Editorial
Prend Buzhala: Problemi dhe vizioni për ndryshime
E hene, 17.06.2019, 08:17 PM
PROBLEMET DHE VIZIONI PËR NDRYSHIME
(Nga
ligjërimet për të vërtetën)
Nga
Prend BUZHALA
E
mbushur me paradokse, koha jonë shfaq edhe një çudi tjetër kundërthënëse, por
të vërtetë: zhvillimi i përgjithshëm teknologjik, industrial, po sidomos ai i
komunikimeve, medieve elektronike etj, në vend që të na i zgjidhin problemet,
ato vazhdimisht shtohen! Njeriu i gjallë ka probleme. Biznesmeni dhe
filantropisti, W. Clemet Stone, i cili është edhe autor librash, këtë e thotë
në trajtën e një dialogu që të shtyn të reflektosh:
"Kemi
probleme."
"Urime"!
"Por
ato janë të vështira e të rënda"!
"Atëherë
dyfish urime"!
Në
fakt, gjithmonë shoqëria njerëzore është ballafaquar me problematika të
ndryshme, me enigmat e natyrës, me çështje të ndërlikuara personale apo
shoqërore, shkencore apo praktike, filozofike apo ekonomike, politike apo
kulturore, religjioze apo arsimore... e deri te ato kombëtare apo
ndërkombëtare.
Është
e pafund natyra e tyre dhe të pafund janë edhe zgjidhjet.
1.
Sigurisht
që njerëzit e rëndomtë nuk e kanë hallin e zgjidhjes së problemeve të botës.
Kur një komb i tërë sfidohet nga një dukuri, atëherë secili merr guximin ta
thotë fjalën e tij; dhe kur ai komb gjendet në vështirësi qoftë nën një
pushtues, qoftë përballë agresioneve të ndryshme, atëherë ky njeri i thjeshtë
frymëzohet, pajiset me guxim dhe bëhet pjesë e historisë: emra krejt të
thjeshtë dalin nga anonimati i përditshëm dhe bëhen të famshëm në organizim, në
zgjidhjen e çështjeve jetike.
Nga
ana tjetër, jeta shndërrohet në një lojë. Në një lojë tejet të ndërlikuar.
Shpesh të frikshme.
E
ç’duhet të bësh atëherë?
I
vetmi shteg mbetet që të mposhtet frika. Përsëri u dashka guximi për t’u
ballafaquar me sfidën që jeta ta dhuron “si bakshish”. Dhe jo pak njerëz i
krijojnë vetvetes probleme. Ndodh që edhe një shtet a komb i tërë, i krijon
vetes çështje të ndërlikuara e të rrezikshme. Albert Einstein na këshillon: “Ne
nuk mund t'i zgjidhim problemet tona me të njëjtin mendim që i kemi përdorur
kur i krijuam ato.”
Eh,
nga një krijues problemesh, ti detyrohesh të bëhesh një kërkues zgjidhjesh, për
t’i gjetur rrugët që duhet ndjekur.
Njeriu,
kësisoj, e ka për detyrë që të mos e ngarkojë as jetën e vet e as të tjetrit me
urrejtje apo duke i sjellë pengesa të ndryshme. Shkolla e jetës, për këso
çështjesh, do të na ligjërojë: jepni përpjekën tuaj më të mirë! jepni më të
mirën që keni brenda vetes! Dhe ti e sheh: ngjarjet e vështira e rrethanat e
ngatërruara mënjanohen. Ti arrin t’i shmangësh ndërlikimet.
Koha
sjell mundësi të reja. Por koha ngre edhe çështje të reja. Tashmë nga këndi i
ri trajtohet e gjithë e kaluara. Dhe nëse ka një bllokim a ngecje të trajtimit
të problemeve, nëse vazhdimisht shtihen pengesat, atëherë gjithsesi që në
veprim do vënë imagjinatën krijuese: s9i ta zhbllokosh atë gjendje! Shkenca nuk
ka ecuir përpara pa këtë imagjinatë. Edhe shoqëria njerëzore kësisoj i ka zgjidhur
çështjet e tilla: me vënien në veprim të imagjinatës krijuese dhe dijes.
Dikush
i kërkon zgjidhjet në alkoolizëm, tjetri në forcën e armës kundër fqinjit,
vëllait apo të tretit.
Secili
vendim me rëndësi të posaçme(vendim personal a i përgjithshëm, nuk ka rëndësi)
duhet të merret me urti e gjakftohtësi, pa u zemëruar.
Sa
shumë probleme krijojnë keqkuptimet! Por ato mënjanohen me komunikim të
ndërsjellë, me urat e komunikimit. Të mos harrojmë: te personi tjetër,
“problematik”, “i zemëruar”, “cinik” “keqdashës” etj, me të cilin ke
mosmarrëveshje, a më shumë do të ndikonte kthimi me të njëjtën monedhë apo me
zgjidhje kreative të mosmarrëveshjeve, me mirënjohje, apo sikundër thuhet tani:
me energji pozitive!
Dhe
kjo shkollë e jetës na thotë: Mos e kalo ditën aq shumë i preokupuar me
problemet! Aty ku ka një çështje të ndërliqshme, aty ekziston edhe zgjidhja e
që quhet fara e zgjidhjes. Zgjidhjet gjithsesi duhet të jenë konstruktive.
2.
Duket
sikur Kosova po sillet në një rreth vicioz: preokupohet jo vetëm me ambiciet
për të ardhmen, por edhe me ballafaqimet me të kaluarën. Ishte e qartë, bie
fjala, para luftës feja nuk kishte rëndësi në zgjidhjen e çështjes kombëtare,
demonstratave, protestave për liri, preokupimeve për ta tejkaluar situatën e
rëndë apo për ta zhvilluar luftën për liri. Pas luftës çështjet fetare ngrihen
në problem. Ato shndërrohen në një galimatias (në publikime të marra, në fjalë
të paqarta, në marrëzi dhe frikë... në çoroditje masive e hutim total që ua
humb kuptimin edhe koncepteve themelore, siç janë konceptet për lirinë, kombin,
shtetin laik, rendin kushtetues etj etj).
Mosmarrëveshjet
shtohen.
Janë
dhe dy a tri çështje tjera që vetëm sa ndërlikohen: çështja e dialogut me
Serbinë, çështja e kufijve me shtetet përreth, çështja e liberalizimit të
vizave, çështja e njohjeve, çështje e integrimeve evropiane... dhe asnjëri prej
tyre nuk merr zgjidhje!
Harrohet
njeriu ynë!
Harrohet
mirëqenia e tij, e drejta e punës e drejta të ketë një banesë: këto të drejta
jetike, e thonë vetë dokumentet e OKB-së.
Harrohet
rinia që nuk gjen zgjidhje brenda Kosovës për fatin e vet, por ikën jashtë.
Mendja
e kombit arratiset: ajo nuk shfrytëzohet
Kultura,
e cila i afron njerëzit dhe krijon mirëkuptim mes tyre,sikur ngulfatet. Sikur
kjo kohë dëshiron ta ngrejë në kult m,mosmarrëveshjen dhe shtimin e problemeve
të pafund familjare, personale e deri te ato të përgjithshme.
Politika
sikur na thotë: nuk duam marrëveshje mes njerëzve; nuk duam që ju t’i keni të
zgjidhura problemet; nuk duam që ju të keni besim! Duam të ju shohim pa asnjë
shporesë, pa asnjë zgjidhje! Nuk na interesoni fare! Nuk dimë se a ekzistoni
mbi faqe të dheut!
Por
barrierat nuk janë të përgjithmonshme. Megjithatë, njerëzit janë edhe qenie të
marrëveshjes. Paulo Coelho na i sjell përvojat e tij dhe ky është sugjerim
jashtëzakonisht domethënës jo vetëm në rrafshin personal, po edhe të
përgjithshëm: “Kultura i bën njerëzit të kuptojnë njëri-tjetrin më mirë. Dhe
nëse ata e kuptojnë njëri-tjetrin më mirë në shpirtin e tyre, është më lehtë të
kapërcehen barrierat ekonomike dhe politike. Por së pari duhet të kuptojnë se
fqinji i tyre është, në fund të fundit, ashtu si ata, me të njëjtat probleme,
me të njëjtat pyetje.”
Në
zgjidhje marrin pjesë dy palë a më shumë palë.
Ndoshta
na mungon ajo Rrëfyestorja si ajo e kishës: aty ku shkohet për të mos i fshehur
mëkatet e problemet, por për t’u shëruar nga mëkati.
Rregulla
të arta nuk ka. Ka fuqi të vizionit për ndryshime.
(Prend Buzhala, 10 maj
2019)