Kulturë
Albert Habazaj: Akoma s'kam qarë për Babain
E shtune, 15.06.2019, 08:22 AM
Babai
im i shtrenjtë dhe i paharruar, mësuesi Rexhep Sh. Abazi (28 prill 1935 - 13
qershor 2009)
Akoma
s'kam qarë për Babain ...
Albert HABAZAJ
Baladë
për Mësuesin, Këngëtarin dhe Babain tim Rexhep Sh. Abazi
Dhembjen
e kam të nxehtë e të njomë,
Lëmshi
në grykë më bëhet mal,
Mezi
i mbaj lotët, mos bëhen Amazonë,
Me
lotët e paderdhur mund të bëj hidrocentral.
Dhe
pse s'jam fetar, e kam një shenjt,
Shenjti
im është im atë përjetësisht,
Mësuesi,
këngëtari, burri për kuvend,
Autoritet
dhe elegant njëkohësisht.
Fjalën
ia kam flori në gjak, në shpirt,
Ia
kam diell me dritë të ngrohtë në sy,
Ku
ta kap të uruarën, ta ndjej atë dritë?
O
Baba, si duroj unë 10 vjet pa ty?!
Fjalën
tënde e kam udhëzues,
Para
teje s'përfill asnjë hero legjende,
O
shenjt që më ke ikur, i dashur mësues,
O
Baba, për ty s'kam qarë ende...
Vlorë, 13 Qershr 2019