E marte, 19.03.2024, 10:17 AM (GMT)

Mendime

Aurel Dasareti: Shqiptarë, bëni diçka me vetë shkakun e problemit!

E marte, 11.06.2019, 07:30 PM


Shqiptarë, bëni diçka me vetë shkakun e problemit!

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Kur një aventurist çmendarak rrëzohet nga maja e një shkëmbi shumë të lartë, dhe rënies poshtë për në greminë, para se me u përplas me gropën e thellë me anë të thepisura e pyesin “Qysh i ke hallet”, ai përgjigjet: “Deri tani mirë jam, shyqyr”.

***

Për të luftuar krimin, një qeveri mund të miraton ligje, të instalon pajisjet e mbikëqyrjes dhe të përgatit forcat policore. Por, edhe pse këto masa janë deri në një shkallë të efektshme, ato nuk adresojnë shkakun e vërtetë të problemeve - nëse pikërisht vetë miratuesit e ligjeve janë qeveri hajdutësh.

A mendoni se ne shqiptarët mund t'i zgjidhim ato shumë probleme që marrin nga ne mundësitë të përjetojmë mirëqenien, paqen dhe sigurinë dhe që kërcënojnë të ardhmen tonë? Në mënyrë që një zgjidhje të jetë efektive, ajo duhet të kuptojë rrënjën e problemeve, jo vetëm të simptomave.

Për ta ilustruar: Një mik i fëmijërisë sime u sëmur dhe vdiq më vonë. Pse vdiq ai? "Kur u shfaqën simptomat e para, askush nuk po përpiqej të gjejë shkakun themelor,"- shkroi doktori që e trajtoi atë në spital pak para se të vdiste. Duket se ata mjek që e trajtuan atë në fillim, vetëm i dhanë ilaç për të frenuar simptomat.

***

“RamaCullak”është një portret i dashur për shqiptarët tru-shpërlarë, dhe ata ndiejnë trishtim kur një vepër arti merret prej tyre.

Prej kohësh kemi dëgjuar krakëllimat e zymta të Korb Ramë-zezës: “Nuk keni parë gjë akoma.”Dhe, vërtetë me këtë krakëllimë,ky korb që provokon shqiponjën,nuk na paska gënjyer. Tani më, kur gjithë bota shkruan se Shqipërinë e mban peng mafia e korruptuar”, duhet ta përgëzojmë për sinqeritetin kryeministrin e rrejshëm dhe të papërgjegjshëm. Pisllëku i tij kapërcen çdo fantazi, por ama nuk tërhiqet edhe pas shtyrjes (ligjore) së zgjedhjeve së 30 Qershorit. Kjo krijesë e çmendur dhe e rrezikshme për gjithë shqiptarinë (që bashkarish me Hashimin dhe Baton Stanishiqin synon të shes edhe Kosovën),ka vendosur që me çdo kusht ta çoj vendin në një konflikt civil, nëse shqiptarët nuk e ndalojnë me të gjitha mjetet në dispozitë.

Një shtet nuk i përket “politikanëve” apo përfaqësuesve të tjerë të “elitës” - siç mendojnë kalbësirat shqipfolëse. I përket popullit.

***

Psikopatit i pëlqen të jetë në pozita të pushtetit dhe në pozita udhëheqëse, ata duan të kenë ndikim mbi të tjerët. Ata shpesh ngjiten në pozita, pastaj ngacmojnë të tjerët, i shtypin dhe terrorizojnë, e ushqejnë vetë-imazhin e keq që ata vetë kanë kur marrin të tjerët nën pushtetin e tyre.

***

Djemtë me përvojë lufte kanë zbuluar se gjërat kanë pasoja: në një luftë duhet të përleshesh, në një luftë armiku do të krijojë unitet, në një luftë është "ne" kundër "atyre".

Unë e di se i ligu nuk i bën keq të ligut, megjithatë jam kureshtar t`i pyes “zogjtë e korbit”: A e dinë se në fund do të mbeten pa ndihmë dhe pa përkrahjen e “babait”?Dhe, a janë të vetëdijshëm se para së gjithash ata vetë do ta pësojnë për fatkeqësinë që ia kurdisin Shqipërisë? A nuk është më e logjikshme ta braktisin menjëherë shefin e tyre që e ka vendin prapa grilave?

***

Mënyra se si njerëzit veprojnë zakonisht është rezultat i trashëgimisë gjenetike, edukatës familjare, ambientit, qëndrimeve, mendimeve dhe dëshirave.

Si udhëheqës i një plani mafioz të sofistikuar të mashtrimit, krye-mafiozi Rama përdor identitetin e tij të rremë si kryeministër (i paligjshëm), parlamentit të paligjshëm dhe qeverisë së paligjshme, për të shitur shpresat e rreme. Ai u shiti viktimave shpresat e tyre për familjet, karrierën dhe të ardhmen në atdheun e vet.

Banditët mund t`i shkatërrojmë vetëm nëse më përpara e kapim udhëheqësin e tyre.

***

Regjimi i Ramësështë i tmerruar nga opozita e bashkuardhe bashkëkombësit e vetëdijshëm që e duan Shqipërinë. Ai regjim i korruptuar deri në palcë, përpiqet të shfaqet si demokratik,dhe të japë përshtypjen se Shqipëria përfundimisht dëshiron të garantojë të drejtat politike dhe liritë qytetare, ndërsa në të njëjtën kohë goditë (mbyll) çdo kundërshtim që mund të mobilizojë mbështetje të mjaftueshme për të ndryshuar regjimin.

Ministria e Brendshme është një autoritet qendror në këtë represion. Me gazin helmues që e hedhë pa nevojë dhe me shumicë, nuk terrorizon vetëm protestuesit paqësor por edhe të gjithë banorët e pafajshëm të lagjeve të Tiranës ku zhvillohen demonstratat ligjore; helmi masiv depërton brenda banesave ku gjenden gra, fëmijë, pleq, të sëmurë.

Përveç Ministrisë së Brendshme, edhe mediat e regjimit: televizionet, gazetat dhe revistat janë një autoritet qendror në këtë shtypje të qytetarëve.

Regjimi gjithmonë përpiqet të krijojë frikë midis shqiptarëve. Frika shprehet me fjalë të importuara siç janë: "Lëvizni në heshtje përgjatë murit të shtëpisë (ku askush nuk ju vë re)","Kujdesuni për punët tuaja dhe bëni lek", dhe “Njeriu i frikësuar bën sukses”.

Kontrolli i pa kompromis gjithëpërfshirës i regjimit mafioz përfshin gjithashtu Sindikatat dhe Organet Legjislative.Së bashku, kjo është ajo që unë e quaj "Armët e shtypjes masive".

Përmbysja e regjimit aktual, çlirimi i zgjedhjeve nga krimi, vota e lire dhe e ndershme është dëshira e popullit që demonstron.

***

Trupi e ndjen torturën fizike, por poshtërimi lë shenja në dinjitet dhe ato mund të kërkojnë më shumë kohë për t'u shëruar. Ajo bandë kriminelësh që kanë kapur shtetin, përdorin ofendime për t'i shtypur njerëzit poshtë dhe për t'i bërë ata të ndihen të pavlerë.

Shqiptar, mos kërko shpëtimin në ikje jashtë vendit tënd, sepse në tokën e huaj nuk do ta gjesh kurrë gëziminpor vetëm pikëllimin. Lufto për të gjetur mirëqenien në tokën që të lindi. Zgjohu nga indiferenca!

Nëse fle me kokën tënde në furrë dhe këmbët në frigorifer, temperatura mesatare mund të jetë e mirë, por nuk është e rehatshme!



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora