element
religjioz ekstremist këtë hapësirë tokësore mundë në çdo fazë të ardhshme të
shfrytëzoj për destabilizim. Mbrapa këtyre ekstremistëve religjioz qëndron
direkt shteti serb dhe agjenturat ruse. Ky destabilizim do të nënkuptonte që në
rrethanat e politikës rajonale në të ardhme Serbia edhe pse e ka të humbur
Kosovën vazhdimisht do të bëj përpjekje për destabilizimin dhe defaktorizimin e
saj, përmes kësaj popullate të riislamizuar por duke qëndruar në prapaskenë e
që në fakt objektivi do të ishte destabilizimi i Kosovës në njërën anë dhe në
anën tjetër përmes këtyre akteve diverzive popullata shqiptare do të
shpërngulej nga pasiguria si dhe prepotenca e zgjidhjes së problemit të Kosovës
Lindore gjegjësisht Preshevës Bujanocit dhe Medvegjës do ti jepte fund, pasi që
zbehja e shkallës së identitetit shqiptare duke forcuar atë religjioz vetvetiu
gjasat për ndonjë përpjekje serioze për bashkëngjitjen e kësaj pjesë më Kosovën
do të ishin minimale. Se shkalla e influencimit është kaq e lartë mund të
dëshmohet edhe tek një pjesë e ish veteranëve të UÇPMB-së që kanë depërtuar
edhe atë që jetojnë në Kosovë, që kanë pranuar mjete financiare dhe përkrahin
këtë riislamizim në mënyra të ndryshme.
Valon Jashari: * Ma.sc. Historisë, Ish-veteran i UÇPMB-së,
dhe ish-Kryetar i “Lëvizjes së Lirisë”, Lëvizje që vepron në Preshevë, Bujanoc
dhe Medvegjë, si dhe aktivist për të drejtat e shoqërisë shqiptare në Ballkan.